Receta Gatimi

Efektet e cajrave per dobesim!..


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Efektet e cajrave per dobesim!..

    Sipas shpjegimeve tė specialistėve, sa mė pak tė pėrdorni ēaje pėr dobėsim, aq mė shumė mund ta ruani shėndetin tuaj. Por edhe nėse i konsumoni, gjithēka me masė. Bėni kujdes me blerjet “online”, sepse siguria jo gjithmonė ėshtė e garantuar.

    Vazhdojmė tė lexojmė nėpėr gazeta, revista, internet pėr ēajet qė kanė aftėsi tė jashtėzakonshme dobėsimi, pastrimi dhe ēlodhjeje. Nė disa raste nuk kuptohet nėse bėhet fjalė pėr artikuj “tė vėrtetė” apo reklama, por mbi tė gjitha nuk dihet ende se ēfarė pėrmbajnė saktėsisht kėto produkte (duken si receta tė fshehta).

    Duke i porositur produktet, nė internet ose me postė, mbi paketimet e tyre a ka gjasa tė gjejmė informacione mė tė sakta? Normalisht kjo gjė ėshtė e detyrueshme pėr ēdo kompani prodhimi. A mund tė ndihmojė pėrzierja e bimėve tė ndryshme nė rrėzimin e kileve tė tepėrta? Arrihet rezultati i dėshiruar edhe pa hequr dorė nga ushqimi?

    Duke qenė se po afrohet stina e bukur e verės, tė gjitha vajzat kanė filluar tė gjejnė mėnyra tė ndryshme pėr t’u dobėsuar, pėrfshi kėtu edhe atė pėrmes ēajeve. Kėshtu para se tė filloni tė konsumoni ēajet pėr dobėsim, ėshtė mirė tė keni informacionin e duhur rreth tyre, pėr tė kuptuar nėse gjithēka qė keni dėgjuar ėshtė reklamė, apo ka me tė vėrtetė efekt tė tillė.

    Tė dhėnat e shkruara mbi kuti duhen verifikuar gjithmonė, sidomos kur shkruhet pėr dobėsim deri nė limitin e mrekullisė dhe akoma mė shumė kur nuk kėrkohet pėrdorimi i ndonjė diete tė veēantė.

    Pėr sa u pėrket “barėrave” mund tė kenė njė rol “pastrues dhe diuretik”, por jo dobėsues, sepse ato qė kanė vėrtetė kėtė karakteristikė u nėnshtrohen rregullave pėrkatėse dhe nuk janė nė shitje tė lirė, pasi klasifikohen si tė rrezikshme.

    Si rregull i pėrgjithshėm, duhet tė preferoni gjithmonė ēajet qė kanė sasi tė vogėl bari, pra tė gjitha ato qė i referohen kėtij kushti. Duhet tė shmangni medoemos produktet me bazė bimore qė gjenden me shumicė nė tregun e lirė: te produktet qė tregtohen ligjėrisht nė farmaci keni garancinė e mungesės sė bimėve tė ndaluara dhe respektimin e normave tė parashikuara. Ēdo pako ēaji qė tregtohet nė farmaci duhet tė jetė e aprovuar nga Ministria e Shėndetėsisė dhe kjo ėshtė njė formė garancie.

    Megjithatė mbi etiketė, ashtu edhe nė fletėn e brendshme tė pakos, nuk mund tė jenė tė shkruara efektet terapeutike, sepse kėto lloj produktesh klasifikohen si shtesa dhe jo si barna.

    Duhet tė keni parasysh qė asnjėherė nuk duhet tė blini dhe aq mė shumė tė blini produkte me pėrmbajte tė fshehtė. Kėtu vlen tė pėrmendet qė produktet mė tė frikshme janė ato qė blihen pėrmes internetit, qė pėrmbajnė edhe bimė me prejardhje ekzotike, ku asnjė nuk mund t’ju sigurojė pėr cilėsinė, sigurinė dhe efikasitetin. Nė kėto raste mund tė bėhet fjalė edhe pėr bimė tė ndaluara nga organet pėrkatėse. Nėse dėshironi tė dobėsoheni, mund t’ia arrini qėllimit nė mėnyra tė tjera, por jo vetėm me “barėra”, siē mund t’ju sugjerojė ndonjė. Fillimisht duhet tė ndryshoni mėnyrėn e tė jetuarit. Duhet tė filloni tė bėni nė mėnyrė konstante aktivitet fizik, duke e shoqėruar edhe me njė dietė hipokalorike, por tė ekuilibruar nė konsumimin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve (siē ju rekomandojnė edhe dietologėt). Pastaj vijnė barishtet, gjithmonė ato tė duhurat, sepse ēajet mund t’ju ndihmojnė tė pėrmirėsoni disa funksione tė organizmit (pėr shembull, atė intestinal) pėr tė larguar mbledhjen e ujėrave atje ku duhet, si dhe pėr tė zvogėluar ndjesinė nervore tė urisė. Megjithatė duhet tė keni diēka parasysh: ēajet nuk e shkrijnė dhjamin.

    Po ashtu nuk duhet tė harroni se jo tė gjitha ēajet mund t’ju bėjnė mirė tė gjithė njerėzve: pėr shembull ata qė vuajnė nga sėmundja e tiroideve nuk duhet tė marrin pa masė produkte me bazė algat; ata qė janė me ilaēe duhet tė dinė se shumė bimė pa kėshillėn e njė eksperti, mund tė ulin efikasitetin e barnave apo t’i bėjnė ato toksike.

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    te shikojme te trashemi 1 her e pastaj dobesimi

    flm Erinda

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    hahahahahah ate dua dhe une,te pakten njehere ne jete te shendoshem se pfffffffffff

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Hurmat per dobesim
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-02-2013, 07:55 PM
  2. Efektet kuruese tė mollės
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-03-2012, 10:10 AM
  3. Njė mollė para buke, ndihmon nė dobėsim
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-07-2011, 09:24 PM
  4. Efektet speciale me te mira te kohes
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-02-2011, 08:19 PM
  5. Drogat dhe efektet e tyre
    Nga Lirenti nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2006, 04:17 AM