Veshja e duhur per ne pune!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3

Tema tė ngjashme

  1. Veshja e vajzave ne Shqiperi...?!?!....
    Nga Alb-Angel nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 03-10-2013, 05:50 PM
  2. Dantella, veshja trend e sezonit
    Nga ardona nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 10:01 PM
  3. Windows RT vs Windows 8 Pro: Zgjidhni tabletin e duhur pėr punė
    Nga vaaldr1n nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2012, 08:59 PM
  4. Minifundi, veshja qė nuk vdes kurrė!
    Nga ulkina nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-02-2011, 10:42 PM
  5. Veshja e duhur per cdo rast.
    Nga kuklla nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2008, 10:57 AM

  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Veshja e duhur per ne pune!

    Harroji minifundet, xhinset me bel tė shkurtėr, bluzat transparente dhe dekoltetė. Nė vendin e punės ligjin e bėn njė tjetėr kod veshjeje: ai i seriozitetit. Ja 10 rregullat qė duhen mėsuar pėrmendsh.

    Nėse ēdo kompani ka njė “dress code” tė nėnkuptuar, por qė e jep gjithmonė tė qartė mesazhin qė duhet tė transmetojė, atėherė do tė ishte mė e thjeshtė tė shmangeshin vėshtrimet ngrėnėse tė burrave rreth e rrotull dhe thashethemet e grave. Ndaj ėshtė gjithmonė rasti pėr ta parė me sy kritik veshjen tėnde tė zyrės dhe tė kujtosh se ky ėshtė rasti pėr t’u komunikuar tė tjerėve seriozitet:

    1) Bėj dush dhe pėrdor deodorant ēdo ditė, pa harruar larjen e flokėve dhe tė dhėmbėve, madje edhe tė duarve.

    2) Vishu duke iu pėrshtatur gjithmonė moshės qė tregon pasaporta.

    3) Grimi duhet tė jetė i shndritshėm dhe natyral.

    4) Detajet duhet tė pėshpėritin, dhe jo tė ulėrijnė. Pėrdor bizhuteri sa mė pak tė dukshme.

    5) Kėmisha duhet tė jetė e freskėt, e hekurosur nė mėnyrė perfekte dhe kopsat tė qepura mirė.

    6) Kėrthiza e zbuluar ėshtė tregues i mungesės sė seriozitetit, ashtu si xhinset e grisura, fundet e ngushta qė ngjiten pas kofshėve, tatuazhe dhe pircing qė duken.

    7) Nė asnjė mėnyrė minifunde, pantallona tė shkurtra, pantallona me bel tė shkurtėr, transparencė, dekolte… Meshkujt nuk ndihen komodė, kurse femrat e kanė rrugėn e hapur pėr tė bėrė thashetheme sapo ti tė largohesh.

    Ėshtė e ndaluar qė tė duken tė brendshmet, rripat apo dantellat nga bluzat transparente.

    9) Kėpucėt duhet tė jetė tė pastra. Shapkat me gisht vishi vetėm nė breg tė detit: takat nuk duhet t’i kalojnė 7 centimetrat.

    10) Ėshtė e ndaluar qė tė mbahen syze dielli. Bashkėbiseduesi nuk do ta kuptojė se ku je duke parė. Ėshtė e ndaluar edhe qė t’i vendosėsh nė kokė nė vend tė rrethit.

    Shumica e kompanive e kanė njė kod veshjesh tė pėrcaktuar sipas standardeve tė tyre, ne po ju paraqesim njėrin prej tyre. Lėvrojnė pak a shumė tė njėjtat rregulla….

    Parime tė Pėrgjithshme

    Veshja dhe paraqitja e punonjėsit duhet tė pasqyrojė profesionalizėm, reputacion, dinjitet, pėrkushtim, dhe pastėrti nė ēdo kontakt me klientėt, kolegėt, dhe partneret e shoqėrisė. Ēdo punonjės individualisht duhet tė kujdeset pėr veshjen dhe paraqitjen e tij duke iu pėrmbajtur udhėzimeve dhe pėrcaktimeve nė kėtė Kod Veshje.

    Veshja

    Veshja duhet tė jetė e pastėr, pa njolla, pa vrima ose grisje, jo e vjetėr, e mbajtur nė gjendje tė mirė, e hekurosur, nė pėrputhje me pėrmasat trupore, me ngjyra diskrete, serioze, konservative, e kėndshme, dhe jo ekstravagante. Veshjet me reflekse, me shkėlqim ose me xixa janė rreptėsisht tė ndaluara. Duhet tė shmanget ekspozimi i tepruar i lėkurės. Ndalohen dekoltete e theksuara, bluzat me rripa, zhaponete, kurrizi pėrjashtė, bluzat qė zbulojnė barkun, materialet transparente tė veshura me tė brendshme me ngjyra tė dallueshme, fundet mė tė shkurtėr se 10 cm sipėr gjurit, pantallonat e shkurtra. Ndalohen veshjet sportive tė ēdo Iloji. Aksesoret duhet tė jenė tė thjeshtė, tradicionale dhe te kombinuar. Aksesoret nuk duhet tė jenė tepėr tė mėdhenj, me ngjyra e forma tė ekzagjeruara dhe/ose me shenja diskriminuese.

    Kėpucėt duhet tė jenė tė mbajtura nė gjendje tė mirė, tė mos jenė tė grisura, tė vjetra e tė pista.

    Takat duhet tė jenė normale, jo tepėr tė larta nė mėnyrė vulgare dhe tė jenė pa aksesore zbukurues tė tepruar. Takat duhet tė mos shkaktojnė zhurmė gjatė ecjes nė kontakt me sipėrfaqet e forta. Ndalohet pėrdorimi i shapkave, sandaleve dhe ecja zbathur nė punė. Ndalohet pėrdorimi i syzeve tė diellit.

    Varėset, Byzylykėt dhe Zbukurimet

    Punonjėsit janė tė lejuar tė mbajnė, nė ato raste qė nuk pėrbėjnė rrezik profesional, varėse, byzylyke, ose zbukurime tė tjera modeste qė nuk janė tė tepruara nė pėrmasa dhe nė dallueshmėri.

    Gjithėsesi nuk lejohet tė mbash mė shumė se njė varėse, ose njė byzylyk nė tė njėjtėn kohė. Varėse, byzylykėt, ose zbukurimet nuk duhet tė pėrmbajnė asnjė shenje dalluese qė pėrkon qėndrim diskriminues tek personat qė janė pranė.

    Kapelet dhe mbulesat e kokės

    Veshja e kapeleve dhe mbulesave tė kokės nuk ėshtė e pėrshtatshme nė ambientet e zyrave.

    Tatuazhet dhe Piercing

    Punonjėsit duhet tė mbulojnė me veshjen e tyre ēdo tatuazh ose piercing qė kanė nė trup. Piercing ėshtė i lejueshėm nėse ėshtė nė pėrmasa modeste, vetėm nė veshėt e punonjėsit.

    Shenjat dhe Mbishkrimet

    Veshjet nė asnjė rast nuk duhet tė pėrmbajnė mbishkrime, shenja, vizatime, figura, ose logo qė nuk janė shenja ose logo dalluese tė prodhuesit tė veshjes, dhe qė kanė pėrmasa mė tė mėdha se 4 cm.

    Veshja Zyrtare

    Nė njė ambient zyrtar pune ose biznesi, punonjėsi duhet tė vishen me njė veshje formale e cila duhet tė pėrmbushe kriteret e pėrcaktuara si me poshtė:

    Veshja duhet tė jetė nė pėrputhje me uniformen pėrkatėse tė pėrcaktuar nė kėtė Kod Veshje pėr njėsinė ku bėn pjesė punonjėsi; Nėse punonjėsi nuk bėn pjesė nė ndonjė njėsi tė shoqėrisė pėr tė cilėn ka njė uniformė tė pėrcaktuar nė kėtė Kod Veshje, atėherė punonjėsi duhet t’i pėrmbahet veshjes zyrtare si vijon;

    Femrat: pantallona ose fund kostumi, rrip kostumi ose jo, kėmishė e kollarisur ose jo, kollare ose fjongo, xhakete kostumi, kėpucė tė sheshta ose me takė jo mė tė lartė se 5 cm, dhe jo me majė, ēorape njėngjyrėshe, tė gjitha duhet tė shkojnė me njėra-tjetrėn nė ngjyrė dhe nė stil.

    Meshkujt: pantallona kostumi, rrip kostumi, kėmishė e kollarisur, kollare, xhakete kostumi, dhe kėpucė tė lustruara, ēorape njėngjyrėshe, tė gjitha duhet tė shkojnė mė njėra-tjetrėn nė ngjyrė dhe stil. Nė varėsi tė stinės xhaketa mund tė mos vishet, dhe kėmishat mund tė jenė me mėngė tė shkurtra.

  2. #2
    Chicago Boss 35% Maska e Al Capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Vendndodhja
    Jashte Shtetit
    Postime
    560
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    3
    u sa te merzitshme e bere diten e punes! pse iken dita keshtu
    ju makes me hapi!

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Al Capone Lexo postimin
    u sa te merzitshme e bere diten e punes! pse iken dita keshtu
    Jo mo jo..pse qe kur puna eshte bere vend argetimi?...Vendi i punes eshte per te punuar dhe jo per tu argetuar...por nejse varet nga menyra se si e koncepton dhe se si e sheh...serioziteti..dhe sjellja e mire..eshte baza per njeriun...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Veshja e vajzave ne Shqiperi...?!?!....
    Nga Alb-Angel nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 03-10-2013, 05:50 PM
  2. Dantella, veshja trend e sezonit
    Nga ardona nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 10:01 PM
  3. Windows RT vs Windows 8 Pro: Zgjidhni tabletin e duhur pėr punė
    Nga vaaldr1n nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2012, 08:59 PM
  4. Minifundi, veshja qė nuk vdes kurrė!
    Nga ulkina nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-02-2011, 10:42 PM
  5. Veshja e duhur per cdo rast.
    Nga kuklla nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2008, 10:57 AM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas