Partneriteti i Nokias me Microsoftin rezultoi me zgjimin pėrfundimtar tė tė dyja kompanive nė tregun e telefonave tė menēur dhe futjen e tyre nė shoqėrinė e lartė, e cila deri tani pėrbėhej nga iOS dhe Android, derisa Windows Phone mezi bėnte pėr veti njė pėr qind tė tregut.

Paraqitja e linjės sė telefonave Lumia befasoi pėr tė mirė publikun, pėr shkak se telefonat e Nokias u dėshmuan tė jenė produkt i klasės sė parė. Prapėseprapė, madje dhe krahas karakteristikave shumė tė mira dhe ēmimit jo tė lartė, tregu kishte mungesė pėr njė pajisje qė do tė mbulonte segmentin e tregut me kėrkesa mė tė ulėta. Pėr kėtė ndryshim pritej qė Microsoft tė ulte pragun e kėrkesave dhe tė mundėsoj Windows Phone tė punoj edhe nė Lumia 610, i cili vjen me procesorin qė punon nė 800 MHz dhe qė ka 256 MB memorie, pėr tė cilėn gjė edhe u publikua arna pėr Windows Phone SDK qė mundėson testimin nė emulatorin e ri.

Nokia Lumia 610 punon me ndihmėn e procesorit tė pėrmendur nė 800 MHz, telefoni ka 256 MB memorie punuese, 8 GB depo pėr tė dhėna, LCD ekranin 3.7” me rezolucionin 480 x 800, kamerėn prej 5 megapiksel dhe baterinė prej 1300 mAh nė krejtėsisht 120 gram sa ėshtė masa e pajisjes.

Siē flitet, Windows Phone punon shumė mirė edhe nė Lumia 610, qė do tė bėj tė lumtur ata qė pėr 150 euro dėshirojnė tė kenė njė telefon tė mrekullueshėm.

Burimi:

Telegrafi