Tre krerėt e grupit tė piratėve informatikė, LulzSec (Lulz Security) tė dyshuar pėr njė sėrė krimesh kibernetike nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėrfunduan nė prangat e FBI-sė.
Tre anėtarėt ranė nė pranga, pasi njėri prej bashkėpunėtorėve tė tyre, vendosi tė bashkėpunonte me hetuesit federal. Ndaj tyre rėndojnė akuza tė rėnda tė ngritura nga hetuesit federalė. Dosja e plotė pritet tė publikohet pėr mediat pas verifikimeve tė mėtejshme.
LulSec ka marrė pėrgjegjėsinė pėr njė sėri sulmesh tė ashtuquajtura tė profilit tė lartė. Pre e tyre kanė qenė servera tė institucioneve dhe administratės amerikane, madje dyshohet se ata kanė mundur tė futen edhe nė vetė kompjuterat e FBI-sė dhe se kanė tentuar tė marrin nėn kontroll kompjuterat e CIA-s.
Grupi LulzSec, mendohet se ka lidhje me grupin tjetėr tė piratėve informatikė, Anonymous. Kėta tė fundit, muajin e kaluar publikuan njė bisedė telefonike tepėr konfidenciale mes agjentėve tė FBI-sė dhe atyre britanikė, ku po diskutohej pikėrisht lufta ndaj krimit kibernetik.
FBI dyshon se biseda ėshtė pėrgjuar nga LulSec, qė pėr tė humbur gjurmėt ka publikuar tė dhėnat nė emėr tė Anonymous.
Burimi:
TOP CHANNEL