Receta Gatimi

Banoret e Big Brother 5, jane te gjithe te spektaklit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Smile Banoret e Big Brother 5, jane te gjithe te spektaklit

    Spektakli mė i famshėm nė ekranet shqiptare tashmė ka filluar lojėn. Shqiptarėt kanė sytė nga banorėt, tė cilėt janė futur pėr tė treguar histori interesante dhe pėr tė pėrjetuar eksperiencė tė re, ndėrsa organizatorėt, nga banorėt tė cilėt janė bėrė pjesė e kėtij spektakli, kanė kėrkuar qė tė mbyllin tė gjithė profilet nėpėr rrjetet sociale. Kėshtu, ne hulumtuam gati pėr shumicėn e banorėve dhe nuk gjetėm asnjė profil, pėrveē disa fan page, tė cilat thuhet se janė hapur nga miqtė e tyre, tė cilėt do tė bėjnė tifo pėr banorėt. Ata qė janė futur tė parėt, tashmė kanė grumbulluar numėr tė madh fansash, por mbetet pėr t’u parė se kush do ketė mbėshtetje mė tė madhe.

    Meti, pas mossuksesit si model, provon BB

    Ka filluar si model qė nė moshė tė re nė Kosovė, ku edhe e kishte ndier veten jo tė suksesshėm pėr shkak tė mungesės sė popullaritetit. Edhe vetė Meti ka deklaruar se pėr shkak tė popullaritetit ėshtė futur nė kėtė spektakėl, qė mė pas tė vazhdojė rrugėn e tij si fotomodel. Ka qenė pjesė e shumė spektakleve tė njohura nė Kosovė, ndėrsa sė fundi ka marrė pjesė edhe nė spektaklin ‘’Edhe unė jam top model’’, qė ėshtė organizuar nga Televizioni 21 nė Kosovė. Meti tashmė ka edhe njė menaxher, qė do tė udhėheqė karrierėn e tij, ai ėshtė prezantuesi i njohur Labinot Gashi (Labi). Duke njohur aftėsitė dhe njohjet e tij, Labi do ta ndihmojė shumė Metin qė tė arrijė atė qė dėshiron. Gjithashtu, kjo pjesėmarrje nė BB atij do t’i sjellė jo pak famė, pasi do tė diskutohet pėrgjatė gjithė javėve sa do tė jetė pjesė e shtėpisė sė famshme.


    EDGAR ĒANI I PANGOPUR, PAS “MILIONER” SFIDON VETEN NĖ ‘’BB’’

    Shqiptari i parė qė arriti gati deri nė majat e kuicit “Kush do tė bėhet milioner” ėshtė Edgar Ēani, inxhinieri me origjinė nga Gjirokastra. Ai nė njėrin nga edicionet e kėtij kuizi ka arritur tė pėrgjigjet nė 14 pyetje. Ėshtė tėrhequr nė pyetjen e 15, duke mos dhėnė pėrgjigje, ndėrsa po tė pėrgjigjej nė pyetjen e fundit ai do tė fitonte 50 mijė euro. Kėshtu, Edgar Ēani ėshtė shqiptari i parė qė arriti deri nė kėtė nivel tė kuizcit, qė tė jetė shumė pranė shumės 50 mijė euro. Pikėrisht personazhi nė fjalė ėshtė bėrė pjesė e spektaklit tė njohur tė BB, duke dashur tė sfidojė veten edhe nė njė reality show. Edgari ėshtė i divorcuar, ndėrsa pėr momentin po bashkėjeton me tė pėrzgjedhurėn e tij. Nga martesa e parė ka njė fėmijė. Ai pėr momentin drejton njė emision nė NTV.


    GRACIANO TAGANI, BALERINI QĖ KĖRCEN KRAH INGRIDIT, DAFINĖS DHE RONELĖS

    Graciano Tagani ka lindur nė Selanik tė Greqisė. Qė nė moshė tė vogėl ka shfaqur talentin dhe dėshirėn e tij pėr kėrcim. Nė moshėn 11-vjeēare ai filloi studimet nė Shkollėn e Baletit dhe, gjatė kėsaj kohe, talenti i tij ka ardhur gjithnjė e nė rritje, duke u klasifikuar si njė nga balerinėt e rinj mė tė suksesshėm. Kėtė e tregojnė dhe pjesėmarrjet e tij nė shumė aktivitete e spektakle tė ndryshme dhe ēmimet e fituara nė kėto evente. Gracianos iu bė surprizė hyrja nė shtėpinė e famshme, pasi dėshira e tij pėr t’u bėrė pjesė e kėtij spektakli kishte filluar qė nė moshėn 18 vjeēe, kur kishte bėrė aplikimin e parė. Kurse tani qė ėshtė 20 vjeē, kjo dėshirė iu bė realitet. Tė gjithė ata qė e njohin Gracianon, e dinė se ai ka qenė njė nga balerinėt kryesorė, qė ka shoqėruar shumė kėngėtare tė njohura nė skenat e festivaleve, ndėrsa mė tė njohurat me tė cilat ka kėrcyer, janė: Ingrit Gjoni, Jeta Faqolli, Dafina Zeqiri dhe Ronela Hajati. Vajzat e ekranit me tė parė qė Graciano ėshtė bėrė pjesė e lojės, kanė filluar tė bėjnė tifo pėr balerinin e tyre.


    ERMALI VS. ELVISI, RIVAL NĖ MISTER & NĖ BB
    Dy djemtė bukuroshė, tė cilėt po ashtu janė bėrė pjesė e reality show-t ‘’Big Brother’’, mė herėt kanė qenė rivalė nė njė spektakėl bukurie, ndėrsa tani do tė sfidojnė njėri-tjetrin nė BB. Ermali i cili ka fituar kurorėn e mė tė bukurit tė Shqipėrisė nė vitin 2010, fillimisht kishte provuar veten nė disa spektakle tė tjera bukurie, siē ėshtė ‘’Top Model of Albania’’, ku thuhet se edhe pėrkundėr bukurisė dhe fizikut qė ka, ai ėshtė eleminuar qė nė paraqitjen e parė. Para se tė vazhdojė karrierėn e tij si model, Ermal Merdani ka punuar edhe si berber, ndėrsa mė vonė ėshtė bėrė pjesė e njė spektakli tė bukurisė, qė kishte organizuar stilisti Joni Peēi. Pėrveē berberit, gjithmonė duke u bazuar nė atė qė thotė shoqėria e tij, Ermali ka punuar edhe si barist nė lokalin ‘’Vogue Longe’’. Pas gjithė kėsaj eksperience, Ermali ka qenė edhe imazh i pėrgjitshėm i ‘’Bistiani-t’’, ku thuhet qė konkurrent kryesor nė ‘’Mister Albania’’ ka pasur pikėrisht bukuroshin tjetėr, Elvis Gjini. Edhe pėr 23- vjeēarin nga Gjakova tregojnė histori tė ndryshme tė
    jetės sė tij. Ka qenė pretendent pėr tė fituar kurorėn e mė tė bukurit tė vendit, por nė momentin e fundit ka ndryshuar vendimi. Elvis Gjini, me profesion ėshtė aktor, ka luajtur nė filmin ‘’Njė zemėr nė dy jetė’’ nė njė rol gangsteri, ku si protagoniste kryesore ka qenė Klaudia Bogdo, pjesėmarrėse nė ‘’Big Brother 4’’. Elvisi ėshtė pėlqyer shumė nga vajzat, dhe qė nė fillim shihen komente shumė pozitive nė adresė tė tij. ‘’Elvisi ka punuar si kamarier nė Shkugez (restorant nė periferi tė Gjakovės). Ka pasur njė lidhje dashurie serioze dhe vajza ka qenė myslimane e shkaku i ndarjes sė tyre kanė qenė kundėrshtimet familjare’’, – kėshtu na tregojnė disa burime tonat, tė cilat e njohin djaloshin nga Gjakova. Ėshtė pikėrisht familja e vajzės, e cila ka kundėrshtuar lidhjen me Elvisin. Mė pas ata janė ndarė dhe djali ka vazhduar karrierėn e tij si model.


    Toros: Me Gentianėn u njoha nė facebook, si u dhunua nga ish i dashuri


    Ka qenė njė miqėsi, qė ka lindur mes facebook-ut qė para disa muajsh. Gentiana e BB5, vajza e ardhur nga fshati Baba i Devollit, synimin e saj pėr t’u bėrė pjesė e “Big Brother” kishte filluar ta realizonte duke u afruar fillimisht me banorė tė saj tė preferuar tė “BB4”. Njė prej tyre ishte Toros, nė faqen e profilit tė tė cilit nė facebook ajo komentonte vazhdimisht.”Me Gentjankėn, siē unė i flas, jemi njohur me anėn e facebookut. Mė ka bėrė pėrshtypje mėnyra se si komentonte nė faqen time, ishte shumė aktive nė pėrgjigje dhe ishte tip tėrheqės, aq sa unė vendosa qė njė ditė t’i telefonoja. Ishte shumė argėtuese si natyrė, aq sa personalisht jam duke e parė “BB5” vetėm se ajo ėshtė nė lojė”, pohon Toros. Ish-konkurrenti i “BB4” ka realizuar disa foto me Gentianėn para se ajo tė hynte nė lojė, duke shpjeguar se mė pas e pėrforcuan mė shumė miqėsinė e tyre, kur ajo erdhi nė Tiranė. “E bėmė pjesė tė shoqėrisė sonė dhe shpesh i bėnim guidė me makinė nė Tiranė bashkė me Ervinin”, tregon ai. “Ndėrsa nė lidhje me historinė e dashurisė nė fshatin e saj mė kishte treguar qė ka pėrjetuar njė histori tė vuajtur dhe tė dhunshme nga ish i dashuri, gjė pėr tė cilėn kam ndier keqardhje, sepse mbi atė vajzė nuk mund tė ushtrohet dhunė. Por prapė Zoti i rregullon gjėrat, sepse nėse ėshtė dhunuar, tashmė po shohim t’i bėjnė masazh djem si Mister Albania, etj. Pėr sa i pėrket afrimitetit me djalin nga Kosova nė shtėpinė e BB5, unė i uroj ta shijojė, sepse ajo ėshtė vajzė shumė e dashur dhe di tė luajė. Ēfarė s’mė pėlqen, ėshtė se djemtė “modelė” nė lojė janė pak mendjemėdhenj dhe e anashkalojnė disi Gentėn, ajo e ndien kėtė gjė”. Genta vendosi tė aplikojė nė BB5 pas njė jete me gjyshėrit e saj nė fshat, ndėrkohė qė prindėrit aktualisht jetojnė nė Greqi. Sipas Torosit, “ajo ka pasur qėllim tė merrte pjesė nė BB4, pasi kėrkonte tė mė sfidonte mua si Toros, ndėrkohė qė nga bisedat qė kemi bėrė para hyrjes sė saj nė lojė, ajo ka ambicie pėr t’u bėrė e njohur”.


    Nė rrjetet sociale, Elvisi thyen rekord


    Kanė kaluar vetėm disa ditė qė kur ka filluar loja e madhe nė reality show ‘’Big brother’’, ndėrsa jashtė fansat, miqtė dhe tė afėrmit e banorėve po bėjnė namin pėr tė matur forcat nėpėr rrjetet sociale. Pėr momentin, si mė i pėlqyeri vazhdon tė kryesojė listėn Elvis Gjini nga Gjakova, ndėrsa pas tij listėn e ndjek modeli kosovar, Muhamet Alshiqi. Pėr momentin janė vetėm kėto dy konkurrentė, tė cilėt po thyejnė rekorde nėpėr rrjetet sociale, por pėrsėri Elvisi del si mė i pėlqyeri tė paktėn sa pėr fillim. Brenda njė kohe tė shkurtėr, ai ka grumbulluar jo mė pak se 16 mijė fansa, qė pėr njė fillestar ėshtė numėr rekord. Ėshtė shumė interesant personazhi i Ermal Merdanit qė hyri si ‘’Mister Albania’’, njė imazh shumė i njohur nė vend, ndėrkohė qė nėpėr rrjetet sociale nuk figuron shumė i pėlqyer, ai madje nuk ka mė shumė se 1 mijė fansa nė disa fan page tė hapura. Elvis Gjini, djaloshi qė studion Kriminalistikėn nė njė universitet privat tė Prishtinės, nė tri faqet e hapuara nė facebook rezulton mė i pėlqyeri. Ndėrsa nė anėn tjetėr, Meti Alshiqi me dy faqe, rezulton me 7 mijė fansa. /Panorama/

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Shum e qart kjo disa prej tyre i dija

  3. #3
    Chicago Boss 35% Maska e Al Capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Vendndodhja
    Jashte Shtetit
    Postime
    560
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Amaneti Andon Ledhit!

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    dhe ajo bjondja qe u fut te shtunen ishte miss....

    e kam then dhe nj her tjeter....kjo perzgjedhje e bigut sme ka pelqyer
    duhet te merrte njerez te cdo shtrese

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Iluzionisti digjet gjatė spektaklit
    Nga Erinaa nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2012, 05:52 PM
  2. Banorėt zbulojnė tanket e braktisura ruse nė mal
    Nga Enkelejda_24 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 01:21 PM
  3. Jo te gjithe janė alergjikė
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2009, 09:15 PM
  4. Mediu, kallėzohet nga banorėt e Gėrdecit
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 09:01 AM
  5. Banoret e “Big brother” kunder Olsit dhe Najades
    Nga Coca-Cola nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2008, 10:47 PM