Receta Gatimi

Bie nga tarraca e pallatit, vdes 32-vjeēarja


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Bie nga tarraca e pallatit, vdes 32-vjeēarja

    Majlinda Ponde, nėnė e dy fėmijėve, humbi jetėn pasi ra nga pallati 5-katėsh ku banonte

    Gruaja kishte humbur ēelėsat dhe ra teksa tentonte tė hynte nė ballkon nga tarraca. Babai: S'e ndihmova dot

    GJIROKASTĖR-Tentativa pėr tė hyrė nė shtėpi, duke u kacavjerrė pėrmes tarracės i ka kushtuar jetėn njė 32-vjeēarjeje nga Gjirokastra. Ngjarja e rėndė ndodhi pasditen e djeshme nė qytetin e gurtė, ndėrkohė qė viktima e aventurės sė rrezikshme ėshtė Majlinda Ponde. Pas marrjes sė dėshmive nga familjaret dhe tė dėshmitarėve qė kanė parė skenėn e tmerrshme, grupi i ekspertėve qė punon pėr kėtė ngjarja ka arritur nė pėrfundimin se vdekja ka qenė aksidentale.

    Gruaja, nėnė e dy fėmijėve, ėshtė kthyer nga puna pėr nė banesėn e saj, nė lagjen "Puntore" tė Gjirokastrės. Sipas dėshmitarėve qė janė gjendur krejt rastėsisht nė vendin e ngjarjes ora shėnonte 16.35 minuta, kur gruaja ėshtė shfaqur nė tarracėn e pallatit ku banonte. Majlinda, sipas fqinjėve, banonte nė katin e pestė tė pallatit 5-katėsh dhe ishte nėnė e dy fėmijėve. Gruaja, mėsohet se kishte humbur ēelėsat e shtėpisė dhe pėr kėtė ėshtė kujtuar kur ka mbėrritur nė afėrsi tė hyrjes. Duke mos menduar tjetėr zgjidhje mė tė shpejtė pėr tė hyrė nė apartament, nuk e ka bėrė tė gjatė dhe i ėshtė ngjitur tarracės. Njė gjetje mė shumė se e guximshme, por duket se gruaja ka menduar t'ia hedhė fare lehtė. Me sy tė lirė, e ka menduar tė arritshme, qė tė hynte nė ballkonin e apartamentit, duke pėrdorur tarracėn. Kėshtu, pasi ėshtė ngjitur nė tarracė, sipėr katit tė pestė ėshtė munduar tė zvarritet poshtė, pėr tė hyrė nė ballkon. Pėr fatin e saj tė keq, gjėrat nuk shkuan si i kishte menduar. Ka qenė njė moment, kur ėshtė gjetur gati nė rėnie dhe ka kėrkuar ndihmė. Pėr disa ēaste ėshtė mbajtur nė kabllot qė gjendeshin nė kėtė anė tė tarracės, por kjo nuk ka zgjatur shumė. Pesha e trupit e ka tėrhequr poshtė, ndėrkohė qė duart nuk po mundnin ta mbanin tė varur. Gjithēka ka ndodhur sa hap e mbyll sytė dhe 32-vjeēarja nuk ka mundur dot tė presė tė tjerėt qė t'i vinin nė ndihmė dhe kėshtu ka pėrfunduar poshtė nga njė lartėsi e konsiderueshme. Dėshmitarėt kanė pėrjetuar momente tmerri kur kanė parė gruan tė binte poshtė dhe kanė konstatuar se fill pas rėnies ajo nuk kishte mė shenja jete.

    Dėshmitar i ngjarjes sė rėndė ka qenė babai i 32-vjeēares si dhe shumė fqinjė tė gruas. Sipas burimeve zyrtare tė policisė dhe dėshmisė qė babai i Pondes dha pėr policinė, vajza e tij nuk ka pasur asnjė arsye qė t'i jepte fund jetės. Ai ka treguar se ishte menjėherė pas saj dhe ka parė me sytė e tij gjithēka, pasi ishte duke i shkuar sė bijės pėr vizitė. Madje ka tentuar t'i vijė nė ndihmė, por ka qenė e pamundur pasi situata rrodhi shumė shpejt. Tė njėjtėn gjė kanė dėshmuar edhe tė njohurit e gruas sė re, qė la jetimė dy fėmijė. E njoftuar pėr ngjarjen, policia dhe grupi i ekspertėve mbėrriti me shpejtėsi nė lagjen "Puntore" dhe nisi hetimet si dhe bėri ekspertizėn e rastit. "Nga veprimet e para hetimore si dhe nga dėshmitė e marra nė vendngjarje nga babai i saj, i cili po shkonte tek e bija dhe e ka parė tė gjithė ngjarjen si dhe tė komshinjve qė e kanė parė kėtė ngjarje, rezulton se vdekja ėshtė aksidentale",- ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i policisė, Gentian Mullai. Sipas tij, i ati i vajzės ėshtė pėrpjetur t'i japė ndihmė, nė momentin qė ajo rrėshqiti dhe mundi tė mbahej pėr disa sekonda nė njė kabėll tė tarracės, por s'ka mundur dot ta shpėtojė, pasi e ndjera nuk rezistoi dot dhe ra. "Kjo shtetase kishte humbur ēelėsin e shtėpisė dhe ėshtė pėrpjekur tė zbresė nga tarraca, pasi shtėpinė e ka nė katin e fundit. Nuk ka mundur dot pasi ka rrėshqitur dhe pėr pasojė ka rėnė nė oborrin e kėtij pallati, duke humbur jetėn menjėherė", - sqaroi ai. Trupi i pajetė ėshtė pėrcjellė menjėherė drejt morgut.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Bie nga tarraca e pallatit, vdes 32-vjeēarja

    sa gjynaf

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Bie nga tarraca e pallatit, vdes 32-vjeēarja

    po edhe mua łe vjen shume keq

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-05-2013, 04:52 PM
  2. Donte tė ishte e bukur, vdes nė operacion 24-vjecarja
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 04:06 PM
  3. 22-vjecarja hidhet nga tarraca me femijen 2 vjec
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2010, 10:06 AM
  4. Vdes nė burg i dėnuari
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2009, 06:12 PM