Mė nė fund pak shpresa pėr ndėshkim, pėr ata politikanė qė nuk kursehen kurrė sė premtuari tek shqiptarėt por qė rrallė herė e mbajnė ndonjė premtim tė dhėnė.
Nė Komisionin e Kuvendit pėr Ēėshtjet Ligjore, Administratėn Publike dhe tė Drejtat e Njeriut, u miratua tė martėn me votat e mazhgorancės dhe opozitės, ndryshimi nė Kodin Penal dhe atė Civil tė Republikės.
Neni i ri qė u fut ėshtė: Ofrimi ose dhėnia e tė hollave apo tė mirave materiale, bėrja e premtimeve pėr vende pune ose pėr favorizime tė tjera nė cilėndo formė, me qėllim qė tė marrė firmėn pėr paraqitjen e kandidatit, pėr tė votuar pro ose kundėr njė subjekti zgjedhor ose kandidati apo pėr tė marrė pjesė ose jo nė votime, pėrbėn kundravajtje penale dhe dėnohet me burgim nga gjashtė muaj deri nė dy vjet.
Nė kėtė mėnyrė, politikanėt shqiptarė tė ēdo krahu tani e tutje, tė paktėn sipas ligjit tė ri qė u miratua me konsensus, duhet ta bėjnė mend mirė kur premtojnė pa hesap.
Propozimi u bė nga opozita dhe u pėrkrah nga mazhoranca. Nė Komision marrin pjesė deputetėt Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Ilir Bano, Dashnor Sula, Tritan Shehu, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Arenca Trashani, Ylli Lama, Ramiz Ēobaj, Paulina Hoti, Edi Paloka, Fatos Hoxha, Mesila Doda, Saimir Tahiri, Arben Isaraj, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Shegush Ligori, Ermonela Felaj, Dashamir Peza, Astrit Bushati, Pandeli Majko, Tom Doshi.