Receta Gatimi

Kriza nė Greqi, shqiptarėt braktisin emigracionin


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Drejtesia Kriza nė Greqi, shqiptarėt braktisin emigracionin



    Ėndrra pėr njė jetė mė tė mirė pėrtej kufirit ka mbaruar pėr familjen Shahini. Pas vitesh tė gjata emigrimi nė Greqi, bashkėshortėt kanė marrė vendimin pėr t’u rikthyer nė vendlindje.

    Kriza ka pėrmbysur pritshmėritė e tyre, ashtu si tė shumė shqiptarėve tė tjerė qė tokėn helene e kanė parė si vendin e mundėsive mė tė mira pėr jetesė.

    Silva ka jetuar 14 vjet nė Greqi, e emigruar qė nė kohėn e trazirave tė 1997. Ndėrsa Xhaferri, bashkėshorti i saj 9 vjet. Ata janė lidhur dhe kanė krijuar familjen e tyre atje.

    “Kam ikur nga Shqipėria nė vitin 1993, kam studiuar nė Itali dhe nė vitin 2001 kam shkuar nė Greqi ku u njoha me Silvėn dhe vendosa ta ndiqja atė. Impakti i parė ishte shumė i vėshtirė sepse gjuha qė nuk e dija, puna… Gjithsesi me kalimin e kohės u ambjentova”, tregon Xhaferri.

    Por sė fundmi kanė vendosur tė rikthehen. Thuajse ēdo ditė informohemi pėr vėshtirėsitė ekonomike nė tė cilat po gjendet fqinji ynė: Greqia. Kriza po lėkund frikshėm themelet e shtetit, sikurse ka vėnė nė pikėpyetje qėndrimin e mijėra emigrantėve atje.

    “Kriza ishte arsyeja kryesore qė u larguam nga Greqia pasi firma ku punoja falimentoi. Kalova nė asistencė dhe ndėrkohė kėrkoja tė punėsohesha diku tjetėr, por ishte e pamundur. Ndėrmarrjet ose mbylleshin ose bėnin shkurtime nė personel”, shton burri.

    Megjithėse nė vendlindje, rikthimi nėnkupton nisje nga e para pėr kėta njerėz qė nė mė shumė se njė dekadė kanė pasur njė jetė tė stabilizuar edhe pse nė emigrim: “Akoma nuk jam ambjentuar me realitetin shqiptar.”

    Por Silvana e ka gjetur shpejt mundėsinė e saj. Ajo ėshtė vetėpunėsuar menjeherė nė zanat. Ka hapur njė flokėtore dhe shpreson qė gjithė investimi i bėrė mos e lerė pa gjė.

    “Ėshtė kėnaqėsi pėr mua qė u riktheva. Tani kam bėrė njė investim me njė mikeshėn time shumė tė mirė”, thekson Silvana.

    Kriza ka qenė njė argument i mjaftueshėm pėr kthimin nė vendlindje tė familjes Shahini, por jo argumenti i vetėm: “Rėnia e ekonomisė ndihej goxha, ndihej nė faturat e energjisė, ujit, ēmime etj. Por nuk ka qenė vetėm kjo arsyeja. Ne kemi dashur gjithmonė qė fėmijėt tė rriteshin nė Shqipėri.”

    Vetėm pak muaj tė ikur nga Greqia, familja ende nuk e ka gjetur veten, megjithėse nė vendlindje. Rikthimi prej ēiftit konsiderohet emigrim i dytė.

    Burimi:

    TOP CHANNEL

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    po kthehen te shkretet...po ktej nga ne esht akoma me lum !!

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    ... mos vet shum keq po me vjen sinqerisht per Shqiptaret qe jane ne greqi pasiqe edhe ne Shqiperi nuk eshte dhe aq mire ... :S

    nese vjen ajo kohe edhe ketu, vec me ik emigrant n`Australi se s'mbet gje tjeter...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrse femrat braktisin tė dashurit?
    Nga vaaldr1n nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-09-2012, 09:06 PM
  2. Shqiptaret ne Greqi dhe arvanitasit.
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 06:56 PM
  3. Facebook nė krizė? Vetėm 34 mijė pėrdorues e braktisin
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 05:28 PM
  4. Meshkujt braktisin tė dashurat e sėmura
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 07:51 PM
  5. Kriza shqiptare
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-01-2007, 12:00 AM