Receta Gatimi

Te therrassss.....ku je?......


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Te therrassss.....ku je?......

    Ndodh qe njeriu ne jete te jete ndonjehere i pa qarte me veten e tij,
    ndonjehere kerkon gjera qe i mungojne,e ndonjehere gjerat qe i ka pa e vene re se i ka,dhe serisht ndjen mungesen e tyre…..
    ndonjehere ndihem bosh….dhe pse rrethohem c’do dite nga njerez qe me duan,qe me dhurojne gjithe dashurine e kesaj bote…
    ndonjehere kerkoj nje cep vetem te strukem aty,ku askush te mos me shoh,nuk dua as dashuri e as perkedhelje ne ato momente……..
    dua vetem nje cop vend te me dhuroj qetesine qe shpirti im ka nevoj..
    zgjohem me deshiren per te bera gjera te bukura e te medha………por ashtu si pa pritur me bien forcat,sikur te kisha dike pas meje qe me pret krahet per fluturim…
    mendimet me ngaterronin boten time….krijonin nje kaos te vertet….
    Njerez qe me shikonin…..qe kerkonin vemendjen time,familjaret e mi…..qe me uronin me zerin e zemres…
    Dhe une qe thjesht I shihja….si nje njeri qe sheh nje film per te kaluar kohen,pa piken e interest…..
    Ndihesha si e ngrire..pa arsye,si bosh…pa arsye,
    hera heres qeshja per t’ju pershtatur ambjentit….
    Nuk me ndodhe shpesh te jem ne kerkim te dickaje qe as e di se cfare kerkoj…….se cfare me mungon…
    I hidhja syt nga dritarja dhe kerkoja te humbisja mes nates dhe territ…….
    Shume zhurm,shume muzik,shume biseda..dhe une as qe e vija re……
    Filloja luaja me floket e mi,dhe mendja ishte ne kerkim te asgjeje….
    Por nese ishte asgje….mendoja,pse duhet ta ndjej kaq shume…….cfare eshte ajo qe me mungon……cfare kerkon shpirti im………
    Mendoja se askush nuk e vinte re…kete humbjen time ne nje bote te thell te ngrire,e te akullt…….te gjithe e vinin re…...vetem se mua me dukej e kunderta……
    Shihja kudo fytyra te qeshura,zemra te lumtura,vetem une dalloja mes turmes……..
    Te gjithe ishin mbledhur per mua……..por thjesht per mua……por une mungoja….ishte thjesht kukulla e ngrire,qe kishte zene nje cop vend dhe rrinte sikur te ishte vetem,mes nje turmi njerzish…..
    Mendoja per te…..per njeriun qe me beri nje bote te bukur,nje jete endrre,qe aq ndjeva se e jetova,sa zgjet nje enderr…..
    Nuk di cfare ndodhi me mua….e ndjej kaq te larget,te ftohte,dhe nuk e di por se ndjej fare…
    Me mungojne fjalet e tij….i doja….i dua…dhe nuk i dua…….
    Nuk di cfare dua….mundohem te germoj thelle ne zemren time….te mbledh grimca dashurie…por i mbledhe dhe i largoj ne te njeten kohe……..nuk e di pse nuk i dua…..pse i kerkoj ne te njejten kohe……
    Fjalet e tij me kthenin ne femije hera heres……..por sepse me trishtonin serisht….
    Mbeshtesja fytyren ne karrige….dhe mendoja…..me thuaj o zot cfare dua……me qarteso ne veten time……
    Pastaj me vjen vllai i vogel……me ato duart e tij te vogla me rregullon floket..me perkedhel fytyren dhe me puthte….se di por ishte i vetmi njeri qe nuk mund ti thoja ik….
    Me puthte ne koke………o motla imeee cfare ke ti?......
    E shihja dhe nuk flisja…….qeshja me gjysem buze….
    Asgje I thash…..vetem se dua gjume,si thua ti I thash,do ikim?
    Jooooooo tha une po kenaqem…..po luaj me (me tha disa emra kushurinjesh qe jane te vegjel sa dhe ai).
    E pash dhe me erdhi keq..mire rrim I thash…..rrim dhe pak…….
    Dhe nderkohe nuk doja asnje second te rrija……
    Dhe nuk ndenja….e bera zemren gure………I pershendeta te gjithe dhe I lash te darkonin…….
    Marr makinen dhe eci si e cmendur neper shi….sa do doja te rrukullisesha ne ndonje shkemb,ashtu sic isha
    e provokoja vdekjen ne c’do sekonde…..kaloja buze shkembit dhe serisht nuk me gjeti asgje….
    Xhiroja gomat si e dehur….dhe prap asgje……
    Babi im diku me mbronte….nuk e dinte se une doja shuuuuuuuume te shkoja prane tij…..pse me mbante te gjalle thoja…..pse nuk me linte ta mbaja frymen aty ne humner……..
    Ahhhhh sa here e provokova vdekjen…….e serisht jam gjall…….
    Sa here e kerkova……dhe nuk erdhi……
    Sa here nuk e shihja rrugen para…..por shihja detin nga gjithe ajo lartesi….
    Dhe serisht jam ketu……
    Ne kerkim te vdekjes…….qe nuk do te me marri…….
    Por qe jam e sigurt qe heret ose vone do te vij…….dhe do te jem pikerisht une vete qe do ta therras…..
    Me degjon apo nuk me degjon……..

  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Ky shkrim me ngjalle nje kujtim...

    Koha shkakton plage dhe koha i sheron, duhet te jemi te forte te gjejm forcen dhe te perballemi me sfidat e jetes.

    Respekt

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Faleminderit Arjol,

    Respekte dhe per ty....!

  4. #4
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Skam cfare te them, me pelqeu

  5. #5
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Faleminderit Olsi...

  6. #6
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    Ky shkrim me ngjalle nje kujtim...

    Koha shkakton plage dhe koha i sheron, duhet te jemi te forte te gjejm forcen dhe te perballemi me sfidat e jetes.

    Respekt
    Edhe une si ti!

    Respekte! (:

+ Pėrgjigju tek Diskutimi