Receta Gatimi

Femrat duan gjithcka,meshkujt kenaqen me pak!..


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Femrat duan gjithcka,meshkujt kenaqen me pak!..

    Kėrkimi i frazės mė tė bukur pėr tė uruar tė dashurin apo tė dashurėn, por sidomos kėrkimi i dhuratės qė do duhet tė bėhet sot me rastin e Shėn Valentinit ėshtė njė stres i mirėfilltė qė ka kohė qė ka filluar. Ndonėse nė kohė krize shitėsit e dyqanave rrėfejnė sė ka pasur njė rritje nė shitjet e tyre. “Dhuratat kanė qėnė nė varėsi tė mundėsive financiare tė secilit. Dhurata mė thjeshtė e blerė tek ne ishte njė shall dhe njė triko tė cilat kushtuan 5000 lekė”, tregon shitėsja e njė butiku nė zonėn e ish bllokut. Duket se tė rinjtė kanė kursyer kohė mė parė pėr dhuratėn e sotme. Borana, njė 15 vjeēare nga Tirana thotė: “Kam menduar pėr dhuratėn dhe kam vendosur: do tė gdhend nė dru emrat tanė dhe ditėn kur jemi njohur, shpresoj qė ai tė ngelet pa fjalė.”

    Tė gjithė bashkohen nė njė pikė dhe pranojnė se dhurata e tyre mė e bukur ėshtė prania e partnerit nė jetėn e tyre…
    Ndėrkohė, nga njė vėzhgim i bėrė nė restorantet e Tiranės dhe nė periferi, mėsojmė se mbrėmjen e sotme gjithēka ėshtė organizur deri nė detaje, qė nga ambienti i zbukuruar pėr festė e deri tek menuja. Nė ambientet e atyre restoranteve qė kanė marketuar ditėn e Shėn Valentinit pėr tė tėrhequr klientė tė rinj, mbizotėron ngjyra e kuqe.

    Meshkujt “gėnjehen me pak”, femrat duan gjithēka!
    Zakonisht tė dashuruarit dalin pėr njė drekė romantike dhe mė pas festojnė nė lokale me muzikė. Dhuratat shkėmbehen gjatė drekės ndėrsa nė darkė i komentojnė ato me miqtė. Pėr djemtė dhurohen shalle, triko, orė por edhe cd me kėngė ose me filmin e preferuar. Ndėrsa pėr femrat ėshtė akoma mė e thjeshtė, pasi ato duan gjithēka si: produkte kozmetike, aksesorė bizhu, fustane, ēanta e shumė tė tjera. Pavarėsisht tė gjithave duke pėrfshirė kėtu edhe ēmimet, femrat adhurojnė pafund lulet. Askush nuk do t’i thoshte jo njė buqete me lule nė kėtė ditė, veēanėrisht kur shoqėrohet me njė ēokollatė.

    Arush pellush…

    Arushat e mėdhenj prej pellushi duket njė zgjedhje shumė e mirė nė kėtė ditė. Nė dyqanet qė tregtojnė tė tilla produkte ka patur njė fluks tė ndjeshėm klientėsh. Gjatė njė vėzhgNga vėzhgimi ynė vum re se dhuratat shoqėroheshin me ėmbėlsira, tė cila pėrzgjidheshin nė varėsi tė dėshirave tė partnerit. “E dashura ime i pėlqen shumė ēokollatat me lajthi prandaj nuk ka se si tė mungojė nė kėtė ditė”, shprehet Niku 25-vjeēar, i cili ėshtė ekonomist.

    Veshja mbetet dilema e madhe e tė gjitha vajzave tė cilat duan qė tė kujdesen pėr vete deri nė detaje. Me paraqitjen e tyre tentojnė tė ndryshojnė aq sa pėr tė mahnitur partnerin…

    Dedikimet

    Ėshtė kushtuar njė vėmendje e veēante dedikimeve qoftė me sms, qoftė me kartolina. “Kam zgjedhur njė foto qė e kemi bėrė bashkė nė takimin tonė tė parė para 20 vitesh, ndėrsa nė anėn e pasme do tė shkruaj vetėm tė dua…”, thotė njė zotėri 42 vjeē i cili pėr kėtė festė gjithmonė e ka befasuar tė dashurėn e tij (bashkėshorten e tij, tė cilėn akoma e konsideron tė dashur, sipas konceptit qė edhe tė rinjtė kanė sot). Ideja e dedikimeve ėshtė shumė pėrsonale pėr ēiftet. Tė gjithė rrėfejnė se duan njė dedikim unik pėr personin qė kanė zgjedhur tė ketė pėrkrah.

    Udhėtime

    Ata qė kanė patur mundėsi kanė zgjedhur qė pėr kėtė festė tė udhėtojnė jashtė Shqipėrisė pėr tė festuar larg tė gjithėve dhe nė prani vetėm tė partnerit. Ka patur, sidomos javėn e fundit oferta tė shumta nga agjencitė e udhėtimeve, tė cilat brenda ēmimit tė biletės kanė pėrfshirė hotelin, drekėn dhe darkėn surprizė.

    Box

    Dhurata dhe ēmime…
    Shall, ēmimi mė i ulėt ėshtė 2000 lekė.

    Orė, fillojnė nga 200 lekė deri nė 12000 lekė. Ka ora tė tjera nė treg, tė markave tė mira qė mund tė gjenden edhe pėr 5000 lekė.

    Arush pellush, nė varėsi tė madhėsisė, ēmimi i tyre fillon nga 2500 lekė.

    Lulet, ēmimi i tyre nuk ka ndryshuar me pėrjashtim tė trėndafilave tė kuq tė cilėt nga 200 lek kanė shkuar nė 300, 400 apo edhe 500. nė pikat e luleve ka patur shumė porosi pėr buqeta me lule tė ēmimeve tė ndryshme. Nė pėrbėrje tė ēdo buqete ka pasur tė paktėn njė trėndafil tė kuq.

  2. #2
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Jo po qe ta dini mir qe femrat nuk kenaqen lhete.

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Po e dime mo e dime po nuk na vjen mire ta pranojme...po nejse nuk jemi dhe aq keq po he,hahahaha

  4. #4
    Abdullah Autorė Maska e abdullah92
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Pc
    Postime
    1,517
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Gjithmone meshkujt kenaqen me pak kurse femrat booooo Ta Mar ket e ta mar at asnjihere nuk ngopen

    Jo Te Gjitha

  5. #5
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    hahahhahahahha abdullah,po ate po te thoja,qe nuk thon kurr stop,po nejse mire e the jo te gjitha..

  6. #6
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    si femrat mo nuk kane te ngopur (haha shaka)

    kjo me pelqeu me shum:

    "jė 15 vjeēare nga Tirana thotė: “Kam menduar pėr dhuratėn dhe kam vendosur: do tė gdhend nė dru emrat tanė dhe ditėn kur jemi njohur, shpresoj qė ai tė ngelet pa fjalė.”

    por edhe ajo me Arush sdo kishte qene keq

  7. #7
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga abdullah92 Lexo postimin
    Gjithmone meshkujt kenaqen me pak kurse femrat booooo Ta Mar ket e ta mar at asnjihere nuk ngopen

    Jo Te Gjitha

    edi pse femrat nuk ngopen? se meshkujt i shikojn gjerat me nga afer! e femrat jan ato se shikojn gjerat nga nje kendveshtirm me i gjer.

  8. #8
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    edi pse femrat nuk ngopen? se meshkujt i shikojn gjerat me nga afer! e femrat jan ato se shikojn gjerat nga nje kendveshtirm me i gjer.
    Bravo Erinaa....

  9. #9
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    flm erindajan mesu ket cdo her ti lavdrojm nevejo jan te fort jo jan te zgjuar veq genjeshtra..

  10. #10
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga iceman Lexo postimin
    si femrat mo nuk kane te ngopur (haha shaka)

    kjo me pelqeu me shum:

    "jė 15 vjeēare nga Tirana thotė: “Kam menduar pėr dhuratėn dhe kam vendosur: do tė gdhend nė dru emrat tanė dhe ditėn kur jemi njohur, shpresoj qė ai tė ngelet pa fjalė.”

    por edhe ajo me Arush sdo kishte qene keq
    edhe mua kjo fjali me pelqen!...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ēka duan femrat
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-10-2013, 11:24 PM
  2. Meshkujt S'DUAN BIONDET
    Nga Mima nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 24-09-2013, 04:41 PM
  3. Femrat kenaqen kur partneri i tyre merzitet!
    Nga erinda nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 23-03-2012, 11:13 AM
  4. Cfare Femrash duan Meshkujt?...
    Nga erinda nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2012, 08:05 AM
  5. Gruaja ideale, ja si e duan meshkujt
    Nga labja nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-02-2012, 08:54 PM