Moti tepėr i ftohtė me temperatura nėn zero do tė mbizotėrojė nė vend gjatė gjithė javės, kurse nė Tiranė, bora e parė pėr kėtė stinė dimri do tė trokasė tė mėrkurėn pasdite. Parashikimi i motit nė BalkanWeb bėn tė ditur se, ditėt qė vijojnė do tė jenė ekstremisht tė ftohta nė mbarė vendin, nuk pritet asnje permiresim, por duke nisur nga e mėrkura dhe deri nė fund tė javės temperaturat do tė bien ndjeshėm.
Nė tė dhėnat mė tė fundit qė disponon Shėrbimi Meteroligjik Ushtarak konstatohet njė pėrkeqėsim i kushteve tė motit, i cili nė orėt e pasdites do pasohet edhe me reshje bore nė tė gjithė territorin e vendit.
Temperaturat do pėsojnė njė zbritje tė ndjeshme deri nė 3 gradė mė poshtė se dita e sotme, pėr tė shėnuar vlerėn mė tė ulėt nė Peshkopi me -16 gradė celcius, nė Kukės me -12 gradė, nė Korcė me -10 gradė dhe nė Tiranė me -1 gradė celcius.
Reshjet e borės sipas sinoptikanes Mimoza Demiri nga Shėrbimi Meterologjik Ushtarak do tė vijojnė pėrgjatė pasdites dhe natės sė nesėrme deri nė mesditen e datės 2 shkurt.
Sipas tė njėjtit burim nė datėn 3 shkurt pritet njė rritje e lehtė e temperaturave, kurse kushtet e motit pėrgjatė kėsaj periudhė do vazhdojnė tė jenė tė paqėndrueshme me reshje shiu dhe borė. Nė datėn 8 shkurt sinoptikanėt parashikojnė njė tjetėr pėrkeqėsim tė ndjeshėm tė motit, madje me vlera temperaturash shumė mė tė ulėta se sa ato qė priten ditėn e nesėrme.
EVROPE
U duk se dimri kėtė vit ishte mė i butė se zakonisht, por nuk ndodhi kėshtu. Ulja e menjėhershme e temperaturave i ka gjetur shumė njerėz tė papėrgatitur.
Dhjetėra persona kanė humbur jetėn nga tė ftohtėt nė Evropėn Qendrore dhe Lindore. Tridhjetė persona raportohet tė kenė vdekur nė Ukrainė, vetėm nė pesė ditėt e kaluara.
Policia nė Poloni ka bėrė tė ditur pėr pesė viktima tė reja tė martėn - duke ēuar nė 27 numrin total tė tė vdekurve gjatė janarit - pasi temperaturat gjatė natės kanė arritur nė -30 gradė Celsius.
Dy njerėz kanė ngrirė nė Rumani, tre nė Serbi dhe njė nė Bullgari.
Tetėmbėdhjetė qytete bullgare, pėrfshirė dhe kryeqytetin Sofje, kanė regjistruar 31 janarin mė tė ftohtė, krahasuar me 100 vjet mė parė. Temperatura sot ka shėnuar -29 gradė celsius.
gazeta shqiptare