Receta Gatimi

Vritet shqiptarja me shume identitete


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Vritet shqiptarja me shume identitete

    BOLONJE - E shtrire ne krevat, gjysme e zhveshur dhe ne nje liqen gjaku. Kjo eshte skena me te cilen jane perballur policia dhe ambulanca, naten duke gdhire dita e djeshme ne Bolonja. Zbulimi erdhi pak minuta pasi nje telefonate anonime lajmeroi policine per nje “vajze, e cila nuk ndihej mire”, por qe ne fakt eshte gjetur e vrare. Shqiptarja, 30 vjece, identiteti i se ciles nuk eshte bere i ditur, pasi, sipas policise italiane, ka nje “tufe” emrash te ndryshem, eshte gjetur e vdekur ne apartamentin ku jetonte ne qytetin e Bolonjes. Gjithcka ka ardhur pas nje telefonate nga nje burre, qe, sipas hetuesve eshte shqiptar, ka njoftuar urgjencen dhe policine. Banesa, ne te cilen eshte gjetur vajza shqiptare, ndodhet ne katin e katert, apartamenti 8/ D, ne nje pallat ne rrugen “Kol di Lana”, ne afersi te Vitorio Veneto, ne zonen Safi.

    E vdekur prej 12 deri ne 24 ore, vajza kishte nje plage ne anen e majte te kraharorit. Policia dhe ekspertet kane punuar shume per te zbardhur kete ngjarje, por nuk kane mundur. Pas kontrolleve te bera nga uniformat blu, vajza eshte nje e njohur e vjeter e tyre, pasi kishte ardhur ne Itali qe ne vitin 1996, me shume pseudonime dhe emra false. Ajo kishte disa precedente dhe ne fushen e droges. Gjithcka ka nisur mbremjen e se shtunes, kur nje telefonate ka mberritur ne urgjence nga nje burre, me shume mundesi shqiptar, qe ka thene se, “eshte nje grua, e cila eshte keq, ka nevoje per ndihme”, e me pas ka dhene dhe adresen. Por urgjenca nuk ka gjetur gje. Nje dite me vone, po nje burre, qe mund te jete i njejti, ka marre ne telefon, duke thene te njejten gje, “nje grua ka nevoje per ndihme”, ka dhene adresen pa specifikuar garazhin e shtepise, por duke folur pergjithesisht per zonen. Pak ore me pas, ambulanca ka zbuluar gjithcka. Ne nje magazine-garazh, qe ishte pershtatur per te jetuar, eshte gjetur e pajete shqiptarja.

    Vajza ishte e shtrire ne shtrat, dhe kishte veshur vetem nje bluze te kuqe. Ne kraharor kishte nje plage te thelle. Dhe shume gjak. Por asnje shenje per ndonje zenke. Celulari ne krah te viktimes, i ndezur. Gjithcka ishte ne vendin e vet sipas eksperteve, duke shtuar qe nuk ka asnje lloj shenje per hyrje me force apo zenke. Mjeku ligjor, Mateo Turdini, pas ekspertizes nuk ka mundur te thote gje per shkakun. “Do te jete autopsia, ajo qe do te zbuloje shkakun e vdekjes”, ka thene ai. Policia ka bere kontrolle te shumta ne banese dhe ne te gjithe zonen dhe e vetmja gje qe ka bere pershtypje ka qene nje bidon, pak metra larg shtepise-magazine, ku jetonte 30-vjecarja shqiptare.

    “Mund te jete nje vrasje”, ka thene mjeku ligjor, Mateo Turdini, “pasi ka nje plage arme ne ane te majte te kraharorit, por duhet verifikuar nese ka qene vdekjeprurese”. Por ne vendin e ngjarjes asnje arme nuk eshte gjetur, duke shtuar dhe me shume dyshimet e policise. Agjentet e Patrulles se Levizshme dhe ato te Policise Shkencore jane vene ne kerkim te provave, por s’kane gjetur gje, deri mbremjen e djeshme. Policia ka hedhur pisten se plaget mund te jene bere nga vajza dhe gjate marrjes se droges. Por kjo eshte nje hipoteze, e cila nuk eshte vertetuar.

    “Une vete kishte shkuar ne ate garazh, dy jave me pare”, ka treguar per policine nje nga banoret e pallatit, ku ndodhet dhe magazina-shtepi. “Me thirri personi qe e kishte marre me qira dhe shkova”, ka thene ai, pa dhene emer. “Ishte nje vajze ne krevat dhe ai (qiraxhiu) i thoshte, je nje kokemushke, ke plage ne kembe qe nuk do te te leje te ecesh, dhe nuk vendos te shkosh te mjeku. Vajzen e shikoja ndonjehere, por kohet e fundi nuk dilte”, ka deklaruar per policine nje nga banoret e pallatit, ku eshte gjetur viktima. Fqinjet e tjere tregojne se ka pasur shume levizje ne ate garazh.

    Menjehere sapo eshte gjetur viktima, vajza 30-vjecare, nga Shqiperia, policia ka nisur hetimet ne lidhje me shkaqet e vdekjes. Disa flasim per shperndarje droge e disa per prostitucion, por do te jete policia, e cila ka ngritur nje grup te posacem hetimor, per zbardhjen e shkaqeve te vdekjes se vajzes, emrin e saj (te vertetin). Policia, gjithashtu, ka izoluar dhe dy kabinat telefonike qe ndodheshin ne afersi te garazhit-banese, pasi, sipas tyre, nga aty jane bere telefonatat ne numrin 118 te urgjences. Por kush ka qene personi qe ka telefonuar? Policia eshte duke vazhduar hetimet.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Vritet shqiptarja me shume identitete

    shqiptaria e ka emrin sonia, ose sonila sic i themi ne ne shqip,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vritet ministri sirian i mbrojtjes
    Nga vaaldr1n nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 11:20 PM
  2. Vritet aksidentalisht 13 vjecari
    Nga Erlindi nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 09:10 PM
  3. Vritet me thike 18-vjecari
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2009, 09:50 PM
  4. Njė shqiptar vritet nė Athinė
    Nga Coca-Cola nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2008, 02:18 PM
  5. Vritet 18-vjecarja, plagoset “shenjestra”
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2007, 05:25 PM