, Mėnyra e tė ushqyerit mund tė ndihmojė nė ruajtjen e rinisė sė trurit? Nėse do tė bazohemi nė pėrfundimet e studimit mė tė fundit, mesa duket po. Sipas studimit tė sapo publikuar nė Neurology u vu re se personat e moshuar qė kanė njė nivel tė lartė tė disa vitaminave tė grupit B (B1, B2, B6, B12), vitaminat C, D dhe E dhe nivele tė larta tė acideve yndyrore omega 3 (tipike tek peshku) arrinin rezultate mė tė larta nė teste tė zhvilluar mbi ta. Ndėrkohė qė personat qė kishin nivele tė larta tė acideve yndyrore trans (tė konsideruar si acidet mė pak tė shėndetshme) arritėn rezultate mė tė kėqija nė teste.
Studimi
Studimi u realizua nė SHBA nga kėrkuesit e Universitetit tė Shkencės dhe Shėndetit nė Oregon, nė mbi 104 persona me moshė mesatare 87 vjeē. Po pėrse u mendua se ėshtė pikėrisht niveli i kėtyre vitaminave dhe acideve yndyrore omega 3 qė ndikojnė nė ruajtjen e rinisė sė trurit? Arsyeja ėshtė e thjeshtė: U mendua se kėto substanca mund tė ishin tregues tė vlefshėm tė konsumimit tė ushqimeve (siē janė perimet me gjethe tė gjelbra, frutat dhe peshku), qė sipas studimeve tė mėparshme ishte arritur nė pėrfundimin se ishin tė nevojshme pėr shėndetin e trurit. Nė kundėrshtim me kėtė, acidet yndyrore trans janė konsideruar si tregues tė njė diete pak tė shėndetshme, tė pasura kryesisht me ushqime tė yndyrshme, tė pasura me margarinė dhe ushqime tė skuqura. Po pėrse duhet tė marrim pėr bazė rezultatet e kėtij studimi? Sipas njėrit prej mjekėve mė tė njohur italianė, efikasiteti njohės u studiua nėpėrmjet testeve neuropsikolegjikė, tė cilėt janė tė ndjeshėm ndaj rėnies moshore dhe masin aspekte tė memories, inteligjencės, si dhe elementė tė depresionit. Ajo qė del nga ky studim, por qė sigurisht duhet tė rikonfirmohet nga studime tė tjera, ėshtė se karakteristikat e trurit mund tė ndikohen nė mėnyrė tė efektshme nga mėnyra e tė ushqyerit qė ndiqet nga persona tė ndryshėm.