Receta Gatimi

Apple paraqiti iPad 3


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Smile Apple paraqiti iPad 3


    Rrallė ndonjė produkt tjetėr qė ndodhet nė treg ishte konkurrencė e iPad 3 pėr nga pėrfaqėsimi nė titujt e medieve botėrore gjatė javėve tė fundit. Koha e zbavitjes me spekulimet e ndryshme pėrfundoi sot, kur nė Yerba Buena Centre nė San Franciso Apple mbajti prezantimin e gjeneratės sė tretė tė tabletit tė tyre iPad.

    Pėr sa i pėrket ekranit paralajmėrimet ishin tė sakta. iPadi i ri ka ekranin Retina me rezolucion prej 2,048 x 1,536 piksel dhe dendėsinė pėr 246 piksel pėr inē. Shfaqja dallohet me saturacion tė ngjyrės pėr 44 pėr qind mė tė mirė.

    Procesori i ri bart emėrtimin A5X, e sipas fjalėve tė Phil Shiller ai ėshtė dy herė mė i shpejtė se A5 dhe katėr herė mė i shpejtė se Tegra 3.

    Nė procesorin e ri ėshtė integruar ISP pėr fotoaparatin e ri prej 5-megapiksel i cili pėr nga specifikat i pėrshtatet atij nė iPhone 4S. Fotografitė padyshim se do tė jenė tė mira ndėrsa ėshtė mundėsuar edhe incizimi i videos 1080p.

    Butoni Home ka mbetur nė vendin e tij, e butoni i ri nė tastierė thėrret mikrofonin pėr komandat zanore – duhet cekur se kėtu nuk pėrfshihet Siri. Gjuhėt e pėrkrahura janė angleze, gjermane, franceze dhe japoneze.

    Pėrkrahja mobile ėshtė zgjėruar nė rrjetat 4G LTE. Shpejtėsitė prej 21 Mbps pėr HSPA+, 42 Mbps pėr DC-HSDPA dhe 73 Mbps pėr LTE.

    Njėjtė edhe sikurse te iPad 2 premtohet kohėzgjatja e baterisė prej 10 orė gjatė pėrdorimit normal respektivisht 9 orė nė rrjetin 4G. Dhe tė gjitha kėto nė 9.4 milimetra trashėsi.

    Ēmimet nė Amerikė janė 499 dollarė pėr modelin 16GB, 599 dollarė pėr atė 32GB dhe 699 dollarė pėr modelin 64GB. Modelet me 4G janė 629, 729 dhe 829 dollarė.

    Shitja fillon me 16 mars nė SHBA, Kanada, Britani tė Madhe, Francė, Gjermani, Zvicėr dhe Japoni. Qysh me 23 mars ai do tė mund tė blihet nė shumė vende tė BE-sė.

    Burimi:

    Telegrafi

  2. #2
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    ne kete gjendje qe jam fjala lux eshte e pakta qe mund te them


  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Prap shtrenjt eshte

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Apple pėrgatit aplikacionet pėr iPad 3
    Nga abdullah92 nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 07:38 PM
  2. Apple do tė shpalos iPad tė ri me 2 mars
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2011, 08:34 PM
  3. Apple po bėnė gati iPad 2.0!
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2010, 04:02 PM
  4. Apple shet dy milionė iPad
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 10:27 AM