Historia shekullore e dashurisė dhe urrejtjes midis vjehrrės dhe nuses ishte tema “pikante” e emisionit tė “Pasdites” sė ditės sė mėrkurė.

Pėr tė diskutuar pėr kėtė fenomen, psikologu Edmond Dragoti, aktivistja pėr tė drejtat e grave, Iris Luarasi dhe balerina e “TOB”-it, Enada Hoxha, debatuan midis tyre pėr aspektet e ndryshme tė kėtij raporti.

Edmond Dragoti, psikolog, shpjegoi se: “Tradicionalisht, raporti kryesor me vjehrėn ėshtė me nuset, sepse ėshtė nusja ajo qė shkon pėrgjithėsisht tek shtėpia e djalit. Breznitė kanė bashkėjetuar historikisht nė shoqėrinė shqiptare dhe vetėm sė fundmi breznitė kanė filluar tė ndahen tė dhe jetojnė tė veēuar. Vjehrrė-dhėndėr janė marrėdhėnie tė rralla. Duke qenė se djali ėshtė dominant nė raport, e ėma e tij kėrkon tė ruajė dominancėn, ndėrsa e ėma e vajzės kėrkon mė shumė pranimin e vajzės nė familjen e burrit”.

Nga ana e saj, Luarasi dėshmoi se ka shumė raste qė marrėdhėnia midis nėnės sė djalit dhe bashkėshortes sė tij ėshtė problematike, aq sa degjeneron nė dhunė fizike ose psikologjike.

“Nė qėndrėn tonė, ka shumė raste tė keqtrajtimit vjehrrė-nuse. Me statistika, tė cilat i konsultova edhe njė herė pėrpara emisionit, shumica janė raste tė dhunės sė burrit ndaj gruas, por ka edhe raste kur nė tė ėshtė e pėrfshirė vjehrra. Megjithatė, duhet parė dhe kur vjehrra ėshtė faktor nė prishjen e raporteve mes ēiftit, nė atė qė ėshtė njė dhunė psikologjike apo kur nusja dhunon ajo vjehrrėn. Rastet mė tė kėqija, gjithsesi, janė ato kur vjehrrat janė pėrzėnė prej nuseve tė tyre dhe janė lėnė pas asnjė mbėshtetje. Bėhet fjalė pėr gra tė moshuara, qė pėrgjithėsisht nuk kanė asnjė derė se ku tė trokasin”,

Duke u rikthyer tek faktorėt qė shkaktojnė konfliktin midis dy grave mė tė rėndėsishme nė jetėn e njė burri, Dragoti dėshmoi edhe disa arsye psikologjike pėrse ndodh ky diferencim.

“Nėna, e cila ka lindur djalin, e ka rritur, pėrkėdhelur, ndėrruar, ushqyer e shumė mė tepėr, ėshtė bėrė natyrshėm pjesė e hapėsirės sė tij personale. Ēdo njeri ka hapėsirat e tij, personale, publike apo shoqėrore dhe nusja ėshtė pikėrisht personi qė cėnon sferėn personale, atė ku mė pėrpara ndodhet vetėm nėna. Si rrjedhojė, cėnohet roli i saj ndaj djalit dhe xhelozia apo konflikti ėshtė i natyshėm dhe i shpjegueshėm psikologjikisht”.

Tė pyetura pėr marrėdhėniet e tyre personale me vjehrrat pėrkatėse, Iris Luarasi dhe Enada Hoxha dėshmuan marrėdhėnie tė shkėlqyera, tė cilat nė rastin e tyre janė diktuar nga kalimi i natyrshėm i raporteve me partnerėt nga shokė, me familjet e tė cilėve njiheshin prej kohėsh, nė njerėz tė jetės sė tyre.

Nė debat, pasi u pėrball me opinionin e disa vjehrrave tė intervistuara qė parapėlqenin tė jetonin jo nė tė njėjtė banesė me djalin dhe familjen e tij, Luarasi theksoi se: “Ndėrsa nė shumė raste kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė, duhen konsideruar gjithmonė faktorėt socialė. Pėr mendimin tim, secila zgjidhje ėshtė e pranueshme. Sidoqoftė, kur vjen njė moshė e thyer nė tė cilėn nėna e njėrit prej fėmijėve nuk mund tė kujdeset mė pėr vehten, ėshtė detyrė e ēiftit qė tė mbajnė pranė vjehrrin ose vjehrrėn e tyre pėrkatėse”.