Kurioziteti mė i madh pėr femrat ėshtė tė dinė se ēfarė mendon partneri i tyre gati nė ēdo moment. Ca gjėra kuptohen lehtėsisht, por pėr disa tė tjera partnerja do tė bėnte gjithēka vetėm qė tė mėsojė se ē’bluan nė kokė ai. Megjithatė, jo tė gjithė specialistėt e martesave bien nė njė mendje. Kėto gėnjeshtra tė vogla janė tė pafajshme, por mund tė tė ngatėrrojnė ndonjėherė. Shumė gra mendojnė se, meqė bashkėshorti gėnjen pėr diēka tė vogėl, atėherė ai mund tė gėnjejė dhe pėr diēka tjetėr. Pra, pėr tė fituar besim duhet tė tregohesh i sinqertė dhe pėr gjėrat e vogla. Megjithatė, ata disa sekrete i mbajnė pėrherė. Tė paktėn kėshtu mendojnė. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund tė kuptohen nga partnerja ekspertėt kanė treguar disa prej tyre.

1- Mashkulli joshet 10 herė nė ditė nga femra tė tjera Edhe pse ata joshen rreth 10 herė nė ditė nga femrat e tjera, kjo nuk do tė thotė se ata nuk iu duan. Edhe pse ndonjėherė mendoni se partneri nuk e vuri re aspak atė ēupėlinėn me bluzė tė ngushtė dhe me njė mini xhins, atėherė duhet tė mėsoni qė ai ka aftėsinė tė shohė qartė me bisht tė syrit. Kur njė grua e pashme kalon afėr tyre dhe kur ajo pėr mė tepėr ka veshur dhe diēka provokuese, edhe po tė jenė tė shoqėruar, ata kanė njė tundim tepėr tė fortė pėr ta parė. Ata e dinė mirė qė kjo nuk i pėlqen aspak partneres, por ėshtė vėrtet njė magnet instiktiv, qė aktivizohet nė sytė e mashkullit sapo njė pamje joshėse i kalon pranė.

2- Mashkulli ka nevojė tė qėndrojė pak larg partneres
E ka tė nevojshme tė largohet pėr pak orė apo minuta nga rutina e pėrditshme. Pėr kėtė ai del pėr vrap, pėr njė lojė me bilardo apo pėr palestėr. Nė vend tė vrapit mund tė jetė dhe palestra apo bilardoja. Nė fakt nuk ėshtė se krejt papritur ai ndėrgjegjėsohet pėr barkun qė po i kėrcen mbi rripin pantallonave apo ėshtė ndonjė i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund tė jetė dhe dobėt nė atė lojė, por ai del pėr t’u larguar nga partnerja qė ankohet pa pushim dhe nga fėmijėt qė bėrtasin. Sa herė lėnė shtėpinė pėr njė justifikim tė tillė, qė nuk parashikon mundėsinė pėr t’iu marrė me vete, me shumė mundėsi e bėjnė pėr t’u larguar.

3- Ata nuk i besojnė as vetė premtimet qė bėjnė
Kjo nė fakt ėshtė goditje pak e fortė pėr femrat, prandaj po themi mė tė rėndėsishmen nė fillim: Ata iu duan fort. Ata mendojnė se jeni fantastike dhe shumicėn e kohės ata janė tė kėnaqur pėr zgjedhjen e bėrė. Por ama shumica e meshkujve, sidomos ata nė moshė tė vogėl, ende nuk mendojnė pėr diēka serioze dhe premtojnė edhe pėr gjėra qė edhe vetė nuk e dinė nė mund t’i realizojnė.

4- Kur ata fitojnė shumė e ndiejnė veten tė rėndėsishėm
Nė disa ēifte gratė fitojnė mė shumė. Kjo sigurisht ėshtė njė arritje pėr femrat, pėr tė cilėn janė tė lumtur dhe meshkujt. Po kjo nė fakt ėshtė ajo qė ata thonė, por nė tė vėrtetė ata janė aq krenarė, konkurrentė, egomaniakė, sa s’e kanė tė lehtė ta pranojnė. Sigurisht qė ēdo femėr e di, qė partneri i saj do tė donte tė ishte ai qė i siguron tė ardhurat dhe nevojat familjes.

5- Ēdo vit qė kalon i bėn t’iu duan mė shumė
Me kalimin e viteve dashuria dhe pėrkujdesja e tyre ndaj jush do tė rritet. Edhe pse kanė shumė pėr tė arritur synimin e rritjes sė tyre emocionale, ata ndiejnė se vetėm sa kanė nisur tė na duan nė mėnyrėn dhe forcėn qė do e bėjnė kėtė kur tė jenė 40, 50 vjeē e mė tej. Kėtė sigurisht qė nuk na e shpjegojnė, sepse do tingėllonte sikur tani nuk na duan. Duhet ca kohė qė ata tė vlerėsojnė partneren pėrtej anėve seksuale. Por sa mė shumė piqen, aq mė shumė iu duan, sepse mėsojnė tė vlerėsojnė pėrmasat intelektuale dhe shpirtėrore tė partneres, qė nė fillim nuk i vėnė rėndėsi.