Maska natyrale dimerore per fytyren ne kushtete e shtepise!...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7

Tema tė ngjashme

  1. Sallata & Perime: Sallate Dimerore...
    Nga Auroraa nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2013, 09:53 PM
  2. Maska per fytyren ne kushtet e shtepise
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 06-12-2012, 06:04 PM
  3. Maska per fytyren,per lekure normale...
    Nga erinda nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 10:15 AM
  4. Gjėrat qė duhet t’i dini pėr periudhėn dimėrore
    Nga vaaldr1n nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 01:24 AM
  5. Shi nė tė gjithė Shqipėrinė, temperaturat dimėrore
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2009, 03:53 PM

  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Maska natyrale dimerore per fytyren ne kushtete e shtepise!...

    Temperaturat e ulėta, era e ftohtė dhe mungesa e diellit gjatė ditėve tė dimrit shkaktojnė qė lėkura e fytyrės tė bėhet mė e zbehtė dhe ta humbė shkėlqimin e freskėt rinor.

    Pėrveē asaj, lėkura e humbė lagėshtinė dhe pėr shkak tė kalimit konstant nga vendet e ftohta nė ato tė ngrohta, fillon tė thahet, e nė disa raste fillon edhe tė qėrohet.


    Kujdesi ndaj lėkurės nė dimėr ėshtė i detyrueshėm dhe nė asnjė moment nuk duhe tė anashkalohet. Pėrveē pėrdorimit tė rregullt tė kremit hidratues, rekomandohet qė tė paktėn njė herė nė javė tė bėni maska natyrale pėr fytyrė. Ja disa reēeta pėr kujdes tė lėkurės sė fytyrės duke mos pėrdorur preparate kimike:

    Lėkurė e thatė: maskė me avokado, karrotė dhe vaj ulliri

    Lėkura e thatė ėshtė mė tepėr e prekur nga tė ftohtit e dimrit. Pėr ta freskuar dhe zbutur atė, bėni maskė nga pėrbėrės mė i rekomanduar pėr kujdes tė lėkurės sė thatė – avokado.

    Pėrbėrėsit e maskės:
    1/2 avokado
    1 karrotė tė madhe
    1 lugė tė vogėl vaj ulliri

    Zieni karrotėn dhe mė pas prejeni nė copėza tė imta. Qėroni avokadon, pėrzieni me karrotėn, shtoni njė lugė vaj ulliri dhe gjithė masėn e fituar tundeni mirė deri sa tė bėhet qullė.

    Maskėn e fituar vendoseni nė fytyrė tė pastėr dhe lėreni tė qėndrojė 15 minuta. Mė pas pastroni fytyrėn me ujė tė vakėt.

    Lėkurė e yndyrshme: masė me kungull, limon, mjaltė dhe vezė

    Lėkura e yndyrshme ėshtė sfidė e ēdo sezoni, jo vetėm nė dimėr. Njėri nga tretmanet mė tė mira shtėpiake pėr lėkurė tė yndyrshme ėshtė maska me kungull.

    Kungulli ėshtė i pasur me zink, i cili e kontrollon yndyrėn e lėkurės dhe ndihmon nė pamjen e shenjave tė mbetura nga aknet. Kungulli mundėson edhe eksfolim tė butė tė lėkurės.

    Pėrbėrėsit e maskės:
    2 lugė supe nga kungulli i prerė hollė
    1 lugė tė vogėl lėng limoni
    1 tė bardhė tė vezės
    1 lugė supe mjaltė

    Nė njė enė pėrzieni mirė tė gjitha pėrmbajtjet. Nė lėkurė tė pastėr vendosni njė shtresė tė hollė tė masės sė fituar, duke shmangur zonėn rreth syve. Lėreni maskėn tė veprojė pėr 15-20 minuta.

    Lėkurė normale: maskė me limon dhe jogurt

    Pastroni poret e fytyrės nė mėnyrė natyrale me ndihmėn e lėngut tė limonit dhe jogurtit. Kjo masė homogjene do tė ju ndihmojė tė keni lėkurė mė tė pastėr dhe mė tė freskėt tė fytyrės.

    Pėrbėrėsit e maskės:
    1 lugė lėng limoni
    2 lugė jogurt

    Pasi tė keni pėrzier jogurtin dhe lėngun e limonit, vendoseni maskėn me lėvizje rrethore. Masazha e butė do tė ju ndihmoje nė pėrmirėsimin e qarkullimit dhe tė fitoni njė shkėlqim nė fytyrėn tuaj. Lėreni maskėn tė veprojė pėr 10 minuta.

    Lėkurė e kombinuar: maskė me mjaltė dhe lėng portokalli

    Lėkura e kombinuar ėshtė problematike sepse pėr pjesė tė ndryshme tė fytyrės duhet tė kujdesemi ndryshe. Nėse pėrdorni preparate qė e thajnė lėkurėn, ato pjesė tė fytyrės ku lėkura ėshtė mė e thatė gjatė periudhės sė dimrit mund tė skuqen dhe tė qėrohen.

    Maska me portokall dhe mjaltė do tė ju ndihmojė qė ta zbusni dhe ta forconi lėkurėn e fytyrės, duke mos i irituar pjesėt e thata.

    Pėrbėrėsit e maskės:
    1 lugė mjaltė
    1 lugė lėng portokalli

    Fillimisht duhet tė ngrohni pak mjaltėn qė tė mund ta pėrzieni me lėngun e portokallit, e pastaj vendosni njė shtresė tė hollė nė fytyrė. Lėreni maskėn tė veprojė 10 minuta. Mė pas pastroni fytyrėn me ujė tė vakėt.

    Pėr tė gjitha llojet e lėkurės: maskė me mollė, karrotė dhe vaj ulliri

    Nėse dėshironi njė tretman pėr lėkurėn tuaj, bėni njė pėrzierje tė pasur nga molla, karrota dhe vaji i ullirit.

    Pėrbėrėsit e maskės:
    2 lugė mollė tė prerė imėt
    2 lugė karrota tė prerė imėt
    1 lugė tė vogėl vaj ulliri

    Fillimisht duhet ngrohur vaji i ullirit, por keni kujdesė tė mos jetė shumė i ngrohtė. Shtoni karrotėn dhe mollėn dhe pėrzieni. Maskėn e fituar vendoseni nė fytyrė tė pastėr dhe lėreni tė veprojė 20 minuta. Mė pas pastroni me ujė tė ngohtė.

  2. #2
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,317
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    I kame perdor te tetra keto un nuk me kane dhene efek, ja kana fut kot hahaha me mire te lyhesh me gjize hahahaaaaaaaa

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Opo ty c'do gje kot te duket ty,hahahahahah,si duket i lexon me syrin pa xham,te kam thene perdor xhamin se po te duken shkronjat gjize,hahahahahah,

  4. #4
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,317
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga erinda Lexo postimin
    Opo ty c'do gje kot te duket ty,hahahahahah,si duket i lexon me syrin pa xham,te kam thene perdor xhamin se po te duken shkronjat gjize,hahahahahah,
    Jo nuke e perdor xhamin, me kane rene xhamat te dy

  5. #5
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    Jo nuke e perdor xhamin, me kane rene xhamat te dy
    Bobo prandaj,se nuk ka mundesi po vrisja mendjen une...po bliji nje pale se te duhen,hahahhahahah shaka kjo,se mos na merzitesh,se nuk kam per qellim te merzis njeri,beje thjesht shaka,

  6. #6
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,317
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga erinda Lexo postimin
    Bobo prandaj,se nuk ka mundesi po vrisja mendjen une...po bliji nje pale se te duhen,hahahhahahah shaka kjo,se mos na merzitesh,se nuk kam per qellim te merzis njeri,beje thjesht shaka,
    U merzita po qaje

  7. #7
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    U merzita po qaje
    hahahahahahahah po mbaje veten hajt behu trim,hahahahahah

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sallata & Perime: Sallate Dimerore...
    Nga Auroraa nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2013, 09:53 PM
  2. Maska per fytyren ne kushtet e shtepise
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 06-12-2012, 06:04 PM
  3. Maska per fytyren,per lekure normale...
    Nga erinda nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 10:15 AM
  4. Gjėrat qė duhet t’i dini pėr periudhėn dimėrore
    Nga vaaldr1n nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 01:24 AM
  5. Shi nė tė gjithė Shqipėrinė, temperaturat dimėrore
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2009, 03:53 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas