Njė grup deputetėsh tė Parlamentit tė Republikės sė Kosovės do tė bėjnė njė kėrkesė zyrtare pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė. Njė kėrkesė e tillė do tė bėhet nga 12 deputetė dhe pritet tė firmoset nga 30 deputetė gjithsej, duke bėrė kėshtu qė tė mundėsohet limiti pėr shqyrtim parlamentar tė ligjshmėrisė sė kėrkesės.
Kjo kėrkesė vjen pasi qeveria e Kosovės vendosi tė pranojė njė fusnotė e cila pėrjashton pėrdorimin e termit Republikė nė mjediset e jashtme diplomatike dhe tė tjera. Bėhet e ditur se kėrkesa e deputetėve ka mbėshtetjen edhe tė kryetarit tė Parlamentit, Jakup Krasniqi. Kjo kėrkesė ka mbėshtetje dhe nga deputetėt e minoritetit turk nė Kosovė, raporton Agjencia e Lajmeve NOA.
Sakaq sot, kryeparlamentari i Kosovės, Jakup Krasniqi duke komentuar pranimin e fusnotės nga Qeveria e Kosovės, nėnkuptoi se nuk ishte pro kėsaj fusnote, kur tha se pėr tė sqaruar nėse kjo ėshtė bėrė nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Kosovės apo jo, i takon Gjykata Kushtetuese tė Kosovės ta thotė fjalėn e vetė. Edhe pse nuk ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė se a ėshtė dėmtuar Kosova nga kjo fusnotė, ai ka lėnė tė kuptohet se zhvillimet nė shoqėri, jo gjithnjė janė pozitive.
Ndėrkohė nga burime tė Prishtinės bėhet e ditur se grupi i 12 deputetėve nismėtarė, kėto ditė do tė gjendet nė Tiranė ku do tė ketė njė takim me presidentin shqiptar, Bamir Topi. Raportimi bėhet nga mediat greke nga tė cilat po ashu mėsohet se kėta deputetė tė Prishtinės do ti paraqesin Topit, kėrkesėn pėr bashkim tė dy shteteve tė njė kombi.
I menjėhershėm reagimi i mediave greke lidhur me kėtė raportim. Disa media nė Athinė shkruajnė se pas kėsaj nisme, i druhen shumė zhvillimeve nė ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė pasi atje dihet se popullsia shqiptare ėshtė nė masėn e tė paktėn 37 pėr qind dhe njė reaksion zinxhir do tė ishte i mundshėm.
Burimi:
Telegrafi