Receta Gatimi

Me mire Vetem apo te Dy?..


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Me mire Vetem apo te Dy?..

    Shfrytėzoni ēdo moment tė jetės nė maksimum, me ose pa te dashurDuke u parė njė mėngjes nė pasqyrė, nuk e njohėt veten tuaj. Atė qė shihnit nė pasqyrim, ishte njė tjetėr njeri. U ndėrgjegjėsuat qė bėtė gabim, humbėt kohė, u lėnduat dhe mė nė fund arritėt nė pikėn t'i thoni pėrfundimisht “lamtumirė” njė lidhjeje qė nuk ju mbushte. Morėt gjithashtu vendimin t'i ndryshoni tė gjitha. U dobėsuat, bletė rroba tė reja, fituat njė pamje mė rinore. Dhe dolėt pėr herė tė parė nė takim pas disa vitesh...Ju
    lumtė!

    Shumė gra kur ndahen nga njė lidhje jo shumė e pėrkryer ndihen tė ēliruara. Janė tė entuziazmuara me idenė qė do tė mund tė jenė pėrsėri vetėm dhe tė forta. Ndiejnė gėzim tė madh, pavarėsisht se gjėrat iu janė bėrė “ēorbė”. Dhe kjo, sepse ish tė dashurit e tyre janė njerėz qė nuk shprehen, jo shumė tė komunikueshėm dhe me njė mungesė humori rrėnuese.

    Por, ju mėsoni mėsimin mė tė rėndėsishėm: mė mirė te jesh pa tė dashur sesa tė kesh njė lidhje qė jo vetėm s'tė kėnaq, por nė rastet mė tė shumta tė kufizon, tė lėndon dhe nuk tė lejon tė jesh vetvetja. Pra, pėr ēfarė arsye tė qėndrosh nė njė lidhje kur nuk ndihesh mirė nuk qesh, nuk mund jesh me tė vėrtetė “ti”, dhe mė e rėndėsishmja: nuk merr e jep dashuri.

    Kur ndahesh, dikush tė propozon tė shfrytėzosh periudhėn e ndarjes dhe tė rrish pėr pak kohė vetėm; t'u shmangesh takimeve dhe burrave, sepse kjo do tė tė ndihmojė tė zbulosh disa anė tė vetes tėnde; tė cilat mund t'i kesh lėnė pas dore gjatė kohės sė lidhjes. Mbase mund tė kenė tė drejtė. Megjithatė, nėse ėshtė mė mirė tė qėndrosh vetėm sesa tė kėrkosh njė tė dashur, kjo ėshtė njė ēėshtje qė me tė vėrtetė kėrkon shumė diskutim.

    Kur je e lidhur, si vetmia ashtu edhe jeta mund tė tė ofrojnė “thesare” emocionale dhe shpirtėrore. Sfidė ėshtė tė kuptosh tė mirat qė mund tė ketė ēdo situatė nė tė cilėn ndodhesh dhe tė mund ta shfrytėzosh atė nė maksimum.

    Mendimi i specialistėve: mė mirė tė dy

    Studiuesit mbėshtesin se jeta nė ēift na ndihmon tė kemi njė shėndet tė mirė. Dhe jo vetėm kėtė, por edhe:
    Shėndet psikik: Statistikisht ėshtė po kaq i rėndėsishėm sa edhe dieta, fizkultura dhe ndėrprerja e duhanit. Sipas studimeve tė fundit, lidhja e qėndrueshme (edhe martesa) ėshtė e dobishme pėr tė dy sekset. Por kjo vlen vetėm pėr njė anė: atė mashkullore. Studimet tregojnė se gjėja mė e mirė qė mund tė bėjė njė burrė pėr tė siguruar shėndet e jetėgjatėsi, ėshtė tė martohet!

    Arsyet: Bashkėshortėt hanė mė mirė dhe mė shėndetshėm: bėjnė mė shpesh analiza mjekėsore dhe kanė dikė afėr tyre, tek i cili mund tė besojnė dhe tė kėrkojnė ndihmė. Pėrkundrazi, pėr ne gratė cilėsia e lidhjes ėshtė ajo qė pėrcakton shėndetin tonė tė mirė. Sipas njė studimi qė u zhvillua nė universitetin e Ohaios nė Amerikė, gratė qė gjenden nė njė martesė jo tė ekuilibruar kanė njė sistem imunitar mė tė dobėt sesa meshkujt. Kjo ndodh sepse niveli i rritur i hormoneve tė ankthit, si: kortizoni dhe adrenalina, mposhtin mbrojtjen natyrale tė organizmit. Gratė janė barometri i njė lidhje stresuese. Funksionojnė si sfungjerė psikologjikė, duke thithur “toksinat emocionale” tė tė tjerėve. Kanė mė tepėr ndjeshmėri sesa burrat dhe prandaj kanė mė shumė stres. Ndėrsa burrat janė mė shumė praktikė.

    Kontakte tė rregullta seksuale: Njė tjetėr pėrparėsi e vėrtetuar e njė lidhje tė pėrhershme (ose edhe e martesės). Fuqizon sistemin imunitar, zvogėlon dhimbjen dhe ndihmon nė djegien e kalorive. Beqarėt kanė gjithashtu njė jetė aktive seksuale, por duhet tė mbajnė mend qė seks i ēliron hormonin e dashurisė, qė shkakton iluzionin se i dashuri i momentit, ėshtė gjysma tjetėr e juaja. Por nuk ėshtė ...

    Opinioni i beqarėve: mė e mirė vetmia

    Pėr pėrparėsitė e jetės vetmitare ekzistojnė prova, por nuk janė tė vėrtetuara. Shumė libra me tituj tė tipit “Jetoj vetėm dhe mė pėlqen” ose “Jam beqare e ēfarė ... ;” lėnė tė kuptohet se jeta beqare ka mė shumė avantazhe sesa ajo nė ēift.

    Nė tė vėrtetė jeta beqare funksionon si drejtues mbijetese pas ndarjes. Kur jeni vetėm keni shansin tė njihni njerėz tė rinj, tė krijoni marrėdhėnie tė reja miqėsore, tė keni mė shumė kohė pėr t'u angazhuar me aktivitetet tuaja tė preferuara dhe me veten tuaj; tė udhėtoni dhe tė jetoni si dėshironi pa i dhėnė dikujt llogari; pėrfitime qė tradicionalisht nuk i kanė gratė e martuara.

    Nė qoftė se jeni vetėm:

    Jepini kohė vetes suaj. Zbuloni anėt e fshehta tė vetės suaj dhe dėshirat qė ndoshta nuk i njihnit nė qoftė se do, tė ishit nė njė lidhje.

    Bėhuni mė shoqėrues. Regjistrohuni p.sh nė njė shkollė ose kurs qė do t'ju ndihmojė tė integroheni nė grup. Do tė ēuditeni kur tė vėrtetoni qė s'jeni vetėm. Tė gjithė kemi tė njėjtat ankthe dhe kalojmė tė njėjtat kriza.

    Mos lini pas dore kontaktin fizik. Prekja ēliron hormone qė zvogėlojnė stresin, pėrmirėson humorin dhe ruan shėndetin e mirė fizik. Tė ndani jetėn tuaj me njė kafshė shtėpie, tė shijoni njė masazh, madje edhe tė mėsoni t'i bėni vetes suaj masazh, janė disa nga mėnyrat tė mira qė ta kėnaqni kėtė nevojė.

    Butėsia ėshtė ajo qė me tė vėrtetė na ndihmon tė mendojmė pozitivisht pėr veten tonė dhe tė tjerėt dhe qė e bėn jetėn tonė mė tė mirė. Gjithashtu, pasioni dhe dashuria nė njė lidhje tė pėrhershme dobėsohen gradualisht dhe humbasin. Shumė herė, vendin e tyre e zė indiferenca, mungesa e edukatės dhe pakėnaqėsia.

    Nė qoftė se keni tė dashur:

    Falini vetes tuaj dhuratėn e vetėpėrmirėsimit. Kujdesuni tė kaloni bashkė shume orė nė javė, ku tė zhvilloni talentet tuaja shpirtėrore, fizike dhe psikike. Zgjidhni aktivitete tė thjeshta siē janė: shėtitjet, kinemaja ...

    Mos u bėni bartės ndjesish negative. Nė qoftė e jeni nė ankth mos ia transmetoni ankthin tuaj partnerit, a tė lejoni tė njėjtėn gjė prej tij. Mbėshteteni, kuptojeni por mos u ndikoni nga humori i tij i keq.

    Kaloni bashkė kohė cilėsore. Mos bini nė grackėn e rutinė. Shuani televizorin dhe dėgjoni bashkė muzikė duke pirė pak verė. Gatuani, merruni me lulet, luani lojėra, organizoni ekskursione tė shkurtra.

    Mos mbani njė lidhje vetėm pėr seks. Lidhja emocionale forcohet kur kaloni mė shumė kohė bashkė ose kur fitoni interesa dhe eksperienca tė pėrbashkėta.

  2. #2
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Sa me shum me mire, vetem vetem jo, ndonje shpjegim me te gjate nuk gjete dot?

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    hahahhahaha pse u lodh zoteria juaj...uuuuuu po si harrova une qe ti ke probleme me syt,dje te dukeshin gjize sot kush e di cfare te duken...pershesh rrezik...hahahahahhaha

  4. #4
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Hahahaa jo nuk u loth zotria juaj, sa per syte mos ki merak se kame porosit nje pale syze drrase sot.

  5. #5
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga olsii Lexo postimin
    Hahahaa jo nuk u loth zotria juaj, sa per syte mos ki merak se kame porosit nje pale syze drrase sot.
    hahahahahah i gezofsh...hahahahah

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vetem shoke apo...........??
    Nga Alb-Angel nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 06:36 PM
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-06-2011, 10:34 PM
  3. Mirė se rrini dhe Mirė se ju Gjeta
    Nga RockStar nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 12:54 PM
  4. PėrShėnDeTJe! Mirė Se Ju GjeTa e Mirė Se Erdha!
    Nga Bl3R0 nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 06:02 PM
  5. Mire se ju gjeta o njerez e mire se erdha ;)
    Nga Lapraks4ever nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-07-2009, 01:43 PM