Me pak punė mund tė arrini atė qė dėshironi, tė keni vithe seksi dhe tė bukura, qė tė ēmendin. Ka shumė mundėsi se nėse do tju pyesnin se cila pjesė e trupit nuk tė pėlqen, shumė do tė pėrgjigjet, vithet.
Njė pėrgjigje qė nuk tė ēudit aspak, duke pasur parasysh se, tė paktėn duke u bazuar edhe te statistikat, rreth 80 pėr qind e grave pohojnė se nuk u pėlqen forma e tė ndenjurave tė tyre.
Tė pakėnaqura nga forma, pėrmasat, nga linjat e tyre, tė pakėnaqura nga pamja e tyre e pėrgjithshme.
Por ēfarė tė bėjmė? Tė paktėn tė jemi tė qetė me veten. Vithet ideale, ato qė ēmendin ēdo burrė dhe qė ngjallin zilinė e shumė grave tė tjera, mos u shqetėsoni, ėshtė shumė e vėshtirė tė gjenden. Shpesh, mė shumė se njė dietė dhe ushtrime fizike, ėshtė njė ēėshtje gjenetike dhe moshe, por nuk do tė thotė se ndaj tyre nuk duhet tė tregohet kujdes.
Mos u mėrzisni shumė kur shihni modele qė ekspozojnė trupin e tyre me forma tė pėrsosura. Nė pjesėn mė tė madhe tė tyre linjat e bukura dhe tė jashtėzakonshme qė kanė, vijnė si rezultat i shumė faktorėve, duke nisur nga trashėgimia gjenetike, mosha, ushtrimet fizike, dietat, masazhet, produktet kozmetike, nė ndonjė rast edhe ndėrhyrje kirurgjikale, etj. Atėherė ēfarė duhet bėrė? Tė dorėzohemi?
Nė asnjė mėnyrė, pasi disa gjėra mund tė bėhen edhe nga femrat qė si profesioni nuk kanė modelen apo aktoren.
Me pak punė mund tė arrini atė qė dėshironi, tė keni vithe seksi dhe tė bukura, qė tė ēmendin. Dhe ja edhe receta qė me tri rregulla tė thjeshta mund tė bėjnė mrekullinė.
Por para se tė nisni me kėshillat njė gjė duhet tė keni parasysh. Asnjėherė mos nisni njė dietė sipas mendjes suaj, pasi ato janė shumė tė dėmshme dhe rreziku pėr tė bėrė gabime ėshtė shumė mė i madh. Ndėrkohė, harrojini reklamat e kremrave magjikė dhe produkteve tė tjera kozmetike, qė tė transformojnė nė topmodele.
1. Aktivitet fizik
Lėvizni sa mė shumė qė tė mundeni, bėni shėtitje tė gjata nė kėmbė apo me biēikletė. Nėse keni mundėsi mund tė shkoni edhe nė njė palestėr pėr ushtrime mė profesionale. Mos harroni se nuk mjafton qė tė regjistroheni nė njė palestėr njė javė para se tė niseni me pushime, madje, tani jeni pak vonė pėr kėtė verė, por filloni mendoni pėr vitin e ardhshėm.
2. Dieta
Ndėrsa aktiviteti fizik do tju ndihmojė nė tonifikimin dhe forcimin e muskujve si dhe tė djegė kaloritė e tepėrta, njė dietė e pėrshtatshme do tė ishte njė ndihmesė e madhe pėr trupin tuaj. Por dieta nuk duhet tė jetė drastike, madje e kundėrta. Njė dietė e ekuilibruar dhe qė i pėrshtatet mė mirė mėnyrės suaj tė jetesės, jep rezultate mė tė mira.
Duke marrė mė pak kalori dhe duke harxhuar mė shumė pėrmes aktivitetit sportiv, do tė vėreni se rezultatet do tė duken shumė shpejt.
3. Masazhet
Janė tė kushtueshme dhe jo shumėkush ka dėshirė ti bėjė. Por ndihmojnė shumė nė stimulimin e qarkullimit tė gjakut. Tė kombinuara edhe me ushtrime fizike dhe dietė ndihmojnė nė arritjen e qėllimit tuaj. Por ka edhe njė mėnyrė shumė tė mirė pėr tė realizuar kėtė hap. Njė nga mėnyrat mė tė mira, qė tė kursejnė shumė para, megjithėse jo shumė profesionale, ėshtė tė masazhoheni nga partneri juaj. Njė masazh i pėrditshėm, jo vetėm qė nuk kushton asgjė, por ndihmon edhe nė afrimin me partnerin tuaj.