Avantazhet e tė qėnit beqar


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Talking Avantazhet e tė qėnit beqar

    Receta Gatimi


    Nė 14 shkurt, Shėn Valentini bashkoi shqiptarėt e dashuruar dhe ata qė e konsiderojnė kėtė ditė si njė ceremoni masive.

    Njė ditė mė pas, nė emisionin e “Pasdites” nė “Top-Channel”, tre tė ftuara nuk biseduan pėr raportet romantike, por pėr avantazhet e tė qėnit beqare.

    Marsela Ēibukaj, finaliste e edicionit tė parė tė “The Voice of Albania” dhe njėkohėsisht single, Diana Lamo, opinioniste nė “Tė Diell” dhe Elisabeta Katia, ekonomiste, debatuan pėr kėtė temė interesante.

    “Pėr mua, tė jesh beqare ėshtė diēka e natyrshme”, nisi debatin Marsela. “Tė paktėn unė s’kam vėnė objektiv ndonjėherė qė tė kem patjetėr njė partner. Nėse vjen, mirė, por nė Shqipėri kam vėnė re qė mosha ndikon shumė. Sidoqoftė, unė i kam vėnė detyrė vetes qė e vogėl, e frymėzuar nga personat e rėndėsishėm, prindėrit dhe miqtė e mi, qė formimi personal do tė jetė gjithmonė mė i rėndėsishėm sa raportet romantike”.

    Nga ana e saj, Lamo u thellėsua nė ndryshimin e marrėdhėnieve nė kohėt moderne si dhe nė vetė domethėnien e tė qėnit beqar. “Karriera ėshtė diēka qė tė kushtėzon, por unė do e nis nga njė konceptim tjetėr. Nuk ka mashkull e femėr tė mirė e tė keq, por ka tė pėrshtatshėm dhe jo. Pėrpiqemi tė gjejmė tė pėrshtatshmin dhe kaq”.

    Pėr tė ilustruar mendimin e saj, analistja kujtoi mitologjinė greke, “Vjen njė gojėdhėnė. Njerėzit, nė zanafillė ishin shumė tė kėnaqur me ēfarė kishin arritur, ndiheshin tė bukur, tė plotėsuar. Zotrat u zemėruan nė Olimp dhe i kėrkuan Zeusit qė ta zhdukė si racė. Ai tha “m’u desh shumė mund pėr ta krijuar”, por gjeti njė rrugė tė thjeshtė pėr ta zgjidhur. Ai i ndau mė dysh njerėzit dhe qė prej atėherė jemi nė kėrkim tė gjysmės tjetėr qė do tė na bėnte tė plotė. Prandaj tė jesh i lidhur nuk ėshtė e lehtė. Nuk ėshtė biologjike apo mistike siē konsiderojnė disa”, vlerėsoi Lamo.


    Pėr Lamon, nė “kohėt modern ndryshon struktura e lidhjeve. Statuset e beqarisė me atė tė qėnit ēift alternohen. Sot, qėndrimi nė ēift nuk do tė thotė domosdoshmėrisht martesė”.

    “Pėr mua, ka patur gjithmonė dy faktorė tė rėndėsishėm qė e kanė kufizuar ndienjėn ose nevojėn pėr tė patur njė partner, familja dhe shoqėria”, u shpreh Katia. “Unė kam qenė gjithmonė shumė e angazhuar edhe me punė, por tė qėnit single ėshtė njė mėnyrė jetese, sidomos pėr njerėz qė si unė, ndryshojnė shpesh vendqėndrimin e tyre”.

    Duke kaluar nė humor, Katia shtoi se “shoku im i ngushtė mė ka prezantuar tė gjithė miqtė e tij dhe askush nuk mė ka pėlqyer. Mė thotė qė jam e destinuar tė qėndroj tė gjithė jeten tė vetme”.

    Ajo vlerėsoi se ndryshe nga sa mund tė mendohet, traditat familjare dhe presioni pėr tė krijuar familje ėshtė i ngjashėm edhe nė vendet perėndimore, si Gjermania ku Znjsh. Katia ka jetuar.

    Nė fund tė bisedės, Marsela zbuloi edhe planet e saj “romantike”. “Nuk e kam problem tė jem e lidhur ose jo. Megjithatė, nė Itali nga vij unė, 26 apo 27 vjeē quhet ende njė moshė shumė e re pėr tė krijuar familje”.

    Nė “Pasdite”, u identifikuan edhe arsyet pro dhe kundėr tė qėnit beqar.

    Avantazhet e beqarisė
    - Mund tė bėsh ēfarė tė duash, kur tė duash pa i dhėnė llogari askujt.
    - Mund tė dalėsh me aq femra/ meshkuj sa dėshiron pa u ndierė aspak nė faj.
    - Mund tė frekuentosh vende qė nė praninė e njė partneri nuk do tė mundeshe kurrė.
    - Mund t’i dedikohesh vetėm karrierės, shkollimit dhe ēdo lloj pasioni qė ke.
    - Lumturia juaj nuk varet nga nje person i vetem.

    Disavantazhet e beqarisė

    -Tė duhet tė pėrballesh i vetėm me tė mirat dhe tė kėqijat qė sjell jeta.
    - Nuk ke njė partner tė rregullt nė raportin intim.
    - Tė duhet tė shpenzosh mė shumė para. Nė ēift gjithēka e ndan nė dy.
    - Privohesh nga kėnaqėsia e tė paturit fėmijė.

    Burimi:

    TOP CHANNEL

  2. #2
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,081
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Avantazhet e beqarisė
    - Mund tė bėsh ēfarė tė duash, kur tė duash pa i dhėnė llogari askujt.
    Per mua nuk qendron kjo........nuk duhet thene <<te japesh llogari>>

    - Mund tė dalėsh me aq femra/ meshkuj sa dėshiron pa u ndierė aspak nė faj.
    As kjo nuk qendron.....mund te dalesh me sa te duash edhe pa qene beqar.
    - Mund tė frekuentosh vende qė nė praninė e njė partneri nuk do tė mundeshe kurrė.
    Varet nga partneri qe ke zgjedhur dhe nga ajo qe sa do ti qe te jesh i sinqerte me partnerin.
    - Mund t’i dedikohesh vetėm karrierės, shkollimit dhe ēdo lloj pasioni qė ke.
    ............dhe te privohesh te qenurit cift !!!!!!!
    - Lumturia juaj nuk varet nga nje person i vetem
    .
    Kjo per mua nuk tingellon mire......dmth eshte me mire qe lumturia te varet nga shume persona???????

    Disavantazhet e beqarisė

    -Tė duhet tė pėrballesh i vetėm me tė mirat dhe tė kėqijat qė sjell jeta.
    - Nuk ke njė partner tė rregullt nė raportin intim.
    - Tė duhet tė shpenzosh mė shumė para. Nė ēift gjithēka e ndan nė dy.
    - Privohesh nga kėnaqėsia e tė paturit fėmijė.
    Secila prej te dy rasteve ka te mirat dhe te "keqijat" e veta........e rendesishme eshte qe ne te dy rastet te jesh ne regull me vetveten.

  3. #3
    Chicago Boss 35% Maska e Al Capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Vendndodhja
    Jashte Shtetit
    Postime
    560
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    8
    E para, kur je i lidhur, ke minimumi 3 femra qe te verdallisen!

    E dyta, kur je beqar, as shoqa e ngusht nuk te ngre telefonin!

    Zgjidhni e merrni! por duke qene se eshte periudh krize, duhen marr masat!

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Vetem beqar mos qofsh

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Cifti 10 000 paund pėr ti bėrė qenit plastikė
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2012, 08:34 PM
  2. Qenit tė shurdhėr ia mėsojnė gjuhėn e shenjave
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 06:45 PM
  3. Beqar :) Dashuruar :dashuria: Fejuar & Martuar
    Nga Altin111 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 05-01-2008, 01:44 PM