Trupi ka nevojė pėr kalcium pėr t’i mbajtur eshtrat tė fortė. Qumėshti, jogurti, madje edhe akullorja ndihmojnė tė merrni sasi tė mjaftueshme ditore tė kalciumit. Gjatė shtatzėnisė dhe dhėnies gji, trupi juaj ka nevojė pėr mė shumė kalcium pėr fetusin qė rritet dhe foshnjėn e porsalindur. Ka mjaft burime tė tjera tė shijshme tė kalciumit, tė cilat mund t’i pėrdorni pėr tė pasuruar konsumin e kalciumit.



Ruajtja e eshtrave
Reklamat mund t’ju bindin qė eshtrat e forta janė problem kozmetik, siē janė muskujt e fortė dhe dhėmbėt e bardhė. Megjithatė, osteoporoza ėshtė sėmundje serioze dhe vdekjeprurėse.
Osteoporoza, apo zvogėlimi patologjik i dendėsisė sė eshtrave, ndikon nė mė shumė se shtatė milionė amerikanė, ndėr tė cilėt shumica janė femra. Shtatėmbėdhjetė milionė amerikan vuajnė nga forma e butė e sėmundjes e cila quhet osteopenia. Gjendja nuk ėshtė asgjė mė mirė as te ne.
Mungesa e kalciumit pėr njė kohė tė gjatė mund tė sjellė deri te pėrkeqėsimi i strukturės sė eshtrave, derisa eshtrat janė aq tė brishta sa qė lehtė mund tė thyhen. Nė tė vėrtetė, te osteoporoza e avancuar, eshtrat nė boshtin kurrizor, apo thėnė mė mirė unazat, mund tė shkaktojnė kėrrusje karakteristike tė shpinės.
Mungesa e dendėsisė sė eshtrave nėnkupton qė madje edhe traumat mė tė vogla mund tė nxisin fraktura, ndėrsa rrėzimi mund tė shkaktojė lėndime serioze, siē ėshtė thyerja e ijėve. Njerėzit tė cilėt vuajnė nga osteoporoza me kohė mund tė mbesin tė lidhur pėr shtrati, si rezultat i lėndimit tė tyre, por mund tė zhvillohen edhe komplikime tė tjera serioze, madje edhe vdekja.
Studimet kanė treguar se ushqimi i pasur me kalcium mund tė parandalojė humbjen e masės eshtėrore dhe tė mbrojė nga zhvillmi i osteoporozės.

Fortėsia e eshtrave gjatė kohės sė shtatzėnisė
Gjatė shtatzėnisė ndryshon niveli i hormoneve dhe fetusi, i cili ėshtė duke u zhvilluar mund tė tėrheqė kalcium, prandaj niveli i pėrgjithshėm i kalciumit nė gjak ėshtė i ulėt. Ajo rėnie nuk ndikon nė fortėsinė e eshtrave. Disa ndryshime hormonale e kompensojnė kėtė rėnie tė kalciumit ashtu qė trupi tė ketė kalcium tė mjaftueshėm pėr eshtrat tuaja dhe fetusin qė ėshtė duke u zhvilluar. Nė tė vėrtetė, trupi juaj ndėrton eshtrat gati dyfish mė shpejt sesa kur nuk jeni shtatzėnė.
Kjo ėshtė arsye pse ėshtė kaq e rėndėsishme marrja e sasisė adekuate tė kalciumit. National Institutes of Health rekomandon sė paku 1.200 miligramė nė ditė. Vitamina tipike pėr gratė shtatzėna ka rreth 200 miligramė. Marrja e shtesės sė karbonatit tė kalciumit jep rreth 600 mg nė tri tableta qė pėrtypen. Madje edhe me shtesė tė mirė, ende ėshtė e nevojshme tė merret kalciumi nga ushqimi.

Kalciumi dhe dhėnia gji
Gjatė dhėnies sė qumėshtit me gji, bie niveli i estrogjenit mu sikurse edhe pas menopauzės. Kjo ėshtė arsyeja pse ka mė pak mundėsi pėr tė mbetur shtatzėnė derisa ushqeni foshnjėn me gji. Pėr shkak tė kėtij niveli tė ulėt tė estrogjenit edhe pėr shkak se bebja merr kalcium, nivelet e kalciumit ulen shumė poshtė.
Gjatė dhėnies gji eshtrat fillojnė tė humbin fuqinė e tyre. Shumica e femrave humbin mes 3 deri 5 pėr qind tė masės eshtėrore gjatė 10 deri 18 javėve tė para tė dhėnies gji.
Ushqimi i pasur me kalcium ėshtė kyē gjatė dhėnies gji. Rekomandohet vazhdimi i marrjes sė vitaminave pėr femrat shtatzėnė dhe kalciumit gjatė ushqyerjes me gji. Akoma nevojiten tė paktėn 1.200 miligramė kalcium nė ditė.

Sa kalcium nevojitet?
Femrat nė moshėn 25 – 50-vjeēare dhe ato nė moshėn 51 – 65-vjeēare, tė cilat marrin terapinė zėvendėsuese hormonale duhen tė marrin 1.000 miligramė kalcium nė ditė.
Pėr femrat nė moshėn prej 11 deri 24-vjeēare, rekomandohen 1.200 deri 1.500 miligramė nė ditė. Femrat tė cilat janė nė moshė mbi 51-vjeēare dhe nuk marrin trajtimin zėvendėsues hormonal duhen ta ruajnė dendėsinė eshtėrore me marrjen e 1.500 miligramėve kalcium ēdo ditė. Me vite, trupi absorbon kalciumin nė mėnyrė mė pak efikase, kėshtu qė duhet tė hamė mė shumė pėr tė marrė sasinė e njėjtė tė kalciumit.

Shtimi i ushqimit tė pasur me kalcium
Produktet e qumėshtit janė tė pasura me kalcium, por edhe me yndyra, prandaj treten vėshtirė. Shumė njerėz nuk kanė tolerancė ndaj laktozės, ēka do tė thotė qė nuk janė nė gjendje t’i tretin sheqernat e qumėshtit. Intoleranca ndaj laktozės mund tė shkaktojė fryrje tė pakėndshme tė barkut, gazra, madje edhe diarre. Pra, produktet e qumėshtit nuk janė burim i dėshirueshėm i kalciumit pėr shumicėn e njerėzve.
Ndoshta do t’ju befasojė fakti se sa shumė ushqime tė tjera tė shėndetshme janė tė pasura me kalcium. Perimet me gjethe, siē janė lakra kineze dhe lakra e gjelbėr, janė burim i shkėlqyeshėm i kalciumit. Salmoni ėshtė po ashtu burim i mirė i kalciumit.
Trupi mė sė miri e absorbon kalciumin gjatė shujtave mirė tė balancuara, ku po ashtu pėrdor vitaminat dhe mineralet e tjera. Hulumtimet kanė treguar se kalciumi absorbohet nė doza tė vogla.
Shtesat e kalciumit janė edhe njė mėnyrė tjetėr pėr tė pėrmbushur nevojat tuaja pėr kalcium, veēanėrisht gjatė shtatzėnisė dhe dhėnies gji, edhe pse shtesat duhet t’i merrni me ushqim pėr t’u rritur absorbimi. Nėse zgjidhni shtesa, merrni ato me karbonat tė kalciumit, citrat tė kalciumit dhe laktat tė kalciumit. Shmangni shtesat e pėrbėra nga mielli i eshtrave tė bluara qė mund tė pėrmbajė plumb.
Keni parasysh qė trupi juaj ka nevojė pėr vitaminė D pėr ta absorbuar kalciumin. Kėshtu qė dielli i mjaftueshėm (i cili i ndihmon trupit tuaj ta aktivizojė vitaminėn D) dhe qumėshti i pasur me vitaminė D janė po ashtu tė rėndėsishėm pėr absorbimin e kalciumit tė mjaftueshėm.
Kalciumi ėshtė i rėndėsishėm gjatė kohės sė shtatzėnisė dhe dhėnies gji. Por, kalciumi duhet tė jetė pjesa qendrore e ushqimit ēdo ditė pėr shkak tė dobive tė veta shėndetėsore afatgjate. Duke marrė kalcium tė mjaftueshėm, si pjesė e ushqimit tė balancuar mirė dhe ushtrimet e rregullta janė mė e mira ēka mund tė bėni pėr zvogėlimin e rrezikut nga osteoporoza, sėmundjet e zemrės, kolesteroli i lartė dhe depresioni.

Eshtra tė fortė gjatė shtatzėnisė dhe gjatė dhėnies gji
Ushqimi i balancuar, i cili pėrfshin produkte qumėshti dhe perime me gjethe, garanton dozė tė shėndetshme tė kalciumit ēdo ditė. Multivitaminat dhe shtesat pėr gratė shtatzėna duhen tė sigurojnė hekur, acid folik, kalcium dhe vitaminė D.
Ushtrimet, siē janė: vrapimi, aerobiku dhe ngjitja nė male nė tė cilat duhet tė mbani peshėn tuaj (pėr ndryshim nga vozitja e biēikletės dhe notimi) do tė ndihmojnė nė ndėrtimin e eshtrave tė forta. Kėto aktivitete po ashtu pėrmirėsojnė mbajtjen dhe mund tė ndihmojnė nė zvogėlimin e komplikimeve gjatė lindjes dhe tė pėrshpejtojnė lindjen.
Filloni herėt. Herėt, shumė mė herėt sesa kur jeni shtatzėnė nėse pėrfshini gjėra ushqimore tė pasura me kalcium nė ushqim, eshtrat tuaja do tė jenė mė tė forta dhe do tė keni rezerva mė tė mėdha tė kalciumit, tė cilat do jenė tė dobishme pėr fetusin dhe pėr tė porsalindurin.



Rekomandohet te hani kėto ushqime:

- kos
- sardele (konservė)
- qumėsht
- lėng portokalli, tė pasur me kalcium
- lakėr tė gjelbėr
- peshk salmon
- tofu
- djath parmixhian
- lulelakėr
- panxhar
- lakėr

Per nje diet sa me efikase, keshillohet nje konsultim me mjekun/gjinekologun/dietologun!