Facebook nxjerr nė shitje pėrdoruesit
Lajmėrimi se Facebook, rrjeti mė i madh shoqėror, ėshtė duke planifikuar tė shesė pesė miliardė aksione nė bursė, duke vlerėsuar kompaninė nė total nė 100 miliardė dollarė, ka krijuar shumė spekulime pėr milionerėt e miliarderėt e rinj qė do tė krijohen.
Por, janė tė paktė ata qė kanė pyetur se ēfarė ka nxjerrė realisht Facebook nė shitje. Pėrgjigja? Klientėt e tij, secilin prej 845 milionė personave qė kanė njė llogari nė kėtė rrjet shoqėror.
Facebook, qė prej themelimit ėshtė bazuar nė dy lajmotive. E para, ajo e bashkimit tė njerėzve kudo ndodhen dhe e dyta, premtimi se hyrja nė kėtė rrjet do tė mbetet gjithmonė pa para.
Megjithatė, pėrderisa rrjeti nuk kėrkon para nga klientėt e tij, kjo do tė thotė se ata nė tė vėrtetė janė produkti qė kompania shet. Vlera e Facebook pėrllogaritet nė bazė tė numrit tė personave qė e pėrdorin.
Me njė ushtri prej mė shumė se 800 milionė personash, gjysma e tė cilave e pėrdorin Facebook nė mėnyrė tė pėrditshme, rrjeti ėshtė shndėrruar nė mediumin e ėndėrruar pėr tė gjithė kompanitė e mėdha qė duan tė reklamojnė.
Nė fakt, nėpėrmjet disa kodeve tė sofistikuara, sa herė qė kėrkon diēka nė FB ose duke u bazuar tek preferencat e like qė ēdokush realizon, pėrllogariten interesat e secilit dhe kėshtu pėrzgjidhen reklamat qė personit do ti interesonin.
Duke u kuotuar nė bursė, ekspertėt parashikojnė qė Facebook tė bėhet shumė mė komercial nga sa ėshtė, duke nxjerrė pėrfitime edhe mė kolosale prej pėrdoruesve tė tij, tė cilėt janė malli i vėrtetė qė do tė nxirret nė bursė.