Temperaturat e ulėta, bora, akulli, mjegulla … tė gjitha janė kėto probleme me tė cilat ballafaqohen ngasėsit kėto ditė. Kemi bėrė pėrzgjedhjen e disa pyetjeve aktuale qė lidhen me dimrin, tė cilave u janė pėrgjigjur ekspertėt e kėsaj lėmie.

- A mund tė ngrihet akumulatori gjatė dimrit?

- Po, por vetėm nėse ėshtė nė prag tė harxhimit total. Nė qoftė se temperatura e jashtme bie nėn -11 shkallė celsius, ekziston rreziku serioz nga ngrirja e akumulatorit. Nga ana tjetėr, akumulatori i mbushur dhe i rregullt mund tė pėrballojė temperaturėn madje deri nėn -68 shkallė. Nėse akumulatori ngrihet, assesi nuk duhet tė lidhet me mbushės para se nė temperaturėn e dhomės tė shkrihet.

- Edhe benzina ngrihet, apo jo?

- Vetėm teoretikisht. Nė fakt, nė rast se temperatura bie nėn -45 gradė ajo do ta ndryshojė gjendjen agregate. Pasi qė situata e kėtillė, sė paku nė hapėsirat tona ėshtė joreale, shumė mė tė rrezikshme janė temperaturat e larta kur benzina fillon tė avullohet ajo krijon njė masė shumė tė rrezikshme pas bashkimit me ajrin e cila shumė lehtė mund tė ndizet.

- Nė ēfarė temperature ngrihet nafta?

- Sipas standardeve qė i respektojnė prodhuesit tek ne, nafta D2 ngrihet nė -15 gradė, eurodiesel nė -20, ndėrsa derivatet e caktuara tė premium klasės vetėm nė -32 shkallė celsius.

- Ēfarė probleme mund tė kenė ngasėsit qė shfrytėzojnė plin?

- Nė temperatura tė ulėta, motori i cili shfrytėzon plin ka probleme me startimin. Kėshtu sė pari duhet ta nisni me benzinė, dhe kur ta arrijė temperaturėn adekuate tė punės mund tė kalohet nė plin. Te motorėt modern me plin kjo ndodh automatikisht.

- Ēfarė ndodh me metanin gjatė dimrit?

- Gazi natyror i kompresuar apo metani, ėshtė dukshėm mė i pėrshtatshėm nė temperatura tė ulėta sesa plini pasi qė motori i cili e shfryrėzon dukshėm mė shpejt kalon nė benzinė dhe nga benzina nė karburantin alternativ sesa kur ėshtė rasti me plinin. Kjo ėshtė e mirė pasi qė vetura me metan zakonisht e kanė rezervuarin shumė tė vogėl pėr benzinė.

- Kam katalizator. Pse me rastin e temperaturave tė ulėta nga “auspuhi” mė del tym i bardhė?

- Mos u brengosni, nuk ka vend pėr panik. Edhe pse tymi i dendur dhe i bardhė zakonisht do tė thotė se ke problem serioz nė motor, megjithatė, me rastin e temperaturave tė ulėta nuk e shkakton prishja por lagėshtia e kondensuar nė sistemin pėr hedhjen jashtė tė gazrave.

- Deri nė cilat temperatura mund tė pėrballojė antifrizi?

- Prodhuesit e automobilave potencojnė specifika tė ndryshme. Disa pohojnė se ai duhet tė pėrballojė deri nėn -25 shkallė. Megjithatė, duhet tė kihet kujdes se antifrizi nuk shėrben vetėm pėr mbrojtjen e ftohėsit nė temperatura tė ulėta, por edhe nga korrozioni, ndėrsa edhe e rrit temperaturėn e vlimit, kėshtu qė ėshtė mirė tė kontrolloni sė paku dy herė nė vit.

- Pse harxhimi i karburantit ėshtė aq i lartė pas startimit tė motorit?

- Shumė faktorė ndikojnė nė harxhimin e rritur tė karburantit. Varėsisht nga temperatura, elektronika e motorit kėrkon edhe masėn mė tė pasur apo mė tė dobėt tė karburantit nė mėnyrė qė katalizatori sa mė parė tė arrijė temperaturėn e punės. Mė tutje, karburanti i cili lėshohet nėpėr muret e ftohta tė cilindrave nuk digjet deri nė fund, dhe mbi tė gjitha, fėrkimi i brendshėm i motorit tė pangrohur ėshtė mė i madh.

- A ėshtė tė munduarit e gjatė tė motorit pėr t’u ndezur e rrezikshme?

- Nėse motori nuk ndizet pas pesė sekondave bėni njė pauzė prej 30 sekonda, pasi qė pas kėsaj periudhe harxhimi i pajisjes startuese (anlaserit) rritet nė mėnyrė drastike. Keni parasysh qė pas tentimeve tė kota tė ndezjes sė makinės motori mund tė “mbushet me ajėr” dhe pastaj karburanti mund tė arrijė “papritur” deri te katalizatori dhe e dėmton.

- Me ēka motori mbrohet nga akulli?

- Nė kuadėr tė motori, mė saktė pjesės nėpėr tė cilėn kalon lėngu ftohės gjendet ventili sigurues kundėr ftohjes. Nė rast se lėngu ngrihet, roli i tij ėshtė qė tė mundėsojė qarkullimin e akullit dhe zgjerimin (shkrirjen) e tij duke parandaluar mundėsinė e shkatėrrimit tė motorit.

- A duhet gjatė dimrit tė pėrdoret pajisja e klimės?

- Gjithsesi. Klima ndihmon nė rastin e mjegullimit tė xhamave, ndėrsa jetėgjatėsia e klimės ėshtė mė e shkurtė nėse nuk pėrdoret pėr njė periudhė tė gjatė. Keni kujdes qė ta shfrytėzoni kur temperatura ėshtė mė e vogėl se minus pesė gradė.

- Pse ėshtė e rrezikshme tė drejtohet automobili me jakne tė trashė nė trup?

- Kjo pyetje pėr shumicėn tingėllon qesharake dhe pakuptim. Megjithatė pėrveē qė nė jaknėn e trashė do tė djersiteni dhe kėshtu pėrqendrimin do ta keni mė tė ulėt, ajo parandalon edhe vendosjen e rripit nė mėnyrė tė drejtė kėshtu qė nuk jeni sipas rregullave tė mbrojtur nė rast tė aksidentit, dhe pėrpos kėtyre rripi mbi jakne tė trashė dukshėm i kufizon edhe lėvizjet.

- Ēka duhet tė keni gjatė dimrit nė automobil?

- Pajisjet e domosdoshme janė mjeti pėr largimin e akullit dhe lecka pėr fshirjen e xhamave. Ėshtė mirė tė keni edhe llambėn, batanije, doreza dhe kabllot pėr ndezjen e makinės varėsisht nga ajo se pėr ku jeni drejtuar dhe nė cilėn kohė.

- Si t’i mbroni bravat e dyerve?

- Nė ofertė janė numri i madh i produkteve tė bazuara nė glicerinė. Pas secilės larje tė automobilit bravat duhet t’i thani mirė dhe pėrsėri tė vendosni produktin adekuat.

Burimi