Receta Gatimi

Lista e simptomave te depresionit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Ide Lista e simptomave te depresionit



    Shumica prej nesh kane disa momente apo periudha te shkurta kur ndihemi te vetmuar, pikelluar apo depresinuar. Keto momente zakonisht jane normale qe nganjehere ndodhin gjate jetes. Ato mund te jene rezultat nga humbja e ndonje te dashuri, nje dite te veshtire, apo reaksion ndaj nje momenti lendues. Por, kur ndjenja e keqe, pikellimi dhe paaftesia per tu perballur me depresion e kaplojne nje person aq shume saqe aftesia e tyre per te bere jete normale keqesohet, atehere eshte e mundur se kemi te bejme me ata qe vuajne nga ajo qe e quajme cregullim depresiv i madh, qe gjithashtu quhet edhe depersion klinik, depresion unipolar apo depresion i madh. Jo formalisht kjo gjendje thjesht referohet si depresion.


    Depresioni mund te kete ndikim te madh ne jeten e atij qe vuan – ekspertet thone se efekti eshte i ngjashem me ate te diabetit, dhe disa gjendjeve te tjera kronike.
    Simptomat depresive ndryshojne dukshem nga nje person ne tjeter. Me se shpeshti personat me depresion ndjehet te pashprese, pikelluar, dhe humbin interesin per ti bere gjerat qe dikur i kane bere me qejf.

    Cfare eshte diferenca ne mese te shenjave dhe simptomave?
    Nje simptome eshte dicka qe ndjehet nga pacienti, si per shembull koke-dhembja, ndersa shenja detektohet edhe nga njerezit tjere, sic eshte vrulli.

    Me poshte do te gjeni disa nga shenjat dhe simptomat e asociuara me depresionin:
    Shenjat dhe simptomat psikologjike:
    Pikellim i panderprere apo disponim i ulet
    Mendime dhe ndjenja te te qenit i/e pavlere
    Ndjenje e vet-urrejtjes
    Ndjenja i/e te qenit pashprese
    Ndjenja i/e te qenit i pandihme
    Ndjenja per te vajtur
    Ndjenje e fajsise
    Iritueshmeri – edhe gjerat me te vogla ju iritojne
    Shperthime mllefi
    Patolerueshem ndaj tjereve
    Dyshime te parreshtura – e ke shume te veshtire te vendosesh edhe ne gjera te vogla
    E sheh te pamundur te kenaqesh me jeten
    Mendime te lendimit te vetvetes
    Mendime te vetevrasjes
    Brengosje e pareshtur
    Ankth i pareshtur

    Shenjta dhe simptomat fizike
    Levizjet e trupit mund te jene me te ngadalshme se sa kane qene me pare
    Probleme me perqendrim, kohezgjatja e koncetrimit mund te zvogelohet
    Te folurit mund te jete me i ngadalshem se sa ka qene
    Menyra e te ushqyerit dhe apetiti ndryshojne – thjesht, pacienti han me pak dhe humb peshe. Por, disa tjere mund te han me shume dhe shtojne pesh.
    Deshire e vogel per seks
    Mungese energjie, plogeshti, lodhje – edhe gjerat e lehta dhe te vogla behen te pakendshme dhe te veshtira
    Cikli menstrual i nje gruaje mund te ndryshoj
    Parehati – pacienti mund te shpejtoj dhe ngadalesoj me shpesh, leviz duart, kercas gishtat dhe e ka veshtire te ndej palevizur
    Dhembje te pashpjegueshme si koke-dhembje, dhembje shpine apo probleme me sistemin e tretjes
    Crregullime me gjume – veshtiresi per te fjetur, apo zgjohet gjate nates dhe nuk mund te fle. Studimet tregojne se 80% e atyre me depresion vuajne nga nje lloj i pagjumesise. Hypesomnia (fjetja e tepert) eshte gjithashtu e mundshme. Disa medikamente qe perdoren per te sheruar depresionin mundin te shkaktojne pagjumesine.

    Shenjat dhe simptomat sociale jane:
    Rezultate te dobeta ne pune
    Pune e dobet ne shkoll
    Shmangja e kontaktit me shoke/shoqe
    Braktisja e hobeve dhe gjerave qe ju interesojne
    Probleme me familje/probleme ne shtepi
    Ne disa raste te renda te depresionit, pacienti mund te perjetoj simptoma te psikozes – deluzion apo halucinacione (pak me e rralle).

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Vetem ne depresion mos kalofsh

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    depresioni eshte vdekja e njeriut !

    Faleminderit per keto info labe

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2012, 12:28 PM
  2. Anet pozitive te depresionit
    Nga ulkina nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 02:13 PM
  3. Sėmundjes sė depresionit i vjen fundi?
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2010, 11:46 PM
  4. Anoreksia nervore dhe bulimia, sinjale tė depresionit
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2008, 12:05 PM