Njė stuhi e fuqishme diellore pritet tė godasė planetin Tokė gjatė sė enjtes dhe ekspertėt parashikojnė se ajo mund tė shkaktojė avari nė sistemin elektrik, atė tė telekomunikacioneve dhe nė kursin e avionėve.
Stuhia cilėsohet si mė e madhja pėrgjatė 5 viteve tė fundit qė godet Tokėn. Njė lumė grimcash do tė vėrsulen drejt planetit tonė. Stuhia mund tė shkaktojė keqfunksionim nė telekomunikacionin satelitor. Grimcat do tė do tė hyjnė nė atmosferėn e planetit tonė me shpejtėsinė marramendėse prej 6 milion e 4 mijė kilometra nė orė.
Sipas shkencėtarėve stuhia ėshtė pasojė e dy shpėrthimeve tė fuqishme nė sipėrfaqen e Diellit qė ndodhen nė fillim tė kėsaj jave.
Por pėrvec avarive qė mund tė shkaktojnė nė elektro-komunikim, stuhia do tė krijojė edhe tė ashtuquajturat agime polare, pamjet mahnitėse qė fatkeqėsisht kanė mundėsinė ti shohin vetėm banorėt e zonave pranė poleve.