Vret nusen nė bashkėpunim me tė birin se nuk i solli nė jetė nipin e shumėdėshiruar. Vjehrra-pėrbindėsh ėshtė njė grua afgane, e cila ėshtė arrestuar pėr ndihmėn qė i ka dhėnė tė birit nė vrasjen e nuses 22-vjeēare qė sapo kishte lindur vajzėn e tretė. Wali Hazrata i ka lidhur kėmbėt gruas lehonė, ndėrsa i biri, Sher Mohammad, e ka mbytur duke e shtrėnguar nė fyt.

Pavarėsisht se nga Kunduzi, provinca ku ndodhi ngjarja, kanė dalė lajme kontradiktore, shefi i policisė sė kėsaj zone e ka konfirmuar krimin, duke theksuar se foshnja e “padėshiruar” nuk ėshtė prekur nga dhuna e tė atit.

“Gruaja qė kishte sjellė nė jetė vajzėn e tretė ėshtė vrarė nga i shoqi dhe nėna e tij, tė cilėt donin njė djalė”, i ka thėnė BBC-sė shefi i policisė, Sufi Habib.

Bashkėshorti-vrasės ėshtė arratisur, ndėrsa nėna e tij ėshtė nė paraburgim. Sipas dėshmive tė vendasve, burri ishte pjesė e njė grupi ilegal paramilitar. Aktivistėt e tė drejtave tė grave, krerėt besimeve fetare dhe fiseve tribale e kanė dėnuar krimin ēnjerėzor, duke e cilėsuar njė akt injorance e krim kundėr islamit. Ata kanė kėrkuar dėnimin e menjėhershėm tė autorėve.

Lindja e njė vajze shihet shpesh si njė barrė nė shoqėrinė afgane, ndėrsa dhuna dhe abuzimet kundėr femrave mbeten njė ndėr problemet mė tė mėdha edhe 10 vjet pas rrėzimit tė regjimit taleban nga trupat amerikane.

Muajin e kaluar, forcat e rendit liruan nė provincėn Baghlan njė adoleshente, e cila ishte mbajtur mbyllur nė banjė nga i shoqi pėr 6 muaj me radhė. Ajo ishte rrahur barbarisht, djegur me cigare dhe i ishin hequr thonjtė e duarve.

Organizata britanike e bamirėsisė OXFAM raporton se 87 pėr qind e femrave afgane pranojnė se kanė pėsuar dhunė fizike, psikologjike dhe seksuale apo janė viktima tė martesave tė detyruara.

Sipas Komisionit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Afganistan, 1026 raste dhune kundėr grave janė verifikuar nė 3-mujorin e dytė tė vitit 2011, ndėrsa i gjithė viti 2010 kishte shėnuar 2700 raste tė tilla.