Kryeqyteti, sot i pėrfshirė nga tingujt prej orės 18.00 deri nė mesnatė

Katėr kukulla super tė mėdha "SkyDancer" do tė jenė tė fiksuara nė bulevard dhe tre tė tjera gjigante tė komanduara nga njerėz do ecin pėrkrah njerėzve. Ėshtė Nata e Bardhė.

Pas njė dite tė qetė pushimi, qytetarėt do tė kenė mundėsi sonte tė festojnė njė natė me tė gjithė. Njė natė nė rrugė. Bashkia e Tiranės e cila organizon festėn e madhe me rastin e 29 Nėntorit, ditės sė Ēlirimit, ka planifikuar dhjetėra aktivitete qė startojnė nė orėn 18.00 e pėrfundojnė nė mesnatė. Axhenda pėrfshin aktivitete pėr fėmijė, adoleshentė, tė rritur dhe tė moshuar.

Pėr mė tė vegjlit festa nis me njė teatėr marionetash nga artistė bullgarė dhe dekor tė teatrit tradicional tė kukullave. Dy balerinė do tė shoqėrojnė lėvizjet e marionetave, pėr tė bėrė gjithēka mė tė ngrohtė e mė tė kuptueshme pėr spektatorėt e vegjėl. Sipas organizatores sė aktivitetit, Belinda Balluku, Nata e Bardhė do tė ofrojė surpriza. "Tė lindur pėr tė lexuar" ėshtė njė projekt qė nis nė dy nga parqet e gjelbra nė kryeqytet. Te lulishtja pas monumentit tė Skėnderbeut dhe tek ajo pranė Galerisė sė Arteve. Animatorė tė specializuar do tė lexojnė nė prani tė fėmijėve libra tė njohur tė literaturės pėr tė vegjėl. Dekori qė do tė shoqėrojė kėto aktivitete do tė jetė i magjishėm. Flluskat e sapunit do tė mbushin gjatė gjithė kohės atmosferėn dhe kukulla tė stėrmėdha do tė bėjnė tė dukshėm nga larg folenė e lexuesve tė vegjėl.

Nė trotuarin para bashkisė njė personazh tjetėr i njohur, xhaxhi Piktori, do tė krijojė grupet e piktorėve tė vegjėl, tė cilėt do tė konkurrojnė pėr aftėsitė e tyre. Gjithashtu, xhaxhi Piktori do tė pėrdorė Face Painting (lyerjen e fytyrave) qė pėlqehet shumė nga fėmijėt. Materialet qė do tė pėrdoren do tė krijojnė figura me tullumbace, me dru, gozhdė, vida, tela, lego, pastela, etj.

Nga fėmijėt te tė moshuarit, Nata e Bardhė sjell tė tjera aktivitete. Ekspozita tematike "90 vjet kinema nė Tiranė" do tė mbledhė veteranėt pėr tė parė pamjet qė tregojnė se mbas pavarėsisė trupat austriake hynė Tiranė gjatė luftės sė parė botėrore. Mė tej nė pėrkujtim tė 29 Nėntorit do tė ēelet njė ekspozitė me foto "artistėt nė role patriotėsh dhe partizanėsh" dhe si gjithnjė nė fund njė formacion me kėngė partizane.

Pėr herė tė parė kėtė vit romėt do tė kenė hapėsirėn e tyre. Nė bulevardin Zogu i Parė, grupe tė kėtij komuniteti do tė shpalosin para njė publiku tė gjerė talentin e tyre tė njohur artistik.

Por pa koncertet e mėdha nė sheshet kryesore Nata e Bardhė nuk do tė kishte famėn qė e karakterizon dhe popullaritetin e madh.

Ndaj muzika klasike, ajo moderne, turbofolk do tė pėrcillet live nga artistė vendas dhe tė huaj. Koncerti i madh do tė zhvillohet nė sheshin "Skėnderbej" nė orėn 21.30 minuta.

Pėrpos aktiviteteve argėtuese do tė ketė edhe evenimente sociale, si projekti FREE HUGS. Kjo ėshtė njė lėvizja e re botėrore kundėr mbylljes sė individit, vetmisė e harresės qė lanēohet nė Tiranė me rastin e Natės sė Bardhė, me qėllim mbledhjen e fondeve pėr bamirėsi. Djem e vajza me bluzat e dedikuara tė kėtij projekti do tė pėrshkojnė bulevardin "Zogu i Parė" duke dhuruar atė qė sot mungon, ngrohtėsinė njerėzore.

Ky ėshtė viti i katėrt qė kryeqytetasit, por jo vetėm, mė 29 Nėntor dalin nė rrugė pėr tė festuar. Mijėra qytetarė qė vijnė edhe nga rrethe tė tjera si dhe Kosova argėtohen deri nė orėt e vona. Karakteristikė e kėsaj feste janė xhirot nė trotuare, lokalet e tejmbushura dhe grupimet apo duartrokitjet para grupeve artistike. Gjithsesi, nuk duhet harruar se sot dilet pa makinė, ose ajo parkohet larg rrugėve kryesore. Janė totalisht tė pakalueshme nga automjetet dy bulevardet kryesore, si dhe rrugėt qė lidhin qendrėn e Tiranės me Unazėn. "Zemra" e kryeqytetit Natėn e Bardhė ėshtė vetėm e qytetarėve.


Axhenda


Pas orės 18.00


Nuk lėvizin automjetet nė:

Bulevardin Dėshmorėt e Kombit

Bulevardin "Zogu i Parė"

Rrugėn e Durrėsit

Rrugėn e Shallvareve

Rrugėn "Dėshmorėt e 4 Shkurtit"



Nata e Bardhė


Axhenda e aktiviteteve festive


ora 18:00 Banda e qytetit nis festimet nga Rruga e Durrėsit deri te sheshi "Nėnė Tereza"


ora 18:30 Projekti "Tė lindur pėr tė lexuar" te lulishtja "Skėnderbej" dhe Galeria e Arteve


ora 19:00 Vizita, Bashkia e Tiranės hap dyert pėr qytetarėt


ora 19:00 Kėndi i veteranėve te lulishtja "Vėllezėrit Frashėri"


ora 19:30 Teatri i kukullave bullgare rruga pedonale pas Bashkisė sė Tiranės


ora 19:30 Krijojmė me xhaxhi Piktorin nė trotuarin para Bashkisė sė Tiranės


ora 20:00 Koncert i organizuar nga Universiteti UFO nė bulevardin "Zogu i Parė"


ora 20:00 Projekti "Free Hugs, Pėrqafomė!" nga bulevardi "Zogu i Parė" dhe vijon nė drejtim tė ish-bllokut


ora 20:00 Koncert klasik "Harqe" tek Ura e Madhe mbi lumin Lanė


ora 20:30 Nata rome nė bulevardin "Zogu i Parė"


ora 21:00 Koncert pop-rock te rruga "Dėshmorėt e 4 Shkurtit"


ora 21:00 Koncert nga Radio +2 te Rruga pas Tajvanit


ora 21:30 Koncerti i madh nė sheshin "Skėnderbej"


ora 21:30 Koncerti "What‘s up" i kompanisė AMC te sheshi "Nėnė Tereza"