Ngritja e filmit kinez ka rezultuar edhe me rekordin e ri tė pagesave pėr yjet e aktrimit tė kėtij vendi.

Ylli i filmave aksion kinez Jet Li, i famshėm edhe pėr shumė filma tė mėdhenj nė Hollywood, ėshtė bėrė aktori mė i paguar nė historinė e Kinės, duke marrė madje 13 milionė dollarė pėr njė rol tė vetėm!

Bėhet fjalė pėr filmin “The Warlords”, pėr tė cilin gjysma e buxhetit prej 40 milionėve ka shkuar pėr pagesa tė aktorėve, pėrfshirė edhe 13 milionėt e pėrmendur pėr Jet Li. Nė kėtė film luan edhe ikona e kinematografisė sė Hong Kongut, Andy Lau, pėr honorarin e tė cilit ende nuk dihet asgjė, por supozohet se, pėr shkak tė statusit tė tij, tė jetė afėr me pagesėn qė do ta marr Li.

Producentėt thonė se nuk u dhimbsen paratė e dhėna sepse Jet Li garanton sukses global dhe kthim tė parave tė investuara.

“The Warlords” ėshtė njė epikė luftarake e bazuar nė tregimin mbi dinastinė Quine, i cili do tė shfaqė premierėn e tij nė Azi.