Vendet e ballkanit kanė shpresa tė mėdha pėr njė bum tė naftės, tė cilat
do tė reduktojnė ndjeshėm varėsinė e importeve nga vende tė tjera. Nis
kėshtu njė artikull i agjencisė se lajmeve pėr Europėn Juglindore
SETimes. Nė ujėrat territoriale shqiptare nė Detin Adriatik mund tė
gjenden edhe 1 miliardė fuci naftė, thekson artikulli. Mė tej nė
shkrimin e SETimes, citohet intervista qė pėrfaqėsues tė qeverisė
deputetė tė opozitės dhe specialistė tė sektorit energjitik dhe minerar
kanė mundėsuar pėr tė.
Do tė isha shumė i lumtur nėse Shqipėria do te kthehej nė njė Kuvajt
tė Ballkanit, thotė zėvendės ministri i ekonomisė Enno Bozdo pėr
agjencinė. Ai thekson nė intervistėn e tij se Shqipėria ėshtė njė nga
tė paktat vende tė rajonit dhe nė Europė ku gjatė shekullit tė kaluar
janė zbuluar rezerva tė mėdha tė naftės dhe gazit naturor.
Setimes tregon se njė nga kompanitė energjitike me bazė nė Dublin, San
Leone Energy, sapo ka zbuluar thesaret e Shqipėrisė ka nėnshkruar njė
kontrate me qeverinė shqiptare pėr tė siguruar eksplorimin e naftės nė
det tė hapur. Kjo shoqėri ka tashme njė hartė tredimensionale qė
kėshillon burime tė mėdha tė naftės dhe gazit nė Shqipėri.
Ndėrkohė qė njė nga ekspertėt mė tė lartė tė naftės dhe gazit nė
Shqipėri, profesori i Gjeologjisė nė fakultetin e Tiranės, Gjergji Foto,
shprehet optimist rreth perspektivave nė kėtė sektor.
Mund tė them se i gjithė territori shqiptar ėshtė i pasur me bitum,
naftė dhe gaz natyror nė sipėrfaqe, shprehet profesor Foto. Gjatė
komunizmit nuk kishim teknologjinė e duhur pėr tė zbuluar kėto burime.
Por tashmė rreth 400 milionė ton naftė janė identifikuar. Kjo sasi e
madhe ėshtė nė pritje tė investimeve tė reja teknologjike. Qeveria
duhet ti ndihmojė dhe ėshtė kthyer nė njė partnere me kompanitė e
huaja, me njė objektiv tė pėrbashkėt thotė inxhinieri pėr SETime.
Por nė artikull nuk mungojnė edhe kritikat qė nėnkryetarja e komisionit
parlamentar tė ekonomisė dhe financave Mimi Kodheli lėshon ndaj
qeverisė, pėr tė qenė mė e pėrgjegjshme pėr rėndėsinė strategjike tė
kėtyre burimeve. Ajo thekson nė intervistė se kuadri ligjor lė shumė
hapėsira pėr investitorėt e huaj, por shton se qeveria duhet tė jetė mė
transparente nė hartimin e marrėveshjeve.
Por zvėndėsministri i METE, Enno Bozdo nuk pajtohet me kėto kritika. Ai
shprehet se qeveria po punon pėr tė tėrhequr sa mė shumė investitorė tė
huaj nė Shqipėri duke lehtėsuar sa mė shumė kushtet e tyre, pavarėsisht
kohės sė nevojshme pėr tė marrė lejen mjedisore apo licencėn.