Gramsh
Rasti mė i fundit i incestit ėshtė regjistruar nė njė fshat tė Gramshit. Ngjarja e rėndė ėshtė shėnuar nė njė fshat tė largėt tė kėtij rrethi, kufi me rajonin e Poliēanit. Njė 42-vjeēar, ka kryer marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė bijėn e tij minorene. Sipas burimeve zyrtare tė Komisariatit tė Policisė sė Gramshit bėhet e ditur se, ėshtė arrestuar 42-vjeēari, Ferit Jaupi, nga fshati Gjėrė i Komunės sė Poroēanit. I njėjti burim konfirmon se ndalimi i tij ėshtė bėrė pasi ėshtė dokumentuar me prova tė patjetėrsueshme qė ai ka kryer marrėdhėnie me dhunė nė gjini, me vajzėn e tij, A.Jaupi, vetėm 15 vjeēe.
Mėsohet se ngjarja e turpshme kishte ndodhur mė 14 shtator tė vitit tė kaluar, por qė ishte mbajtur sekret nga e bija e dhunuar si edhe nga e ėma, pėr shkak tė opinionit publik. Burime jo zyrtare bėjnė tė ditur se ka qenė e ėma e vajzės ajo qė ka bindur tė bijėn ta denonconte kėtė akt tė turpshėm qė kishte kryer bashkėshorti i saj. Madje, i njėjti burim saktėson se denoncimi ėshtė bėrė i pėrbashkėt nėna me tė bijėn, mė datė 15 tė kėtij muaji, nga ku organet policore kanė nisur hetimet.
Sipas ekspertit mjeko-ligjor, ėshtė provuar se ėshtė kryer akti seksual i dhunshėm ndaj minorenes. Pas hetimeve plotėsuese, Jaupi ėshtė arrestuar rreth orės 23:30 minuta tė dy ditėve mė parė nė banesėn e tij dhe dy orė mė pas ėshtė marrė masa e arrestit me burg ma afat ndaj 42-vjeēarit. Ndaj kėtij tė fundit rėndon akuza e veprės penale "marrėdhėnie seksuale me dhunė me persona nė gjini ose kujdestari", gjykimi i tė cilit pėrfshin dy nene tė Kodit Penal. Ky ėshtė rasti i parė qė nė Gramsh regjistrohet njė ngjarje e tillė, ndėrkohė qė tėrė fshati ka kėrkuar dėnimin maksimal tė Jaupit dhe dėbimin e tij nga fshati, edhe pas kryerjes sė dėnimit.