Windos 8 Consumer Preview tani ėshtė i gatshėm pėr shkarkim publik, por Microsoft ėshtė duke i paralajmėruar pėrdoruesit qė ata nuk mund ta marrin njė ndjesi tė vėrtet pėr atė qė ky sistem i ri oeprativ mund tė ofrojė pėrderisa tė mos e kenė harduerin, rregullimet dhe konfigurimet e duhura. Ndėrmarrja ka publikuar njė blog qė tregon se ēfarė ėshtė e nevojshme tė kryhet pėr t’i pėrjetuar disa nga veēoritė mė unike tė Windows 8.

Windows 8 do tė funksionojė nė shumicėn e kompjuterėve personalė qė e kanė sistemin operativ Windows XP dhe Vista, por Microsoft tha qė pėrvojat mė tė mira do tė mund tė gėzohen nė sistemet qė ishin tė ndėrtuara nė atė shkallė sa nė kėto sisteme tė mund tė funksionojė Windows 7. “Ne jemi tė pėrkushtuar pėr tė mbėshtetur ēdo pajisje me njė logo tė Windows 7,” tha George Grant, i cili ėshtė zėvendės president pėr Windows nė ndėrmarrjen Microsoft.

Sa i pėrket pjesės harduerike, Grant tregon qė njė kompjuter duhet t’i ketė kėto gjėra: 1 procesor prej 1GHz ose mė tė shpejtė, 1 GB RAM pėr kompjuterėt 32 bitėsh dhe 2 GB pėr makinat 64 bitėshe, 16GB ose 20GB tė diskut pėr sistemet 32 dhe 20GB tė diskut pėr sistemet 64 bit dhe njė kartelė grafike DirectX 9 me drajverin WDDM 1.0 ose mė tepėr.

“Ky themel iu ofron punėn me Windows 8 ashtu qė funksioni i tij ėshtė i barabartė me Windows 7,” tha Grant.

Windows 8 i mundėson dy pamje tė desktopit – pamjen klasike, e bazuar nė paraqitjen e ikonave dhe pamjen Metro, qė paraqet aplikacionet si pllaka qė mund tė lėshohen pėr pamjen nė stilin pėr celularė, nė ekran tė plotė. Nė Metro, njė veēori e quajtur Snap ua mundėson pėrdoruesve tė lėshojnė dhe shohin dy aplikacione nė tė njėjtėn kohė. Grant paralajmėron qė sistemet duhet tė kenė njė rezolucion tė ekranit prej 1024 x 768 pėr ta pasur Metron dhe 1366 x 768 pėr ta pėrdorur Snap.

“Ne fuqimisht ua kėshillojmė qė ta keni Windows 8 nė harduer ashtu siē ishte dizajnuar pėr tė punuar pėr shumicėn e pėrvojave tė konsumatorėve,” tha Grant.

Secure Boot, qė ėshtė veēori e re pėr siguri nė Windows 8 qė mbron kompjuterėt personalė pėr softuerėt pėr ndėrmarrje, kėrkon UEFIBIOS pėr tė funksionuar, qė ėshtė gjetur vetėm nė kompjuterėt mė tė rinj personalė. Njė tjetėr veēori pėr siguri, BitLocker, do tė funksionojė mė sė miri nė kompjuterėt e pajisur me Modulin e Platformės sė Besueshme, qė mund tė ketė nevojė tė lėshohet tek konfigurimet nė BIOS. Virtualizimi Hyper-V kėrkon njė sistem prej 64 bitėve me pėrkthim tė nivelit tė dytė tė adresave (SLAT) dhe 2GB RAM shtesė.

Burimi:

PCWorld Albanian