Akullore me karamel


Pėrbėrėsit. Pėr 4 persona: 100 g sheqer, 3 tė verdha vezėsh 2 gota pana (krem qumėshti).

Pėrgatitja: vendoseni sheqerin nė njė tigan, lageni me njė lugė ujė tė ftohtė dhe treteni nė zjarr tė dobėt. Ngriheni pak flakėn e zjarrit, hiqeni shkumėn dhe kur shirupi tė kėtė marrė ngjyrė tė kuqe tė praruar hidhni nė enė gjysėm gote ujė tė ngrohtė dhe hiqeni tiganin nga zjarri. Mbulojeni, vendoseni pėrsėri nė zjarr shumė tė ulėt. Pas rreth 20 minutash, sheqeri duhet tė jetė shkrirė krejtėsisht dhe tė ketė konsistencėn e njė shėrbeti tė trashė. Rrihni vezėt nė njė tas me pirun, hidhuni pėrsipėr shėrbetin me ngadalė duke e trazuar shumė fort derisa tė pėrftohet njė masė e lehtė dhe e fryrė. Vazhdoni tė pėrzjeni derisa tė ftohet. Vendoseni enėn nė kompartimentin me ngrimje tė thellė tė frigoriferit pėr gjysėm ore. Rrihni panėn pa sheqer dhe bashkojani pėrgatesės karamel- e verdhė veze. Hidheni nė makinėn e akullores dhe pas 20 minutash akullorja ėshtė gati. Ndajeni nėpėr tasa dhe shtroheni.


Akullore me ēokollatė


Pėrbėrsit. Pėr 6 persona: 100 g ēokollatė, 120 g sheqer, 6 tė verdha veze, 3/4 L qumėsht.

Pėrgatitja. Zieni qumėshtin. Nė njė tigan tretni nė banjo-mari ēokollatėn e grimcuar me disa lugė qumėsht tė nxehtė dhe pastaj hidheni kremin e pėrftuar nė qumėshtin e mbetur. Nė njė tenxhere punoni tė verdhat e vezėve me sheqerin derisa tė pėrftohet njė masė e bardhė dhe e fryrė. Hollojeni me qumėshtin me ēokollatė tė hedhur ngadalė. Vendoseni nė zjarr nė flakė tė ulėt dhe duke e pėrzier, lėreni qė kremi tė trashet por pa arritur tė ziejė. Filtrojeni kremin nėpėrmjet njė kullese, hidheni nė njė enė dhe lėreni tė ftohet duke e pėrzier herė pas here. Vendoseni nė makinėn e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja ėshtė gati.

Akullore me Portokalle


Pėrbėrėsit. 40 g pana, 250 g sheqer, 6 portokalle, 1 limon, 1 gotė qumėsht, 1 gotė e vogėl lėng mandarinash, 1 gotė e vogėl lėng portokalli.

Pėrgatitja. Lani portokallet dhe limonin, thajini dhe fėrkojini lehtė lėkurat mbi sheqer qė tė marrė aromė. Ndajini pėrgjysėm portokallet, shtrydhini, filtrojini lėngun, hidheni nė njė tigan, shtoni gjithė sheqerin dhe lėngun e limonit, shkrijini nė zjarr shumė tė dobėt duke i pėrzier. Hiqini, lėrini tė ftohet shtoni panėn, lėngun e mandarinės e tė portokallit. Pėrzjejini dhe vendoseni nė makinėn e akullores.

Akullore me luleshtrydhe


Pėrbėrėsit. Pėr 6 persona: 500 g luleshtrydhe akullore me krem.

Pėrgatitja. Pėrgatisni akulloren si akullore kremi me vanilje (Zieni qumėshtin me vaniljen. Punojini tė verdhat e vezėve me sheqerin derisa masa bėhet e bardhė dhe e fryrė. Vendoseni nė zjarr, hidhni pak nga pak qumėsht tė nxehtė dhe vazhdoni tė pėrzieni pa e lejuar tė marrė valė. Kur kremi e vesh lugėn hiqeni nga zjarri dhe filtrjeni nė kullesė. Lėreni tė ftohet duke e pėrzier herė pas here. Hidheni nė makinėn e akullores, lėreni pėr 15-20 minuta. Hiqeni kremin nė momentin e servirjes). Lani dhe thani luleshtrydhet, ruajini disa tė plota, shtypini me njė pirun tė gjithė tė tjerat dhe shtojani kremit. Vendoseni pėrgatesėn nė makinėn e akullores pėr 20 minuta. Servireni akulloren nėpėr tasa individuale duke i zbukuruar me luleshtrydhet e plota tė mbajtura mėnjanė. Nė tė njėjtėn mėnyrė mund tė bėni akullore me pjeshkė, kajsi ose banane.

Akullore me limon


Pėrbėrėsit. Pėr 6 persona: 200 gr kajmak (ajkė qumėshti), 150 g sheqer, 1.25 dl qumėsht, 3 limona, 1 mollė, lėng limoni.

Pėrgatitja: Rrihni mirė, do tė ishte mė mirė nėse do tė bėnit me rrahėsen elektrike lėngun e limonave tė filtruar mė parė nė kullesė me sheqerin. Shtoni 2 lugė lėng limoni, mollėn e qėruar e tė grirė, qumėshtin dhe pėrziejeni tė gjitha me kujdes. Nė fund bashkojini me shumė delikatesė kajmakun (ajkė qumėshti). Hidheni pėrgatesėn nė makinėn e akullores pėr 20 minuta dhe servireni nė tasa individualė.


Akullore me lajthi


Pėrbėrėsit: 100 g lajthi, 170 g sheqer, 6 tė verdha vezėsh, 3/4 L qumėsht, 1 paketė vanilje.

Pėrgatitja. Vendosni lajthitė nė furrėn e ngrohtė pėr 15-20 minuta, hiqini, eleminoni lėkurėn dhe grijini imėt. Zjeni qumėshtin dhe aromatizojeni me vanilje, pėrziejeni. Punojini lajthitė e grimcuara me disa lugė qumėsht, pastaj shtoni qumėshtin e mbetur duke pėrzier. Rrihni tė verdhat e vezėve me sheqerin dhe kur tė pėrftohet njė masė e fryrė shtoni lajthitė. Vendosini nė zjarr tė ngadaltė duke i trazuar vazhdimisht. Hiqeni kremin sapo fillon tė marrė valė. Kur tė jetė ftohur, hidheni nė makinėn e akullores pėr rreth 20 minuta.


Akullore me kumbulla


Pėrbėrėsit. Pėr 4 persona: 400 g kumbulla tė zeza, 250 g sheqer, 1/4 L ujė, kanellė, 1 tė bardhė veze, 1 portokall.

Pėgatitja. Lani kumbullat, hiquni bėrthamat, pritini nė copa tė vogla, hidhini nė njė enė tė madhe me 2 lugė sheqer dhe lėkurėn e portokallit tė grirė, lėreni nė qetėsi pėr 10 minuta. Ndėrkohė jepini njė valė ujit me sheqerin dhe kanellėn, lėreni tė ziejė pėr 10 minuta, ftoheni sherbetin dhe hidhjani kumbullave. Vendoseni pėrgatesėn nė makinėn e akullores duke vepruar sipas instruksioneve tė apartit.