Receta Gatimi

Ēmimi i bukės nė Tiranė, 1 euro


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Ēmimi i bukės nė Tiranė, 1 euro

    Vėzhgimi i "Fiks Fare" nė Tiranė: Si po e shkelin ligjin prodhuesit dhe shitėsit e bukės

    Ēmimi i bukės masive nė Tiranė arrin nė 1 euro. Kaq rezulton tė jetė, nėse llogaritet pesha e bukės, e cila ėshtė zvogėluar me 400 gramė, ndėrsa ēmimi u rrit nė 80 lekė. Prej disa kohėsh, bukėpjekėsit janė ndeshur me rritjen e ēmimit tė grurit nė tregun me shumicė, me rritjen e ēmimit tė karburantit, me tė cilin vėnė nė punė gjeneratorėt. Ende pa u rritur ēmimi i energjisė, ai i bukės ka arritur afėrsisht nė 1 euro.

    Nga ana tjetėr, asnjė gjemb nuk u ka hyrė nė kėmbė tregtarėve, tė cilėt, me iniciativė tė lirė rrisin ēmimin e bukės dhe ulin peshėn e saj. Ata kanė shkelur disa pika tė ligjit tė konsumatorit, d.m.th gjithkush mund tė shesė bukė me peshe tė ndryshme, por ajo (pasha) duhet tė jetė e shėnuar nė etiketė. "Fiks Fare" bleu bukė pothuajse nė tė gjitha dyqanet ku shitet ajo nė kryeqytet. Nė shumė pak dyqane, pesha e bukės masive ishte 850 gramė, nė tė shumtėn e rasteve ajo peshonte 650 gramė. Nė njė kohė kur buka duhet tė peshojė 1 kg. Nėse bėhet njė llogari e thjeshtė me ēmimin e shitjes sė njė buke (bėhet fjalė pėr bukėn masive) dhe peshės sė saj, rezulton qė 1 kg bukė tashmė kushton 1 euro.

    Sipas drejtorit tė Drejtorisė sė Supervizionit Metrologjik dhe Kalibrimit, z. Adrian Patusha, vetė prodhuesit e bukės kanė pėr detyrė tė vendosin peshėn e mallit qė nxjerrin nė treg. Por kjo peshė pėr bukėn nuk duhet tė jetė poshtė limitit prej 850 gramė. Po tė studiohet tregu, nėse ke njė peshore me vete, konstaton qė shumica e bukėve qė shiten me ēmimin 80 lekė janė nėn kėtė kufi tė lejuar. Zoti Patusha deklaron se nėse ata si drejtori konstatojnė raste tė tilla marrin masa. Sipas tij, janė marrė edhe masa ndėshkimore, por shifra tė sakta nuk jep. Ndėrkohė, tė gjitha dyqanet dhe furrat e bukės duhet tė kenė tė afishuar, gjithmonė sipas ligjit, ēmimet e bukės dhe peshėn e tyre. Por nė asnjė dyqan nuk gjen diēka tė tillė. Ēmimin e bukės e mėson nga vetė shitėsit.

    Madje, vetė Drejtoria e Metrologjisė dhe Kalibrimit nxori njė urdhėresė kohėt e fundit, tė cilėn ua dėrgoi tė gjithė prodhuesve dhe tregtarėve tė bukės. Nė bazė tė saj, tė gjithė subjektet prodhues dhe tregtues tė bukės duhet tė plotėsojnė detyrimet ligjore nė fushėn e metrologjisė si vijon:

    - Tė bėhet deklarimi i peshės sė bukės dhe ēmimi pėrkatės i saj, duke i afishuar nė vend tė dukshėm pėr blerėsin pranė ēdo lloj buke;

    - Pesha reale e bukės duhet tė pėrputhet me peshėn e deklaruar pėr llojin pėrkatės. Lejohet njė shmangie negative nga pesha e deklaruar, pėr bukėt e prodhuara 2 deri 4 orė pas daljes nga furra, si mė poshtė:

    - 6% pėr bukėt me peshė 300 deri 500 gramė;
    - 30 gramė pėr bukėt me peshė 500 deri 1000 gramė.

    Nė rastet e kėsaj shkeljeje parashikohen edhe masa ndėshkimore nė bazė tė ligjit Nr. 9135, datė 11.09.2003 "Pėr mbrojtjen e konsumatorėve". Kjo gjobė varion nga 10 deri nė 500 mijė lekė.



    LIGJI


    Neni 4

    Tė drejtat e konsumatorėve

    Tė drejtat bazė tė konsumatorėve janė:

    a) e drejta e mbrojtjes sė shėndetit, mjedisit dhe sigurisė sė jetės;

    b) e drejta e mbrojtjes sė interesave ekonomikė;

    c) e drejta e ankimit;

    ē) e drejta pėr dėmshpėrblim;

    d) e drejta e edukimit;

    dh) e drejta e njoftimit;

    e) e drejta e pėrdorimit tė shėrbimeve publike;

    ė) e drejta e mbrojtjes ligjore;

    f) e drejta e organizimit nė shoqata ose bashkime pėr mbrojtjen e interesave tė konsumatorit dhe e drejta e pėrfaqėsimit nė organet e tyre vendimmarrėse.


    Neni 8

    Detyrimi pėr njoftim

    1. Prodhuesit, shitėsit dhe ofruesit e shėrbimeve janė tė detyruar, nė kufijtė e veprimtarive pėrkatėse, t‘i japin konsumatorit tė dhėna tė plota pėr blerjen ose pėrdorimin e mallrave a tė shėrbimeve ekzistuese nė treg.

    2. Tė dhėnat duhet tė jenė tė vėrteta, tė sakta, tė qarta pėr tė gjitha karakteristikat e mallrave ose tė shėrbimeve dhe pėr kushtet e tregtimit tė tyre. Kėto tė dhėna duhet tė pėrmbajnė:

    a) natyrėn, identitetin e prodhuesit, ēmimin, cilėsinė, sasinė, dobinė, origjinėn, afatin e pėrdorimit, mėnyrėn e prodhimit dhe tė pėrdorimit, mėnyrėn e mirėmbajtjes dhe garancinė e mallrave dhe tė shėrbimeve;

    b) rrezikun e mallit ose tė shėrbimit, kur rreziqet nuk janė tė kuptueshme pa paralajmėrimin pėrkatės.


    Neni 14

    Treguesi i ēmimeve

    1. Tė gjitha mallrat qė i ofrohen konsumatorit duhet tė kenė tė shėnuar ēmimin e shitjes:

    a) pėr mallrat e paketuara duhet tė jepen ēmimi pėr sasinė e paketuar dhe ēmimi pėr njėsi;

    b) pėr mallrat qė nuk janė tė paketuara dhe maten nė prani tė konsumatorit jepet vetėm ēmimi pėr njėsi;

    c) nė rastet kur ēmimi i mallit pėr njėsi ėshtė i njėjtė me ēmimin e shitjes, ėshtė e mjaftueshme vendosja e ēmimit tė shitjes.

    2. Pėr tė gjitha shėrbimet qė i ofrohen konsumatorit ėshtė i detyrueshėm shėnimi i ēmimit pėrfundimtar. Nėse shėrbimi pėrbėhet nga disa pjesė tė ndryshme e tė veēanta, jepen ēmimi i secilės prej tyre dhe ēmimi pėrfundimtar. Nėse nė ēastin e lidhjes sė kontratės nuk ėshtė dhėnė ēmimi pėrfundimtar, ofruesi i shėrbimit ėshtė i detyruar tė tregojė metodėn e pėrllogaritjes sė tij.

    3. Treguesit e ēmimit tė mallit ose shėrbimit tė ofruar duhet tė jenė tė qartė, tė dallueshėm dhe tė lexueshėm.

    4. Ēmimi i shitjes sė mallit ose shėrbimit tė ofruar jepet nė lekė edhe nė rastet kur ėshtė i shprehur nė njė monedhė tjetėr.

    5. Pikat e kėtij neni, me pėrjashtim tė pikės 4, nuk zbatohen pėr mallra ose shėrbime tė pėrftuara nėpėrmjet ankandit.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Ēmimi i bukės nė Tiranė, 1 euro

    po rritet buka me shume se jashte shtetit

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 7 gjėra qė s'duhet ti bėni menjėherė pas bukės
    Nga olsii nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-04-2014, 01:29 PM
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-01-2013, 06:26 PM
  3. Cili ėshtė ēmimi i dashurisė?
    Nga vaaldr1n nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2012, 11:41 AM
  4. Pėrdoreni sodėn e bukės pėr pastrimin e shtėpisė!
    Nga EMAUS nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-03-2012, 08:29 PM
  5. Ēmimi i Karburantit?
    Nga ReniX nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-01-2012, 03:04 PM