Marrėdhėniet mashkull-femėr janė tė komplikuara, thjesht pėr arsye se jemi tė ndryshėm. Femrat nervozohen pėr disa gjėra, pėr tė cilat mendojnė se nuk i takojnė fare gjinisė sė kundėrt, por tė njėjtin mendim e kanė edhe meshkujt. Ekzistojnė disa shprehi, tė cilat meshkujt assesi t’i largojnė, pėrderisa femrat i vėrejnė ato nė jetėn e pėrditshme. Nganjėherė, kėto janė vetėm ēorapėt e tij nė dysheme, obsesioni pas teknologjisė, apo moskuptimi pėr ndjenjėn e estetikės nėpėr shtėpi. Standardet e ndryshme higjienike mund tė jenė problem i vėrtetė, por kryesisht mund tė bisedohet rreth gjithēkaje. Lexoni disa nga gjėrat qė i bėjnė meshkujt, pėrderisa femrat fare nuk mund t’i durojnė.


Teknologjia

Femrat e respektojnė teknologjinė dhe e kuptojnė vlerėn e saj, por nuk mendojnė se ėshtė e kėndshme pėr shtėpi, sidomos kur filloni ta bindni se sistemi pa tela ėshtė i rehatshėm, e nė anėn tjetėr telat i vėren kudo nėpėr dysheme. Sidomos mos tentoni ta shtyni tė dashurohet nėpėr kornizat digjitale, kur ajo i adhuron ato mė klasiket qė i ka nėpėr mur dhe dollapė. Natyrisht se ekzistojnė edhe femra qė ēmenden pas teknologjisė, por mė shumė e konsiderojnė si praktike, e jo si tė bukur. Mbushėsit, telat, mjetet, tė gjitha kėto duhet ta kenė vendin e tyre pėr tė mos okupuar shumė vend, ngase kjo do ta nervozojė pa masė partneren tuaj.



Higjiena

Qofshin ēorapėt nė dysheme, peshqirėt qė janė hedhur gjithandej, apo vetėm enėt e palara, ekzistojnė disa shprehi qė femrės nuk i lėnė hapėsirė aq pėr tė ecur nėpėr shtėpi, pėrderisa mashkulli ēmendet pse shtėpia nuk ėshtė e rregulluar. Natyrisht, kur nė pyetje ėshtė higjiena, ekzistojnė shumė mendime se meshkujt janė mė tė pastėr dhe mė tė rregulluar se shumica e femrave, por me sa duket janė disa mėkate, si lėnia e ēorapeve nė dysheme, shprehi qė e bėjnė vetėm meshkujt.


Kuzhina

Sikur edhe pėr higjienėn, nuk ekziston ndonjė mendim i pėrgjithshėm, por le tė themi se i dashuri juaj nuk ėshtė edhe ndonjė adhurues i madh i kuzhinės. Natyrisht, gjithmonė adhuron dhe e pėlqen ushqimin e mirė dhe nuk e ngre zėrin kundėr kuzhinės suaj. Nganjėherė gjatė vikendit tenton t’i pjekė disa patate, e kjo ėshtė e tėra. Por, mė pas shfaqen telashet. Pas kėsaj zierje, nė pėrgjithėsi, ju duhet ta pastroni kuzhinėn. Edhe pse dikush mund tė mendojė se kemi tė bėjmė me mangėsi higjienike, kėtu kemi tė bėjmė me paaftėsinė e tij pėr tė zier, ngase nė vend se ta pėrdorė njė lugė tė vetme, ai pėrdor dhjetė tė tilla. Partneri juaj me siguri dėshiron qė pėr ju tė ziejė gjellėn mė tė bukur nė botė, duke lėnė pas vetes njė katastrofė. Ekzistojnė edhe mijėra e mijėra imtėsi, tė cilat u pengojnė femrave apo edhe meshkujve, por njė ėshtė e sigurt, kompromisi dhe biseda janė ēelėsi pėr njė marrėdhėnie tė suksesshme.