Qeniet njerėzore nuk janė nga kjo galaktikė. Shkencėtarėt njoftuan se sistemi ynė diellor nuk ka lindur nė galaktikėn tonė, por nė njė formacion tė ēuditshėm i pagėzuar “Sagittarius Elliptical Galaxy” (SagDEG)! Por, si ėshtė e mundur kjo? Duke pėrdorur tė dhėnat e shumta tė mbledhura nga “Two-Micron All Sky Survey” (2MASS), njė program gjigant, i cili studion qiellin/universin nė gjithė fushėn me infra tė kuqe, nga Universiteti i Massachusetts, astronomėt tashmė mund t’i pėrgjigjen pyetjeve qė i kanė munduar ata pėr dekada rresht, duke vėrtetuar se galaktika “jonė” po gėlltit njė tjetėr galaktikė tė afėrt me tė, duke u mjaftuar nė njė aktivitet “kanibalizmi” galaktikash. Studimi u botua nė revistėn shkencore, “Astrophysical Journal”. Ai ėshtė i vetmi studim i deritanishėm, i cili paraqet njė hartė tė plotė qė pėrfshin gjithė shtrirjen e galaktikės Sagittarius dhe tregon hollėsira se si copėra/pjesė tė saj mbėshtillen dhe kalojnė pėrmes galaktikės. Kėshtu, ai tėrhiqet, kėputet, copėtohet dhe thithet nga galaktika.

Njė studim i ri, me infra tė kuqe nė gjithė qiellin/hapėsirėn u krye nė 2003-shin. Ekipe shkencore nga universitetet e Virginia-s dhe Massachusetts-it pėrdorėn njė superkompjuter, pėr tė studiuar gjysmė miliardė yje dhe tė krijojnė njė Hartė tė Re tė Universit, e cila tregon sistemin tonė diellor (cikli i verdhė) qė gjendet fiks nė kryqėzimin e dy galaktikave.
Pasqyrimi i galaktikės sonė nė qiell gjithmonė i ka ēuditur astronomėt. Nėse prejardhja jonė do tė ishte nga kjo galaktikė, duhej tė ishim nė linjė tė drejtė me Rrugėn e Qumėshtit, si dhe me planetet e vendosura rreth Diellit tonė, por me tė njėjtin kėnd Dielli vihet nė linjė tė drejtė me galaktikėn. Nė vend tė kėsaj, siē zbuloi nė fillim shkencėtari dhe astronomi Matthew Perkins Erwin, kėndi i ēuditshėm tregon se Dielli ynė ndikohet nga njė sistem tjetėr. Kėshtu, falė tė dhėnave tė mjaftueshme e tė bindshme tė “Two-Micron All Sky Survey”, tashmė dimė se e kemi origjinėn nga galaktika Sagittarius Dwarf.