Njė studim i ri i lėshuar gjatė tė premtes gjeti qė pėrdoruesi mesatar i rrjetit mė tė madh online nė botė merr mė shumė se sa qė jep. Kjo nėnkupton qė mė tepėr porosi, mė tepėr pėlqime dhe mė tepėr komente dhe mė tepėr poke.
Prapa gjithė kėsaj qėndron njė grup relativisht i vogėl i pėrdoruesve tė fuqishėm tė cilėt bėjnė mė shumė se sa vetėm etiketime, pėlqime dhe ngarkime. Raporti nga Qendra Hulumtuese e Internetit Pew dhe Projekti pėr Jetėn Amerikane vjen dy ditė pasi qė Facebook paraqiti aksionet publike prej 5 milionė dollarve qė eventualisht do ta bėnin ndėrmarrjen tė ēmueshme prej 100 miliardė dollarėve.
Ēelėsi pėr kėtė vlerėsim kaq tė lartė do tė jetė mundėsia e rrjetit Facebook pėr ti bindur reklamuesit qė ata mund tė bėjnė para nga miliarda lidhje dhe ndėrlidhje nė tė cilat marrin pjesė njerėzit nė faqen e vet dhe pėrtej kėsaj faqeje. Megjithėse gjetjet e bėra nga Pew nuk e adresojnė anėn komerciale tė veprimtarive tė njerėzve, ata shpėrndajnė dritė tė rėndėsishme nė atė se si njerėzit e pėrdorin faqen dhe ēfarė marrin nga ajo.
Studimi ėshtė si produkt i analizave tė bėra nga Pew tė aktiviteteve tė bėra nė nėntorin e vitit 2010. Studimi u bė kur 269 pėrdorues i dhanė leje kėsaj qendre hulumtuese leje pėr ti pėrdorur tė dhėnat e tyre si mostėr eksperimentuese.