Receta Gatimi

Arrestohet babai, pėrdhunoi tė bijėn 15-vjeēare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Arrestohet babai, pėrdhunoi tė bijėn 15-vjeēare

    Gramsh

    Rasti mė i fundit i incestit ėshtė regjistruar nė njė fshat tė Gramshit. Ngjarja e rėndė ėshtė shėnuar nė njė fshat tė largėt tė kėtij rrethi, kufi me rajonin e Poliēanit. Njė 42-vjeēar, ka kryer marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė bijėn e tij minorene. Sipas burimeve zyrtare tė Komisariatit tė Policisė sė Gramshit bėhet e ditur se, ėshtė arrestuar 42-vjeēari, Ferit Jaupi, nga fshati Gjėrė i Komunės sė Poroēanit. I njėjti burim konfirmon se ndalimi i tij ėshtė bėrė pasi ėshtė dokumentuar me prova tė patjetėrsueshme qė ai ka kryer marrėdhėnie me dhunė nė gjini, me vajzėn e tij, A.Jaupi, vetėm 15 vjeēe.

    Mėsohet se ngjarja e turpshme kishte ndodhur mė 14 shtator tė vitit tė kaluar, por qė ishte mbajtur sekret nga e bija e dhunuar si edhe nga e ėma, pėr shkak tė opinionit publik. Burime jo zyrtare bėjnė tė ditur se ka qenė e ėma e vajzės ajo qė ka bindur tė bijėn ta denonconte kėtė akt tė turpshėm qė kishte kryer bashkėshorti i saj. Madje, i njėjti burim saktėson se denoncimi ėshtė bėrė i pėrbashkėt nėna me tė bijėn, mė datė 15 tė kėtij muaji, nga ku organet policore kanė nisur hetimet.

    Sipas ekspertit mjeko-ligjor, ėshtė provuar se ėshtė kryer akti seksual i dhunshėm ndaj minorenes. Pas hetimeve plotėsuese, Jaupi ėshtė arrestuar rreth orės 23:30 minuta tė dy ditėve mė parė nė banesėn e tij dhe dy orė mė pas ėshtė marrė masa e arrestit me burg ma afat ndaj 42-vjeēarit. Ndaj kėtij tė fundit rėndon akuza e veprės penale "marrėdhėnie seksuale me dhunė me persona nė gjini ose kujdestari", gjykimi i tė cilit pėrfshin dy nene tė Kodit Penal. Ky ėshtė rasti i parė qė nė Gramsh regjistrohet njė ngjarje e tillė, ndėrkohė qė tėrė fshati ka kėrkuar dėnimin maksimal tė Jaupit dhe dėbimin e tij nga fshati, edhe pas kryerjes sė dėnimit.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Arrestohet babai, pėrdhunoi tė bijėn 15-vjeēare

    c'behet keshtu, u prish bota.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Arrestohet babai, pėrdhunoi tė bijėn 15-vjeēare

    ku e con mendja kete, ky nuk ka as preardhe nga italianet

  4. #4
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Arrestohet babai, pėrdhunoi tė bijėn 15-vjeēare

    Babai monster : Si e perdhunova time bije




    Vajza rrėfen nė polici se i ati ishte rikthyer pas lindjes sė fėmijės, fryt i dhunimit, kėtė herė me prezervativ

    Vajza:Babai mė ngacmonte dhe pas lindjes

    Historia e plotė e 14-vjeēares dhe 2 vjetėt e tmerrit nga babai pervers. Nėnės i thamė qė mė kishin pėrdhunuar

    ELBASAN-Kur nuk kishin kaluar shumė kohė nga lindja e njė fėmije si pasojė e dhunės seksuale nga babai pervers, 16-vjeēarja ėshtė pėrballur sėrish me ngacmimet seksuale. Ka qenė pikėrisht denoncimi i saj, qė mė pas ēoi nė pranga Ferit Jaupin. Nuk ishte mjaftuar me pėrdhunimin dhe me marrėdhėniet qė ishin pėrsėritur para ardhjes nė jetė tė fėmijės, por kėtė herė 42-vjeēari kishte mėsuar se ekzistonin dhe metoda kontraceptive qė do ta lejonin tė vazhdonte marrėdhėniet me tė bijėn. Kur i ka kėrkuar sėrish t'i nėnshtrohet dėshirės sė tij, ai i ka treguar njė prezervativ duke i thėnė se e kishte zgjidhur problemin. Vajza qė deri tani nuk kishte hapur gojėn nga turpi dhe nga frika e tė atit, kishte vendosur tė mos nėnshtrohej mė. Gjen rastin pėr tė folur me tė ėmėn, e cila e dinte pėr shtatzėninė dhe lindjen, por jo nga bashkėshorti i saj, dhe i tregon gjithēka. Nėna qė deri atėherė ishte fshehur nga opinioni i njė pėrdhunimi nė pyll tė vajzės sė saj ka vendosur tė shkojė nė polici me vajzėn, pėr t'i dhėnė fund perversitetit tė sė shoqit.

    Alibia e pėrdhunimit

    Ferit Jaupi ka pranuar para hetuesve se ka pėrdhunuar vajzėn e tij dhe ka fshehur gjithashtu shtatzėninė, duke e justifikuar me njė pėrdhunim qė vajzės i kishte ndodhur nė njė pyll afėr shtėpisė nga njė djalė i panjohur. A. Jaupi nė moshėn 14-vjeē e ka fshehur gjithēka i kishte ndodhur dhe madje i ėshtė nėnshtruar edhe kėrkesės sė vazhdueshme tė babait tė saj pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale, deri nė ardhjen nė jetė tė njė fėmije, fryt i pėrdhunimit. Edhe pėr shtatzėninė nė familje ishte gjetur njė justifikim. Bashkėshortes, ai i kishte thėnė se vajza ishte pėrdhunuar, teksa shkonte me bagėti nė pyll nga njė djalė, por qė do ta mbanin tė fshehur, pasi do tė bėhej turpi i fshatit. Kjo ka mjaftuar qė nėna tė ndihmonte pėr fshehjen e shtatzėnisė sė vajzės sė mitur deri nė lindjen nė Maternitetin e Elbasanit. Historia e pėrdhunimit nė pyll do tė pėrdoret edhe pėr personelin mjekėsor dhe vajza e mitur lind me operacion njė foshnje tė seksit femėr. Gjatė gjithė kohės ajo kishte heshtur dhe i vetmi qė kishte qenė i pranishėm me tė kishte qenė babai i saj.

    Denoncimi

    Njė familje qė jetonte nė kufijtė e varfėrisė totale, me tė ardhura nga rritja e bagėtive do tė kthehej nė njė bumerang qė fsheh njė perversitet nga mė primitivėt. Babai i 6 fėmijėve ka abuzuar seksualisht me vajzėn e madhe nė moshėn 14-vjeēare dhe nga ky abuzim kishte lindur edhe njė fėmijė. Vera, nėna e vajzės nuk do ta besonte kurrė se ishte pikėrisht bashkėshorti i saj pėrdhunuesi misterioz i vajzės dhe babai i fėmijės, qė ajo kishte pasur nga ky pėrdhunim. Ajo nuk do ta kishte mėsuar kėtė histori, nėse vajza nuk do tė ishte rrėfyer pėr gjithēka i kishte ndodhur, pasi babai ka vazhduar me abuzimet. Rrėfimi i vajzės nuk ka ardhur shtatorin e vitit 2006, kur kishte ndodhur pėrdhunimi dhe kishin vazhduar ngacmimet seksuale tė babait tė saj, as nė momentin kur nga kjo marrėdhėnie lindi njė fėmijė, por kur babai manjak kishte vendosur tė rikthehej kėtė herė me ndihmėn edhe tė njė prezervativi. Kur kanė rifilluar ngacmimet dhe kėrkesat e babait pėr tė kryer sėrish marrėdhėnie seksuale, atėherė vajza ka vendosur t'i tregojė gjithēka nėnės. Sapo ka mėsuar tė vėrtetėn ka vendosur bashkė me vajzėn tė shkojė nė polici. Vajza e mitur ėshtė shprehur nė dėshminė e saj se fėmijėn e kishin braktisur dhe madje kujtonte se kishte firmosur njė letėr e detyruar nga i ati. Nė moshė tė mitur ajo ka kėrkuar nga policia tė mėsojė edhe se ku ndodhej fėmija i saj. Dashuria e njė nėne bėnte tek ajo efektin e vet edhe pse kishte ardhur nga njė tmerr qė nuk donte ta kujtonte. Vajza nuk ėshtė kėrcėnuar nė armė qė tė heshtė dhe tė veprojė ashtu si i ka thėnė i ati. Policia ka marrė dėshmitė e dy femrave dhe ka verifikuar lindjen nė Maternitetin e Elbasanit. Po kėshtu janė verifikuar fakte e data tė deklaruara nga dy femrat. Vetėm pas kėtyre procedurave ėshtė vendosur ndalimi i menjėhershėm i 42-vjeēarit, Ferit Jaupi. Vajzės sė mitur dhe tė dhunuar i ėshtė ofruar edhe ndihma e shoqatave dhe e e psikologėve, por nėna e saj ka deklaruar se pėr momentin do ta mbajė nė shtėpi dhe mė pas ndoshta do tė mendohet se ēfarė do tė bėhet me vajzėn tashmė 16-vjeē.

  5. #5
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Arrestohet babai, pėrdhunoi tė bijėn 15-vjeēare

    Apeli i familjes: Tė dėnohet me vdekje

    Gramsh, nė familjen e 42-vjeēarit qė pėrdhunoi tė bijėn. Flasin tė afėrmit: Shteti tė ndihmojė tė miturėn

    E ėma dhe tė afėrmit e Ferit Jaupit e kanė shumė tė vėshtirė ta besojnė atė qė ka ndodhur. Nėna e tij, Lija, ndien dhimbje pėr dramėn qė i ka ndodhur mbesės sė saj 15-vjeēare, ndėrsa nuk i intereson aspak ajo qė mund tė ndodhė me djalin e saj, Feritin. Nuk i kanė paguar as avokat, madje kanė vendosur ta braktisin atė. Dhunėn seksuale tė ushtruar ndaj tė bijės, e moshuara e quan tė pafalshme dhe kėrkon dėnimin kapital pėr tė. Vetėm pak ditė mė parė policia e Gramshit vuri nė pranga 42-vjeēarin e akuzuar pėr pėrdhunim tė vajzės, me tė cilėn kishte sjellė nė jetė edhe njė fėmijė. Pėr tė ėmėn e Feritit dhe vėllain e tij, ajo qė ka ndodhur ėshtė mė shumė sesa njė tragjedi.

    Babai i Feritit ka vdekur para njė viti. E ėma qė prej 17 vjetėsh ka zbritur nga fshati Poroēan dhe jeton nė fshatin Mashaj qė ėshtė mė afėr qytetit tė Gramshit. Lija, e ėma ka lindur dhe rritur tetė fėmijė. Tė gjithė tė martuar dhe me shtėpi mė vete. Jeton me tė voglin, qė ka ardhur direkt sapo ėshtė njoftuar pėr turpin qė ka bėrė i vėllai i tij. Nė familje ka rėnė hija e vdekjes pėr sė gjalli. Askush nuk hyn e pakkush prej tyre dalin nga shtėpia. Tė gjithė shprehen se po pėrjetojnė njė vdekje pėr sė gjalli. Lije Jaupi, e ėma e ka tė vėshtirė tė flasė pėr atė qė i ka ndodhur. "Ē‘tė them! Turpi mė ka zėnė pėr sė gjalli dhe nė kėtė moshė qė i kam kaluar tė shtatėdhjetat. Kam rritur tetė fėmijė, por nuk e kam besuar se kam rritur njė kafshė dhe jo njeri. Mos tė na e kthejnė gjallė! Nuk ka mė vend pėr tė as nė familje dhe as nė fshat. Ku ėshtė pa e dėgjuar qė baba tė bėjė kėtė turp mė gocėn e vet?! Nuk duam ta dimė se ku e kanė dėrguar e nuk duam ta dimė se ēfarė ligji e kap. Ka dėnim me vdekje? Le ta zbatojnė se pėr atė ēfarė t‘i bėsh ėshtė pak. Na ka nxi faqen nė sy tė fshatit dhe nuk dalim mė te dera e shtėpisė. Do ishim mė tė qetė, pėr atė Zot, sikur tė na kishte vdekur. E dija se do ta qaja e do tė ngushėllohesha me shtatė tė tjerėt e gjithė nipėrit e mbesat e mia. Po, kėshtu ėshtė mė mirė tė mos jetojmė as ne", thotė Lija. Edhe Xhavit Ēekrezi, daja i tij ishte i tronditur nga ngjarja. "Nuk ka mė turp. Njolla qė mė bėri im nip nuk do tė na hiqet brez pas brezi. As nuk duam ta dimė se ēfarė bėhet pėr tė, por ende nuk jemi tė qartė se a janė tė vėrteta ato qė janė thėnė apo jo. Sidoqoftė, i besojmė. Nuk flitet qė nipi im tė kthehet, por mė vjen keq pėr fėmijėt e tij dhe aq mė tepėr pėr vajzėn qė vuajti kėtė mėnyrė. A ka ligj me vdekje nė kėtė shtet?" - pyet ai. "As nuk do tė interesohemi pėr tė dhe as nuk bėhet fjalė pėr avokat. Natyrisht qė do tė interesohemi pėr fėmijėt e tij se janė nipėrit dhe mbesat e mia. Tė paktėn tė mos mbeten pa bukė. Na ka lėnė me kokėn pėrdhe e turpin nuk e pėrcjellim dot", ka pohuar vėllai i tij, Adriani.



    Ndihma


    Xhaxhai i vajzės sė pėrdhunuar: Shteti tė ndihmojė tė miturėn


    Adrian Jaupi, vėllai i tė arrestuarit, ka kėrkuar dhe ndihmė nga shteti, pasi familja e Feritit ėshtė tejet e varfėr dhe nė gjendje shumė tė vėshtirė ekonomike.

    "Kam vetėm njė kėrkesė. Shteti t‘i ndihmojė sadopak pjesėtarėt e kėsaj familjeje tė mbetur nė pikė tė hallit. Ata nuk kanė asnjė tė ardhur dhe duhet t‘u vihet nė ndihmė, sidomos tani qė vėllai im ėshtė arrestuar dhe asnjė prej tyre nuk punon", ka thėnė Adriani. Sipas tij, i duhet dhėnė ndihmė edhe mbesės, e cila ėshtė nė gjendje tejet tė traumatizuar. "Shteti tė mendojė pėr vajzėn e pėrdhunuar qė po ēmendet nė shtėpi. Ndoshta ajo ka nevojė tė dėrgohet nė ndonjė qendėr rehabilitimi qė tė mos shtrohet nė ndonjė spital psikiatrik. Sa pėr vėllain le tė mos kthehet kurrė e ligji tė veprojė pa mėshirė pėr tė", ka pėrfunduar ai.

    Pas arrestimit, familja Jaupi e ngujuar nga skamja dhe turpi


    E pamundur tė udhėtoje drejt fshatit qė e pėrjeton kėtė ngjarje i turpėruar. Vendosur mes malesh, Gjera, njė fshat shumė larg qendrės sė Komunės sė Poroēanit, veē izolimit nga dėbora, tashmė duhet tė vuajė edhe njė "izolim" moral pėr turpin e bashkėfshatarit tė tyre. Nė Gramsh, pakkush mund tė dijė se si dhe nga mund tė shkohet gjer nė Gjerė. Madje, as kryetari i Komunės sė Poroēanit, Mefail Kllogjėri, nuk jep rrugėzgjidhjen e udhėtimit. Ai vetė, vetėm njė herė ka shkuar nė kėtė fshat tė largėt, pėr fushatėn elektorale. Ndėrsa ngjarja ka marrė "dhenė", brenda Komisariatit tė Policisė sė Gramshit, ruhen ende detaje tė papublikuara qė tė mos barroset mė familja Jaupi sikurse vetė familjarėt, me kokėn ulur, flasin shumė pak pa pranuar as kamera televizioni e as aparat fotografik.

    Mėsohet se bashkėshortja bashkė me pesė fėmijėt e saj, ėshtė ngujuar brenda katėr mureve tė shtėpisė pėr tė mos dalė prej andej nga pesha e turpit tė tė shoqit tė saj dhe tėrė familjes. Tani Verės i duhet tė rrisė e vetme pesė fėmijėt e saj, por tė merret edhe me vajzėn 15-vjeēare, e cila tashmė ėshtė shumė e traumatizuar dhe nė njė gjendje tejet tė dėshpėruar.

    Fėmijėt dhe e zonja e shtėpisė, po kalojnė tri ditė pa bukė, pasi skamja, mė tepėr se nė ēdo shtėpi tjetėr tė fshatit, ėshtė ulur kėmbėkryq te gjashtė pjesėtarėt e kėsaj familjeje. Mė e madhja vajza e viktimizuar, katėr tė tjerėt vijnė nė vit e nė vit mė poshtė moshės sė saj. Mė i vogli vetėm gjashtė vjeē, ende pa hyrė nė klasė tė parė. Jetonin me rrogėn e Feritit si druvar, tashmė, gruaja, Vera dhe vajza e traumatizuar duhet tė mbajnė peshėn e familjes vetėm 1500 lekė ndihmė nga komuna dhe gjashtė krerė bagėti qė kanė nė kasolle. Asnjė prej anėtarėve tė kėsaj familjeje tė gjorė nuk mund tė dalė qė tė nxjerrė ndonjė tė ardhur pėr tė mbajtur frymėn gjallė.

    Ndėrsa kryefamiljari qė kreu aktin makabėr dje ėshtė dėrguar pėr nė Burgun e Peqinit, foshnja qė mban numrin 26, koincidencė kjo edhe me datėn qė u arrestua i ati, mėsohet nga policia lokale se ėshtė dėrguar nė njė shtėpi jetimėsh nė qytetin e Durrėsit.


    Masa e sigurisė nė Gjykatėn e qytetit tė Gramshit


    Mbetet nė burg babai qė pėrdhunoi tė bijėn


    Ferit Jaupi ka dalė dje pėrpara togave tė zeza nė qytetin e Gramshit. Trupi gjykues e ka lėnė atė nė masėn e sigurisė burg pa afat, edhe pse ai ėshtė treguar tejet i penduar pėr veprimin qė kishte bėrė. Madje, dy ditė mė parė, ai kishte deklaruar se i vinte turp pėr veprimin qė kishte kryer dhe donte qė ta varnin nė litar. Mė pas ai u dėrgua nė Burgun e Peqinit. Arrestimi i 42-vjeēarit erdhi pas denoncimit tė 15-vjeēares dhe nėnės sė saj, pasi e mitura kishte sjellė nė jetė njė foshnjė, pjellė e pėrdhunimit tė babait tė saj.

    Koha e seancės sė pyetjeve ka zgjatur mė tepėr se nė ēdo rast tjetėr nė policinė e Gramshit. Mėsohet se ka qenė i vėllai i Feritit, ai qė ka lajmėruar policinė e kėtij rrethi pėr aktin qė kishte kryer i vėllai me vajzėn e vet. Ka qenė ora 21:00 e 26 nėntorit ajo qė ka sjellė Ferit Jaupin ose Elezin siē e ka jashtė emėrtimit tė zyrės sė gjendjes civile. Para se i vėllai tė merrte guximin tė denonconte vėllain monstėr, kanė qenė gruaja dhe e bija ato qė kanė bėrė me dije te kunati apo xhaxhai i vajzės aktet e turpit pas gjėmės qė kishte ndodhur.

    "Tentonte tė kryente sėrish marrėdhėnie seksuale edhe pas lindjes, duke mė ndjekur nga dhoma nė dhomė dhe nga ky shkak vendosėm mė nėnėn t‘i tregonim xhaxhait", mėsohet tė ketė deponuar vajza nė polici. Kjo e fundit do ta arrestonte fillimisht si i akuzuar pėr vjedhje nė njė firmė private ku punonte si druvar nė mal dhe porsa i ėshtė bėrė pyetja e parė, 42-vjeēari ka pranuar nė ēast. "Mė vrisni se kam bėrė njė krim tė madh", ka pohuar ai para se tė niste procedurat e pyetjeve. Para tij janė sjellė me urgjencė edhe gruaja, edhe vajza e dhunuar.

    Dialogu mes tyre ka qenė tepėr rrėnqethės. "Mė fal moj bijė se unė e bėra turpin", i ka thėnė i ati vajzės qė lindi me tė vajzė, ndėrsa gruaja i ėshtė kthyer "Ti nuk ke lėnė grua nė fshat, apo nuk tė dolėn ato dhe unė qė iu ktheve tėt bije" dhe ėshtė matur ta gjuajė. Mėsohet se personazhi i kėsaj ngjarjeje ishte pėrdorues alkooli dhe kur kalonte masėn e pijes, rrihte tė gjithė pjesėtarėt e familjes. Nė shtėpi vinte jo mė tepėr se dy herė nė muaj dhe ditėn e 14 shtatorit tė vitit tė kaluar kishte kryer aktin seksual me vajzėn, nė dhomėn e gjumit tė banesės sė tij, kur nuk ishte gruaja nė shtėpi. Sakaq, aktet e tij ishin pėrsėritur edhe pas lindjes sė saj duke i thėnė vajzės sė tij se tashmė nuk do tė ngelej mė shtatzėnė se po pėrdorte prezervativė!

  6. #6
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Arrestohet babai, pėrdhunoi tė bijėn 15-vjeēare

    nje veprim i tille i kryer nga ky baba meriton te vdese se sa te rroje me . asnje falje nuk pranohet nga ai . ky njeri ti kish vene gishtin kokes me pare. nuk mendoj se alkooli ka te beje ne veprimin e tij. njoh persona te cilet jane te alkoolizuar ne max por nuk kane abuzuar kurre me femijet e tyre. ky njeri ka pasur nje problem mendor sepse nuk ka mundesi. sado te alkoolizuar te jete njeriu prap eshte i vetedijshem sado pak mbi te gjitha kur prek femijen tend qofte djale apo vajze. ajo vajze ka pasur kurajo dhe ka duruar te atin. te isha ne vend te saj nese im ate do te me jepte vetem thjeshte nje ngacmim ose veprim pervers do ta vrisja me duart e mija dhe do te vendosja vete ligjin. me falni se e zgjata shume .

  7. #7
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Arrestohet babai, pėrdhunoi tė bijėn 15-vjeēare

    Boooooom!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Itali, 60 vjecari le shtatezene te bijen 10 vjecare
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-07-2011, 03:06 PM
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-08-2010, 03:42 PM
  3. Perdhunonte te bijen, arrestohet shqiptari
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-03-2010, 06:20 AM
  4. Babai plagos tė bijėn, lidhje me shqiptarin
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-10-2009, 02:35 PM
  5. Incest ne Argjentine; babai, 7 femije me te bijen
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 08:15 AM