Receta Gatimi

VETMIA,kjo semundje ngjitese!..


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    VETMIA,kjo semundje ngjitese!..

    Vetmia
    pėrhapet mes njerėzve njėsoj si gripi, apo sėmundjet e tjera ngjitėse. Kėtė e thekson edhe njė studim i bėrė nga psikologėt e Universitetit tė Ēikagos, Universitetit tė Kalifornisė nė San Diego dhe ata tė Universitetit tė Harvardit, tė cilėt kanė qenė edhe autorė tė njė artikulli tė botuar nė “Journal of Personality and Social Psychology”. “Kemi vėnė re njė skemė tė ēuditshme ngjitėse: kur ndihen mė tė vetmuar, njerėzit janė tė prirur tė spostohen drejt fundit tė rrjetit shoqėror”, ėshtė shprehur John Cacioppo udhėheqėsi i studimit. “Nė periferi njerėzit kanė mė pak miq dhe vetmia e tyre i ‘detyron’ tė humbasin dalėngadalė edhe ata pak miq qė u kishin mbetur”.

    Para se tė “mbeten krejtėsisht jashtė”, personat nė periferi ua transmetojnė ndjenjat e vetmisė miqve tė mbetur, qė edhe kėta tė fundit rrezikojnė tė zhvillojnė nė vetvete vetminė. “Kėto efekte sforcimi na tregojnė se makina jonė sociale mund tė konsumohet me kalimin e kohės, siē ndodh natyrshėm me ēdo gjė”, shton Cacioppo.

    Studiuesit u nisėn nga tė dhėnat e “Framingham Heart Study” (FHS)nė origjinė i programuar pėr tė vėzhguar patologjitė kardiake, qė kur mori jetė nė vitin 1948 me 5209 persona, u pėrhap si nga numri i popullsisė (tashmė numėron 12 mijė subjekte, mes tė cilėve fėmijėt dhe nipėrit e grupit tė parė), ashtu edhe nga testet tė cilėve u janė nėnshtruar subjektet. Sot kėto teste pėrfshijnė matjet relative si tė depresionit ashtu dhe vetmisė. Objekt i studimit tė tanishėm kanė qenė 5124 persona me qėllim matjen e problemit tė vetmisė. Ky studim i gjatė qė ka nisur prej dy vjetėsh parashikon qė subjektet pjesėmarrėse t’u pėrgjigjen pyetėsorėve dhe intervistave ku pėrfshihet gjithashtu lista e miqve dhe personave me tė cilėt janė mė tė lidhur. Kėshtu studiuesit kanė mundur tė hedhin dritė mbi historitė e miqėsive tė subjekteve tė ndryshme, si dhe marrjen e informacione nga intervistat e vazhdueshme mbi vetminė. Vetėm nė kėtė mėnyrė studiuesit kanė arritur tė hartojnė njė skemė tė izolimit qė pėrhapet, ku personat e prekur nga vetmia janė tė prirur ta ngushtojnė gjithnjė e mė shumė rrethin e tyre shoqėror. Me pak fjalė, njerėzit e vetmuar “infektojnė” ata qė kanė rreth e rrotull.

    “Shoqėria do tė pėrfitonte shumė nėse do ta pėrballonte nė mėnyrė dinjitoze problemin e personave tė vetmuar duke i ndihmuar ata tė krijojnė rrethin e tyre shoqėror, si dhe tė ngrinin njė barrierė mbrojtėse kundėr vetmisė. Studimet paraardhėse kanė treguar se vetmia dhe mungesa e kontakteve kanė njė efekt negativ shumė domethėnės mbi shėndetin e pėrgjithshėm dhe mirėqenien e njerėzve mė tė moshuar”, ėshtė shprehur financuesi i studimit.

    Femrat janė mė tė prekura dhe “infektohen” mė lehtė nga vetmia sesa meshkujt. Ky ėshtė edhe pėrfundimi i studimit shkencor tė kryer nga psikologėt amerikanė. Siē u nėnvijėzua edhe mė lart personat e vetmuar janė tė prirur t’ua transmetojnė ndjenjat e tyre tė trishtuara personave qė i rrethojnė, fenomen qė nė fund i bėn tė izolohen nga shoqėria. Pėr vetminė kemi dėgjuar tė flitet shumė, sidomos tani qė po kalojmė njė periudhė krize. Nė fakt, janė tė shumta femrat, por jo vetėm ato, qė vuajnė nga kjo “patologji”, pėr shkak tė stresit nė punė, familje, shoqėri e kudo. Por le t’i rikthehemi edhe njė herė studimit, sipas tė cilit para se tė humbasin miqtė personat e vetmuar ua transmetojnė ndjenjat e vetmisė atyre pak miqve tė mbetur. Bėhen mosbesues ndaj tė tjerėve, duke krijuar njė rreth vicioz qė e bėn edhe mė tė vėshtirė krijimin e miqėsive tė reja. Ajo qė nevojitet nė kėto raste ėshtė ndihma. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė njerėzit ta njohin vetminė dhe t’u qėndrojnė afėr personave tė prekur prej saj pėr ta pėrballuar mė mirė kėtė periudhė tė vėshtirė, duke mos injoruar asnjėherė kambanat e alarmit para se tė jetė shumė vonė.

    “Sekreti pėr tė luftuar vetminė ėshtė qė tė kuptoni se e gjithė kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė sinjal biologjik i trupit tonė. Nė njė periudhė tė caktuar tė jetės, tė gjithė njerėzit ndihen tė vetmuar, ashtu siē ndiejnė urinė ose etjen. Nėse zhvillohet ndjenja e izolimit nuk duhet nėnvlerėsuar, por duhet kėrkuar menjėherė ndihmė. Vetėm kėshtu mund tė njihen simptomat e kėsaj sėmundjeje dhe mė pas tė gjendet kura e mundshme. Edhe pse “virusi” ėshtė i ri, vaksina njihet prej kohėsh: ‘Gjeni kohėn pėr tė qenė mik me tė tjerėt. Kjo ėshtė rruga e lumturisė’ thoshte Nėnė Tereza”, ka pėrfunduar John Cacioppo.

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    tani....kur nje vajz e klases psh , rri vetem , apo dhe kur esht mes shoqesh nuk flet.....nrm qe pak nga pak do ngelet krejtesisht vetem...

    sa per kte

    Nė njė periudhė tė caktuar tė jetės, tė gjithė njerėzit ndihen tė vetmuar
    personalisht sjam ndjer kurr vetem ....!

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e mOrtaja123
    Anėtarėsimi
    Jun 2011
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    703
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    tani....kur nje vajz e klases psh , rri vetem , apo dhe kur esht mes shoqesh nuk flet.....nrm qe pak nga pak do ngelet krejtesisht vetem...
    te till kam edhe une por mendoj se shoqri qe e rrethon duhet te mundohet qe ta inkuadroj edhe ate ne shoqri, personat qe rrin vetem ose qe nuk flasin mendoj se kan munges vetbesimi poashtu ndikim te madh ka edhe familja ne formimin e personalitetit te tij.

    Kurse une ne familjen time jam vetem nje djal mirpo nuk ndiej aspak vetmi, marrja me ativitete mendoj se ndihmon shum ne luftimin e vetmis

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vetmia tė jep mundėsinė
    Nga briken nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 08-01-2014, 06:39 PM
  2. Pas ndarjes, pse ėshtė e mirė vetmia?
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2012, 05:03 PM
  3. Puna dhe vetmia tė ēojnė nė depresion !!
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-03-2012, 07:25 PM
  4. Divorci - semundje ngjitese!
    Nga ardona nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2010, 02:31 AM
  5. Kartolina si njoftim pėr infektim me sėmundje
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:28 PM