1. Shqipėria kufizohet me popullsi shqiptare
Me ndarjen e kufijve qė u bėnė nė vitin 1913, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Shqipėria mbeti i vetmi vend nė botė qė kufizohet me popullsinė e vet. Edhe pse ndarja e kufijve ishte njė padrejtėsi e madhe historike, bėri qė tė krijohej njė ēudi e prodhimit shqiptar. Minimalisht edhe pse ėshtė njė e keqe e madhe, kjo na bėn qė tė jemi me krahėt e ngrohtė pėr sa i pėrket mbėshtetjes nė kufij. E vetmja pjesė ku ne jemi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt nė lidhje me njė shtet fqinj ėshtė Italia, por ky ėshtė kufi detar.
2. Relievi shqiptar, me tė gjithė komponentėt e vetė gjeografikė
Edhe pse jemi 28000 km2, nė relievin tonė ka det, ka lumė, ka mal, ka fushė, ka kodra, ka lugina. Shumė shtete tė tjera tė cilat mund tė kenė njė sipėrfaqe shumė mė tė madhe se sipėrfaqja e Shqipėrisė, shumė nga komponentėt e relievit i mungojnė. Mjafton tė pėrmendin Zvicrėn, e cila ka njė territor malor, por nuk ka det. Po pa det ėshtė dhe Kosova, por dhe shumė shtete tė tjera. Shqipėria jo vetėm qė laget nga deti, por nga dy tė tillė madje. Relievi shqiptar ėshtė njė dhuratė natyrore e pakrahasueshme.
3. Tė fitosh pavarėsinė i fundit
Shqipėria ėshtė njė nga vendet qė ka luftuar mė tepėr Perandorinė e Gjysmėhėnės, por ishte e fundit nė vendet ballkanike qė e fitoi Pavarėsinė. Nė fillim tė viteve 1900 shumė vende ishin tė lira dhe tė pavarura nga Perandoria Osmane, e cila i kishte mbajtur me shekuj me radhė nėn pushtimin e vet, duke vendosur administratėn osmane nė kėto vende. Tė tillė si Greqia Serbia apo dhe tė tjera e fituan Pavarėsinė duke mos luftuar aq sa vendi ynė. Ne e shpallėm Pavarėsinė nė kohėn kur Perandoria Osmane ishte nė agoninė e vet.
4. Vjetėrsia e gjuhės shqipe
Gjuha shqipe dhe pse ėshtė njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė botė, dėshmia e parė e shkruar nuk i kalon 800 vjetėt. Njė nga gjėrat qė i bėn shqiptarėt tė jenė krenarė dhe tė vetėkėnaqur ėshtė dhe gjuha. Sidomos gjuha e folur. Qė nė lashtėsi kjo gjuhė ka qenė prezent pėrkrah gjuhėve tė tjera tė mėdha si greqishtja latinishtja etj. Por ēudia qėndron nė faktin se dėshmia e kėsaj gjuhe nėpėrmjet dokumenteve vjen jo mė larg se afro 800 vjet mė parė. Pra deri nė kėtė kohė kjo gjuhė ka qenė vetėm e folur.
5. Rrėzimi i komunizmit
Komunizmi nė Shqipėri ka qenė nė formėn mė tė egėr tė vet, ndėrkohė qė ne ishim vendi i fundit i ish-bllokut tė Lindjes qė e rrėzuan atė. Enver Hoxha qėndroi plot 40 vjet nė krye tė vendit, duke instaluar njė regjim tepėr tė egėr. Shqiptarėt regjimin e tij e vuajtėn nė pėrmasa tė frikshme. Por e ēudia qėndron nė faktin se dhe pas vdekjes sė diktatorit, komunizmi vazhdoi duke u bėrė qė tė jetė i fundit nė vendet e Lindjes qė rrėzohet. Do tė duhej pikėrisht fillimi i viteve 90, kur nė Shqipėri ndodhėn proceset transformuese, qė tė pėrfundonte edhe regjimi diktatorial.
6. Ndarja e pushtetit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kur shtete tė ndryshme forconin radhėt pėr tė luftuar nazifashizmin, nė Shqipėri bėheshin llogari se si do tė ndahej pushteti pas ēlirimit midis forcave politike. Mjafton tė pėrmendin disa konferenca tė njėpasnjėshme siē ishte ajo e Mukjes, ajo e Pezės, ku vendosej se si do tė ndahej pushteti. Vendi ynė ishte nėn pushtim dhe me njė rrezik real pėr tu copėtuar. Vendet e tjera shtonin radhėt e tyre kundėr pushtuesve, ne kėrkonin ndarjen e pushtetit. Kjo ēudi e hidhur historike pas luftės u kthye njė bumerang pėr gjithė shqiptarėt.
7. Vendi mė i varfėr qė qarkullon mė tepėr para nė Ballkan
Jemi ndėr vendet mė tė varfra tė Evropės (vendin e fundit kemi disa vite qė ia kemi lėnė Moldavisė) dhe megjithatė zėmė vendin e parė nė Ballkan pėr paranė qė qarkullohet pėr banorė. Kjo sigurisht qė ėshtė e dhėnė e saktė e Bankės Botėrore. Kjo nuk na bėn tė kemi ndonjė tė mirė tė madhe, pasi kėto para janė informale dhe nė shumicėn e rasteve janė vėnė nė mėnyrė tė dyshimtė dhe jo korrekte, siē janė aktivitet e ndaluara, trafikimi i drogės, i mishit tė bardhė dhe tė tjera si kėto. Kjo statistikė pėrbėn njė ēudi tė radhės sė shqiptarėve.
8. Fetarėt shqiptarė, nga fryn era
Shqipėria ėshtė vend unik pėr sa i pėrket historisė sė fesė, kushdo pushtues qė ka ardhur kėtu e ka pasur tė lehtė qė tė imponojė fenė e vetė, duke hasur fare pak nė vėshtirėsi. Qė nga lashtėsia deri mė sot, vendi ynė ka ndryshuar disa herė besimin fetar. Nga paganizmi i hershėm, vjen pushtimi romak, pushtimi bizantin, ai serb, pushtimi turk deri me fitimin e Pavarėsisė. Ndryshimi i feve nė shumicėn e rasteve ka ndodhur nga pėrfitime tė momentit tė popullsisė sonė, por nuk pėrjashtohen dhe rrugėt e tjera tė pėrhapjes sė fesė si dhuna, arbitrariteti, abuzimi, etj.
9. Shqiptarėt, tė gjithė politikanė
Edhe pse nuk ka njė shifėr zyrtare lidhur me faktin se sa shqiptarė merren me politikė, ėshtė e sigurt qė nė Shqipėri shumica e popullsisė flet pėr politikė. Nėse nė vendet e tjera homologe tė Shqipėrisė bėhen plane, projekte dhe punohet nė mėnyrė tepėr cilėsore, diskutimet nė Shqipėri bėhen veēse pėr politikė. Ky sigurisht ėshtė njė perceptim apriori, pasi nuk ka njė studim apo anketim tė posaēėm, por ėshtė e sigurt qė kėtė tė dhėnė nuk e hedh dot njeri poshtė, pasi ėshtė njė fenomen qė ndeshet pėr ditė nė ēdo familje shqiptare.
10. Tė tė vlerėsojnė personalitetet tė tjerėt
Vendi ynė ka shumė figura tė shquara nė fusha tė ndryshme. Ata mė tepėr janė vlerėsuar nga tė huajt se sa nga shqiptarėt. Kėtu mund tė pėrmend njė numėr tė madh tė figurave shqiptare, qė nga Gjergj Kastrioti, Nėnė Tereza, Karl Gega e plot tė tjerė, tė cilėt kanė arritur tė kenė njė famė botėrore, duke e gjetur veten mė tė vlerėsuar nė arenė ndėrkombėtare sesa nė vendin e vetė. Kjo ėshtė ēudi pėr vet faktin se ne jemi njė vend i vogėl dhe nuk kemi luksin tė kemi shumė figura tė shquara siē mund tė ketė njė vend tė tjetėr me njė popullsi disa herė mė tė madhe se ne.