Cdo ditė tė paktėn 14 mijė persona vdesin nė tė gjithė botėn nga sėmundje qė lidhen me ujin, ajrin dhe ushqimin e ndotur me lėndė kimike tepėr tė rrezikshme pėr shėndetin. Po kush janė zonat mė tė ndotura nė tė gjithė globin? Le tė shohim njė listė me 10 prej tyre, tė konsideruara nga organizmat ndėrkombėtare tė shėndetėsisė si “zonat vdekjeprurėse”:

10) Kabwe, Zambia – Galeritė e para pėr nxjerrjen e zinkut nga kjo zonė datojnė qė nga viti 1902 dhe zgjatėn deri nė vitin 1994. Mijėra persona humbėn jetėn gjatė kėsaj periudhė pėr shkak se hapja e minierės ndoti ujėrat nėntokėsore qė furnizonin qytetin me ujė tė pijshėm. Niveli i toksikimit mbetet ende alarmant, ndėrkohė qė tek fėmijėt gjurmėt e helmimit janė fatale.

9) Chernobyl, Ukrainė – Vendndodhja e aksidentit mė tė rėndė bėrthamor. 20 vjet mė vonė niveli i lėndėve toksike nė ujė, ajėr dhe ushqimet bimore ėshtė tepėr i lartė. 5 milionė banorė banojnė nė zonėn e prekur Chernobyl. Numri i personave qė ndėrrojnė jetė nė moshė tė re pėr shkak tė kancerit dhe lindjet me defekte mbeten alarmante.

8 )Norlist, Rusi – Vendndodhja mė e madhe nė botė e pėrpunimit tė metalit qė emėton cdo vit 2 milion ton dioksid sulfurik. Jetėgjatėsia e personave qė punojnė nė kėtė kompleks ėshtė 10 vjet mė e ulėt se mesatarja kombėtare e Rusisė, 15.8 pėrqind e vdekjeve mes fėmijėve lidhen me problemet me frymėmarrjen.

7) Dzerzhinsk, Rusi – 300 mijė ton lėndė kimike janė grumbulluar nė kėtė zonė qė nga viti 1930 deri nė 1998. Nė disa zona niveli i dioksinės nė ujė ėshtė 17 milion herė mė i lartė se maksimumi i lejueshėm. Nė vitin 2003 numri i vdekjeve ishte 260 pėrqind mė shumė se ai i lindjeve, ndėrkohė qė jetėgjatėsia mesatare pėr banorėt ėshtė deri nė 42 vjec.

6) La Oroya, Peru - Rreth 35 mijė banorė thithin cdo ditė ajrin e ndotur me grimca metalike. 99 pėrqind e popullsisė ka nivelin e toksimit nė gjak mbi normat e lejueshme, vdekjet nė moshė tė re gjithnjė e mė tė shumta dhe shkatėrrim i prodhimeve bujqėsore pėr shkak tė shiut acid.

5) Vapi, Indi – 400 kilometėr tubacion pėr shkarkimin dhe depozitimin e mbetjeve toksike industrial ka shkretuar zonat nėpėr tė cilat kalon. Mes lėndėve tė dėmshme janė cianid, pesticidet dhe lėndė tė tjera helmuese. Mėrkuri nė ujin e pijshėm ėshtė 96 pėrqind mė i lartė se standardi ndėrkombėtar. Numėr alarmant vdekjesh qė vijnė nga sėmundjet respiratore dhe kanceri.

4) Sukinda, Indi – Zona qė prodhon 97 pėrqind tė kromit nė vendin e madh aziatik. 30 milion ton shkėmbinj tė zhvendosur qė kanė prekur njė zonė tė gjėrė gjeografike. Niveli i kromit hekzavalent rreth 60 pėrqind mė i lartė se standardi ndėrkombėtar. 2.6 milion njerėz tė prekur nga kjo “katastrofė”.

3) Tianying, Kinė – Zona qė siguron prodhimin mė tė madh tė plumbit nė tė gjithė Kinėn, prania e tė cilit nė ajėr ėshtė 10 herė mė e lartė se standardi shėndetėsor kombėtar nė Kinė. 140 mijė njerėz tė prekur nga kjo ndotje.

2) Linfen, Kinė – Siguron 2/3 e prodhimit kombėtar tė qymyrit nė Kinė. Ajri mė i ndotur nė rang kombėtar (ndoshta mė i ndoturi nė botė). Falė industrisė, ajri ėshtė “i pasuruar” me arsenik dhe dioksid sulfurik. 3 milion banorė tė prekur nga ndotja, jetėgjatėsia mesatare nė nivele tė ulta dhe nivele alarmante tė toksikimit tek fėmijėt.

1) Samgyit, Azerbajxhan – 40 punishte tė grumbulluara nė tė njėjtėn zonė, qė tė gjitha merren me pėrpunimin e lėndėve kimike, tepėr helmuese. Emėtojnė nė mjedis 12 mijė ton lėndė toksike vdekjeprurėse. 250 mijė persona, tė prekur nga kanceri. Mundėsia pėr t’u diagnostikuar me kėtė sėmundje nė kėtė zonė ėshtė 51 pėrqind mė e lartė se standardi ndėrkombėtar.