SIDA / Infektohen ēdo vit mbi 30 persona, neglizhohet testimi

Nga dita nderkombetare kunder SIDA-s

Sipas specialistėve tė ISHP-sė aktualisht ka 251 tė infektuar me SIDA, por mendohet se numri i tyre ėshtė rreth 1000

Sėmundja vdekjeprurėse e SIDA-s po gjen gjithnjė e mė shumė terren nė vendin tonė ndėrkohė qė diagnostikimi pėr virusin HIV ėshtė tepėr i ulėt. Ky ėshtė konstatimi i specialistėve tė Institutit tė Shėndetit Publik, sipas tė cilėve, numri i tė infektuarve kėtė vit ka arritur rekord me plot 40 raste tė reja. E ndėrsa zyrtarisht numri total i rasteve tė konstatuara me sėmundjen e SIDA-s aktualisht ėshtė 251 specialistėt e ISHP-sė mendojnė se ky numėr ėshtė shumė herė mė i lartė, por nuk janė zbuluar pėr shkak tė testimit tė ulėt. Tė dhėnat u bėnė tė ditura nga ISHP-ja njė ditė para Ditės Ndėrkombėtare tė Luftės Kundėr SIDA-s.

Prevalenca

Testimi i ulėt dhe diagnostikim pasiv, duke sjellė raste gjithnjė nė rritje tė tė infektuarve me virusin HIV. Kjo vėrehet tek tė prekurit me HIV-AIDS nė Shqipėri edhe pse sėmundja ka njohur pėrhapje tė madhe dhe vdekshmėri. "Nėse para vitit 2000 kishte 7 ose 8 raste tė reja nė vit tė infektuarish me virusin HIV kėto 4 vitet e fundit ky numėr ėshtė 3-fishuar",- pohojnė specialistėt e ISHP-sė, duke shtuar se kjo pėrbėn njė situatė shqetėsuese. Megjithatė ata pohojnė se pėrhapja e sėmundjes, krahasuar me vendet e tjera evropiane mbetet e ngadaltė, ndėrkohė qė vdekshmėria sipas statistikave qė nga viti '92 ėshtė 55 persona. "Ne kemi tė dokumentuar shifrėn 251 tė tė prekurve me HIV-AIDS, por mendojnė se ajo mund tė jetė realisht 700 deri nė 1000",- pohojnė specialistėt e ISHP-sė duke shtuar se dy vitet e fundit nuk janė bėrė studime rivlerėsimi, por ajo qė mjekėt kėrkojnė ėshtė balanca mes parandalimit dhe trajtimit tė tė sėmurėve me AIDS. "Shumica e rasteve janė nė stad simptomatik, ndėrkohė qė njė pjesė tjetėr ėshtė ajo e heshtura, ajo qė ndodhet nėn majėn e ajsbergut",- shprehet mjeku infeksionit pranė QSUT-sė, Arjan Harxhi.

Fenomeni

Nėse pak vite mė parė sėmundja thuhej tė ishte marrė nga emigrimi, tashmė sėmundja po qarkullon brenda vendit dhe po rrit numrin e tė infektuarve nė mėnyrė tė frikshme. Ky ėshtė konstatimi i specialistėve tė ISHP-sė, tė cilėt, pas gjurmimit tė rasteve tė reja qė shfaqen ēdo vit, vėrejtėn se sėmundja nuk ėshtė vetėm e importuar nga jashtė. Dukuri e re, po sipas tė dhėnave tė fundit tė ISHP-sė, ėshtė shtimi i numrit tė femrave tė infektuara nė vit me kėtė virus. "Numri i femrave me HIV pozitiv ka ardhur nė rritje, nė mėnyrė tė veēantė pas vitit 2000. Femrat pėrbėjnė 29.5% tė rasteve me HIV/AIDS nė Shqipėri",- pohojnė specialistėt e ISHP-sė, duke shtuar se vlen pėr t'u pėrmendur se ky virus po prek sidomos moshat e reja dhe qė vetėm kėtė vit, numri mė i madh i rasteve i pėrkasin grupmoshave 25-34 vjeē dhe 35-44 vjeē. Ndėrkohė, sa i takon numrit tė fėmijėve tė infektuar nga HIV/AIDS ėshtė 17, ku, 12 prej tė cilėve janė infektuar nėpėrmjet transmetimit vertikal dhe 5 tė tjerė pėrmes gjakut.

ISHP: Marrėdhėniet seksuale, fajtore pėr SIDA-n nė 87% tė rasteve

Rruga e transmetimit tė sėmundjes vdekjeprurėse SIDA vazhdon tė mbetet rruga seksuale me 87% tė rasteve (heteroseksuale 77% dhe homo-biseksuale 10%). Tė ndodhur pėrballė kėtij fakti, specialistėt e Institutit tė Shėndetit Publik kėshillojnė tė pėrdoren masa mbrojtėse gjatė marrėdhėnieve seksuale. "Secili prej nesh mund te jetė pre e virusit vdekjeprurės e rėndėsishme ėshtė qė tė gjithė tė pėrdorin masa mbrojtėse, pėr tė parandaluar njė fatkeqėsi tė pashmangshme",- theksuan specialistėt e ISHP-sė. Ndėrsa, sa i takon tė infektuarve pėr shkak tė transfuzionit tė gjakut, po sipas specialistėve tė ISHP-sė, ėshtė 4 pėr qind.