Si ka lindur fjala bikini dhe pse themi bluetooth


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Wink Si ka lindur fjala bikini dhe pse themi bluetooth

    Receta Gatimi


    A dėshironi tė dini si ka lindur fjala bikini, dhe pse themi bluetooth? Libri i ri “Harvey Wallbangers And Tam O'Shanters" i Martin Hannan zbulon historitė nga tė cilat kanė rezultuar fjalėt dhe frazat e pėrditshme. Tabloidi britanik “The Sun” ka ndarė disa prej tyre.

    Hooker (prostituta): Fjala rrjedh nga zona Corlears Hook nė Manhattan (New York) ku kanė punuar prostitutat.

    Bikini: Kostumi dypjesėsh pėr larje e ka marrė emrin sipas atolit tė Paqėsorit, Bikini, nė ishujt e Marshallit, i cili ka qenė vendi nė tė cilin janė kryer 23 teste tė armėve nukleare nė mes viteve 1946 dhe 1958. Kostumi pėr larje ėshtė prezantuar nė revynė e modės katėr ditė pasi qė amerikanėt kanė testuar bombėn atomike.

    Shovinist: Tani pėrdoret rėndom pėr tė pėrshkruar dikė qė ka prirje seksiste, ndėrsa fillimisht ka paraqitur dikė qė ka disponim tė tepėrt patriotik, pasi qė Nicolas Chauvin, ushtari i ushtrisė franceze tė Napoleon Bonapartes, ishte i njohur pėr besnikėrinė e vet tė verbėr pėr shtetin e tij.

    Amerika: Kontinenti ka marrė emrin sipas Amerigo Vespuccit, eksploruesit italian nga shekulli XV, i cili ka dėshmuar qė kontinenti ėshtė shumė mė i madh se sa ėshtė menduar nė fillim dhe qė nuk ėshtė Azia, siē ka besuar Kolumbo.

    Mont Everesti: Mali mė i lartė nė botė e ka marrė emrin nė vitin 1865 sipas topografit kryesor britanik nė Indi, George Everest, i cili ka luajtur rol thelbėsor nė vizatimin e parė tė saktė gjeografik tė Indisė nė hartėn gjeografike.

    Bajoneta: Thika nė fund tė pushkės emrin e ka marrė sipas qytetit francez Bayonne, ku janė bėrė thikat e para tė gjata.

    Bluetooth: Mbreti danez Harald Bluetooth ka qenė pėrgjegjės pėr pėrhapjen e krishterimit nė tėrė Skandinavinė nė shekullin X. Kur prodhuesi suedez i telefonave mobilė, Ericsson ka dashur tė zgjidhte njė emėr i cili do tė simbolizonte komunikim tė mirė, u kanė hedhur njė sy shėnimeve historike dhe kanė zgjedhur njė emėr nga nėnqielli i tyre.

    Neandertal: Paranjeriu i shpellės e ka marrė emrin sipas fushės Neander nė Gjermani, ku janė gjetur tė gjitha mbetjet e kėtyre njerėzve tė hershėm nė vitin 1856.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Atlantis
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Postime
    299
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Gjėra shumė tė vlefshme iceman!(edhe pse disa prej tyre i kam ditur)Falemnderit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mirmbrema i themi njeri-tjetrit..
    Nga erinda nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 491
    Postimi i Fundit: 04-12-2014, 11:47 PM
  2. Arsyet pse duhet ti themi PO marteses
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 09:22 PM
  3. 5 gjera qe nuk duhet t'ia themi nje mashkulli!
    Nga erinda nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-02-2012, 09:42 PM
  4. Vajza e lindur mė 9.9.2009 ka motėr tė lindur mė 8.8.2008
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 04:15 PM
  5. Fjala "Ēi"
    Nga ReniX nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 03:06 PM