Receta Gatimi

Shampanja kjo pije Klas!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Shampanja kjo pije Klas!

    Si ta zgjidhni, ruani, hapni, madje edhe tė gatuani me tė.
    Diēka e vogėl: Shampanjėn e prodhoi i pari nė shekullin e 17, njė murg me emrin Dom Perignon. Dhe ... kur e provoi pėr herė tė parė, thirri "Jam duke shijuar yjet!". Qė ta ruante mirė atė, ai pėrdori shishe vere mė tė trasha se normalja dhe i lidhi tapat e tyre me spango.

    Ēfarė ėshtė: Kjo pije marramendėse ėshtė aktualisht njė pėrzierje e shkėlqyer e verės sė bardhė dhe asaj tė kuqe. Shampanja e vėrtetė vjen vetėm nga krahina Champagne e Francės Verilindore, nga kombinimi i rrushit tė zakonshėm Chardonnay me Pinot Noir ose Pinot Blanc. Verėrat italiane tė ngjashme me shampanjėn quhen Spumante, ato gjermane quhen Sekt dhe ato tė vendeve tė tjera si p.sh. nė SHBA quhen thjesht verėra me gaz (bula).

    Ēfarė pamje ka: Kėto sajesa me flluska kanė ngjyrė nga e verdha e artė shumė e zbehtė nė tė kuqe kajsi.
    Ēfarė shije ka: Shampanja varion nė shije nga shkumore e me shumė bula dhe nga e thatė nė tė ėmbėl. Etiketa do t'ju tregojė nivelin e ėmbėlsisė.

    Si ta bėni pėrzgjedhjen tuaj mė tė thjeshtė:
    Brut: jashtėzakonisht e thatė (mė pak se 1.5% sheqer)
    Ekstra e thatė: e thatė (1.2-2.0% sheqer)
    E thatė: paksa e ėmbėl (1.7-3.5% sheqer)
    Gjysmė e thatė: e ėmbėl (3.3-5.0% sheqer); verė shumė e ėmbėl
    E butė: shumė e ėmbėl (mbi 5.0% sheqer); verė shumė e ėmbėl

    Pse ėshtė kaq shumė e shtrenjtė: Shampanjat mė tė mira, jo vetėm qė bėhen me rrushin mė tė mirė, por ato bėhen gjithashtu me njė metodė tradicionale tė ndėrlikuar qė quhet metoda e shampanjės (champenoise) gjatė sė cilės vera kalon nė njė fermentim tė dytė nė shishe.

    Kėshilla si ta ruajmė: Shampanja juaj e preferuar nuk duhet tė mbahet mė shumė se disa orė nė frigorifer, sepse i ftohti i tepėrt do tė zbehė shijen. (Kjo vlen edhe pėr verėra tė tjera tė bardha). Ju duhet ta mbani shampanjėn nė njė vend tė freskėt dhe tė thatė.


    Kėshilla si ta shėrbejmė shampanjėn: Shampanja (dhe lloje tė tjera verėrash spumante) duhet tė shėrbehet e ftohtė, kėshtu qė futeni nė frigorifer dy orė pėrpara se ta shėrbeni. Nėse ėshtė e nevojshme, ju mund ta ftohni nė njė mėnyrė tė shpejtė pėr 20 minuta duke e zhytur shishen nė njė kovė me 50 copa akulli dhe ujė.

    Pėr tė hapur shishen, bėni veprimet e mėposhtme:

    1. Hiqni letrėn e varakut.
    2. Zgjidheni telin rreth e rrotull tapės.
    3. Mbajeni shishen nė njė kėnd 45 gradė, duke e drejtuar larg nga njerėzit nė dhomė.
    4. Duke i mbajtur gishtat mbi tapė, me ngadalė rrotullojeni shishen (por jo tapėn) me dorėn tjetėr.
    5. Kur e ndjeni qė tapa lėviz dhe ėshtė e lirshme, lirojeni ngadalė nga shishja me gishtin e madh. Kur ta keni bėrė, do tė dėgjoni njė "puf," tė lehtė, jo njė "pop" tė fortė. Shampanja duhet gjith¬monė tė shėrbehet nė gota shampanje tė holla, qė nuk lejojnė qė flluskat tė dalin nga gota siē bėjnė gotat me grykė tė gjerė. Sigurohuni qė gotat tė janė pa detergjent enėsh dhe pluhur, sepse tė dyja kėto i shkatėrrojnė flluskat.

    Kėshilla si ta ruani shampanjėn: Mėnyra mė e mirė pėr tė ruajtur shkumėzimin e shampanjės sė mbetur ėshtė tė pėrdorni njė ‘stopper’ prej metali, qė mund ta gjeni nė dyqanet e verėrave. Nė vend tė kėsaj, hidhni njė gjilpėrė kundra ndryshkut nė njė shishe, pastaj lidhni njė tullumbace sipėr nė majė. Secila metodė do ta ruajė shampanjėn pėr rreth dy ditė.

    A e dinit: A e ka humbur xixėllimin shampanja juaj? Ringjalleni atė, duke hedhur njė stafidhe rrushi brenda.
    Informacion pėr vlerat ushqyese: Njė gotė shampanjė 100 g do t'ju falė rreth 70 kalori. Do tė pėrvetėsoni 1 g proteina dhe 5 mg natrium, por jo fibra, yndyra apo kolesterol.

  2. #2
    Chicago Boss 35% Maska e Al Capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Vendndodhja
    Jashte Shtetit
    Postime
    560
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    pėr tė ruajtur shkumėzimin e shampanjės sė mbetur nje metod e mire eshte dhe te vendosni nje lug te vogel brenda!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Me ēfare pije doje ta kishe goten tani?
    Nga ReniX nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 190
    Postimi i Fundit: 29-10-2014, 10:31 PM
  2. I jep shefes qė tė pijė ... ujė nga WC-ja
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2012, 08:11 PM
  3. I rrept ne klas! E di kush jam une?
    Nga ReniX nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-01-2011, 03:51 PM
  4. Cilen pije konsumoni me shume?
    Nga ReniX nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 06:28 PM
  5. Pije freskuese per te vegjel e te medhenj
    Nga kuklla nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 10:24 AM