Kjo ėshtė koha e vitit kur ekspertėt e udhėtimeve pėrpiqen tė parashikojnė sa mė mirė se ēfarė ndodh apo mund tė ndodhė pėrgjatė vitit qė po vjen. Ky ėshtė parashikim i publikuar nga BBC-ja pėr udhėtarėt e vitit 2012.
PėrmbledhjeVeē pasigurisė pėr eurozonėn, ekonomia globale po pėrmirėsohet dalėngadalė, qė nėnkupton se individėt dhe kompanitė janė mė tė prirur pėr tė rritur buxhetet e tyre pėr udhėtimet e biznesit por edhe tė kėnaqėsisė. Por, ashtu si dhe pėrmirėsimet nė ekonominė globale, edhe rritjet e buxheteve pėr udhėtimet do tė jenė tė ngadalta.

Rritja e kėrkesės pėr udhėtime nė 2012-n do tė nėnkuptojė edhe ēmime mė tė larta pėr transport, karburant, strehim dhe ushqim, me rritje mė tė mėdha nė rajonet me rritje tė madhe ekonomike si Azia, India dhe Amerika e Jugut. Udhėtimet e biznesit nga dhe drejt Japonisė do tė vazhdojnė tė pėrmirėsohen, por gjithsesi nuk do tė ketė rritje tė ēmimeve pėr kėtė destinacion tė cilėsuar deri mė tani njė nga vendet mė tė shtrenjta nė botė.

Me problemet ekonomike nė Evropė, kėrkesa dhe ēmimet pėr udhėtimet nė kėtė rajon mund tė kenė luhatje, por kėto nuk do tė jenė tė mėdha. Kompanitė evropiane pritet qė tė shkurtojnė shpenzimet pėr udhėtimet e klasit, duke pėrdorur mė shumė hotele tė nivelit tė mesėm dhe duke u kėrkuar udhėtarėve tė pėrdorin makinat apo trenat nė vend tė avionėve. Nėse Greqia rikthen dhrahminė, ēmimet atje mund tė ulen duke sjellė edhe njė pėrqendrim tė turistėve nė atė shtet.

Nė Shtetet e Bashkuara ēmimet e hoteleve do tė vijojnė rritjen nė qytete si Nju Jorku, Bostoni, Uashingtoni, Los Anxhelosi dhe San Francisko ku biznesi lulėzon, por do tė mbeten tė pandryshueshme nė qytete tė tjera ku rikuperimi ekonomik ėshtė mė i ngadaltė. Fluturimet nė Shtetet e Bashkuara janė tashmė 10-20% mė tė larta se dy vjet mė parė dhe pritet qė ēmimet tė vijojnė tė jenė tė larta ndėrsa kompanitė po ulin kapacitetin, konsolidohen, ose si “American Airlines” e cila falimentoi, po ulin pėrfitimet. Ja ēfarė pritet tė ndodhė…

Fluturimet

Ēmimi i naftės tashmė ėshtė ulur me 100$ pėr fuēi dhe kjo po ēon nė mosrritjen e ēmimeve nga ana e kompanive ajrore. Por nga ana tjetėr, kompanitė evropiane mund tė kenė probleme nė rast se pėr shkak tė ekonomisė sė dobėt kėrkesa pėr udhėtime ajrore do tė ulet. Nė Shtetet e Bashkuara fluturimet janė tė larta dhe do tė vazhdojnė tė tilla pasi kompanitė vazhdojnė tė ulin kapacitetin. Nė Indi, ideja pėr udhėtime tė pakta u pa e parezultat, kėshtu qė pritet tė ketė shtime tė udhėtimeve nė mėnyrė qė kompanitė tė mbijetojnė.

Pavarėsisht urgjencės sė shumė kompanive aziatike pėr udhėtime me kosto tė ulėt, udhėtimet brenda Azisė do tė vijojnė tė rriten, sipas kėrkesės pėr fluturime, brenda dhe jashtė rajonit. Nė 2012-n, aeroporti ndėrkombėtar i Pekinit nė Kinė pritet qė tė kalojė nė numėr fluturimesh aeroportin amerikan nė Atlanta si aeroporti botėror mė i madh.

Ēmimet e hoteleve

Bota po pėrjeton njė shtim tė menjėhershėm tė hoteleve dhe shtimi i shumė dhoma po e mban tė palėvizshėm rritjen dramatike tė ēmimeve. Pas vitesh qė ēmimet rriten ndjeshėm, nė Shangai tashmė po shikohet njė ekuilibrim dhe e njėjta gjė po ndodh edhe nė Nju Jork ku rritja vijon, por qė do tė ishte shumė herė mė e madhe nė rast se nuk do tė ishin hapur hotele tė reja. Nga krahu tjetėr, ēmimet po rriten 20-30% ēdo vit nė qytete me zhvillim tė madh si Sao Paulo dhe Rio de Zhaneiro nė Brazil, ku ndėrtimi i hoteleve tė reja nuk ka mundur tė ndalė rritjen qė bazohet nė shtimin shumė tė lartė tė kėrkesave. Nėse kėtė vit keni ndėrmend njė udhėtim nė Rio, bėni mirė tė filloni tė kurseni qė tani.

Koha pėr udhėtim

Hendeku mes ēmimeve nė pikun e sezonit dhe jashtė pikut po rritet edhe mė shumė nė gjithė botėn. Nėse mund tė udhėtoni jashtė pikut (nė dimėr nė Evropė, nė verė nė shkretėrirė dhe nė zonat ku bėhet ski), do tė gjeni ēmime vėrtet tė leverdisshme. Por nėse planifikoni udhėtime nė pikun e sezonit, bėni mirė tė merrni me vete njė dorė tė mirė parash dhe njė portofol mė shumė se plot.

Interneti

Lajmi i mirė ėshtė se shumė hotele, qoftė edhe tė mesme kanė nisur tė ofrojnė linjė interneti falas. Lajmi i keq ėshtė se shumė njerėz po pėrdorin kompjuterat, laptopėt apo edhe telefonat, duke bėrė qė linja tė jetė e mbingarkuar. Disa hotele ofrojnė linja tė ngadalta falas (pėr tė kontrolluar e-mailin apo pėr tė lundruar nė internet), por tarifojnė nė rast se pėrdor mė shumė megabajt duke parė filma apo duke ngarkuar foto tė mėdha. Ndėrsa nė fluturim interneti ka qenė deri mė tani pėrvojė amerikane, linjat ajrore nė vende tė tjera po pėrpiqen gjithashtu qė tė pėrshtasin njė sistem satelitor qė t’i lejojė udhėtarėve tė lidhen nė tokė apo det. Pritet qė rezultatet tė shihen nė kėtė vit qė vjen

Celularėt

“Smart phone”-t e udhėtarėve biznesmenė do tė jenė nė qendėr tė vėmendjes, duke u pėrdorur edhe pėr tė hapur dyert e dhomave tė hoteleve dhe pėr tė bėrė pagesat me to nė vend qė tė pėrdoren kartat e kreditit. Do tė ketė mė shumė reklama pėr t’i inkurajuar njerėzit tė rezervojnė dhe menaxhojnė udhėtimet pėrmes celularėve.

Takimet

Pjesėmarrja nė panaire dhe konventa do tė rritet kėtė vit. Shumė kompani i ndaluan udhėtimet jo shumė tė rėndėsishme 2-3 vitet e fundit dhe udhėtarėt e biznesit do tė jenė tė etur tė dalin jashtė zyrave dhe tė rindėrtojnė marrėdhėniet me kolegėt dhe klientėt. Sidoqoftė, kontrolli i shpenzimeve do tė jetė sėrish nė vėmendjen e kompanive, kėshtu qė stafet ka mundėsi qė tė qėndrojnė nė hotele tė lira, tė pėrdorin linjat ajrore ekonomike dhe tė hanė nė restorante me ēmime mė tė ulėta.

Mbi tė gjitha, ndėrsa do tė jeni duke udhėtuar mė shumė kėtė vit, ka mundėsi qė ju apo punėdhėnėsi juaj tė jetė duke pėrllogaritur kufizim buxheti qė nėnkupton mė pak luks dhe mė tepėr shpenzime tė matura.