Nė prag tė 28 Nėntorit, Ditės sė Pavarėsisė

VLORE – Gjithnjė e mė shumė, atmosfera e Ditės sė Flamurit nė Vlorė ndihet edhe mė prezent. Pas pėrfundimit tė lyerjes sė Monumentit tė Pavarėsisė si dhe prishjes sė disa ndėrtimeve pa leje qė gjendeshin pranė tij, radhėn e ka pasur veshja e qytetit me flamuj. Gati nė ēdo pemė dhe nė ēdo shtyllė tė qytetit janė vendosur flamuj nė forma dhe pėrmasa tė ndryshme, kuqezi, nė ditėn e pėrkujtimit tė 95-vjetorit tė Pavarėsisė.

Me flamuj nuk do tė vishen vetėm rrugėt dhe fasadat e institucioneve shtetėrore, por edhe banesat private.

Ndėrkohė, bashkia e qytetit ditėt e fundit ka nxjerrė njė njoftim ku i bėn thirrje tė gjithė qytetarėve qė tė vendosin flamurin kuqezi nė dritaret e ballkonet e banesave tė tyre.

Ēdo ditė e mė shumė qė po afron festa, edhe takimet e komisionit shtetėror pėr organizimin e kėsaj feste po shpeshtohen. Pėr tė disatėn herė janė gjendur nė qytetin e Vlorės zėvendėsministrja e Kulturės Zana Turku, zėvendėsministri i Brendshėm Ferdinand Poni, nėnkryetari i Bashkisė sė Vlorės Halim Dervishaj, si dhe prefekti i sapoemėruar i qarkut tė Vlorės, Xhevair Rexhepi.