Krijimi i Forcave te Armatosura shqiptare daton ne 4 dhjetor 1912, me krijimin e qeverise se atehershme, te kryesuar nga Ismail Qemali, pas Shpalljes se Pavaresise ne 28 Nentor 1912.

Shtabi i pare i Forcave te Armatosura (Shtabi Madhuer – Madhor) te shtetit te pavarur shqiptar u krijua ne 4 maj te viti 1913, nen drejtimin e major Ali Shefqeti (Shkupi).

Pas krijimit te qeverise, pas Kongresit te Lushnjes, ne janar 1920 u ringrit edhe struktura e Shtatmadhorise, me ne krye nenkolonel Ali Shefqetin (Shkupin).

Me krijimin e qeverise se Iljaz Vrionit, ne nentor 1920, ne detyren e kryetarit te Shtabit Madhor u caktua gjeneral brigade Ali R. Kolonja.

Ndersa ne dhjetor te vitit 1921, gjate periudhes se krizes politike qe perfshiu Shqiperine, ne krye te Shtabit Madhor u emerua major Xhavid Leskoviku.

Ne qershor te vitit 1923, ne krye te Shtabit Madhor u vu major Bajram Fevziu, i cili vijoi te qendronte ne kete detyre edhe pas ngjarjeve te qershorit 1924.

Pas shpalljes se Republikes se Pare te Shqiperise dhe me venien ne zbatim te organikes se re te Ushtrise Kombetare Shqiptare, ne janar 1925, ne krye te Shtabit te Pergjithshem u emerua koloneli austriak Gustav Von Myrdac, i cili kryente njeheresh edhe detyren e organizatorit te Ushtrise Shqiptare, qe prej vitit 1922.

Gjate viteve 1929-1931, ne periudhen e Monarkise Shqiptare, kryetari i Shtabit Madhor varej drejtperdrejt nga komandanti i Mbrojtjes Kombetare dhe detyrat e tij u zgjeruan dukshem. Pas vitit 1932, shefi i Shtabit Madhor u rrit ne grade, duke nenkuptuar rritjen e vete rendesise se postit te tij, si dhe te detyrave qe ai kryente ne Ushtrine Shqiptare.

Ne 7 prill 1939, me pushtimin fashist te Italise, pushuan se ekzistuari edhe Forcat e Armatosura Shqiptare.

Nderkohe, ne 10 korrik 1943, ne Labinot te Elbasanit u formua Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Nacional-Clirimtare partizane.

Pas Kongresit te Permetit, ne 24 maj 1944, me unifikimin e Komandes ne Komande te Pergjithshme, shef i Shtatmadhorise u emerua gjeneral major Spiro Moisiu.

Ne 1 korrik 1945, per organizimin dhe drejtimin e Forcave te Armatosura ne periudhen e re historike, u krijua Ministria e Luftes dhe e Mbrojtjes Kombetare, ne perberje te se ciles vepronte Komanda e Pergjithshme e Ushtrise Kombetare. Shtabi i Pergjithshem ishte ne varesi te Komandantit Suprem te Forcave te Armatosura. Shef i Shtatmadhorise ishte gjeneral major, Spiro Moisiu.

Ne periudhen shkurt-qershor 1991, ne postin e shefit te Shtabit te Pergjithshem u emerua Halim Abazi.

Ne qershor 1991 - gusht 1992, shef i Shtabit te Pergjithshem ishte gjeneral major Kostaq Karoli. Ndersa ne periudhen 1992-1994, shef i Shtabit te Pergjithshem ishte gjeneral leitnant Ilia Vasho.

Ne vitet 1994-1997, shef i Shtabit te Pergjithshem ishte gjenerali me 4 yje, Sheme Kosova.

Ne periudhen korrik-gusht 1997, shef i Shtabit te Pergjithshem ishte gjeneral major Adem Copani, ndersa ne vitet 1997-2000 ky post u mbajt nga gjeneral brigade Aleks Andoni.

Pergjate viteve 2000-2006, shef i Shtabit te Pergjithshem ishte gjenaral lejtnant Pellumb Qazimi.

Aktualisht, ne krye te Shtabit te Pergjithshem te FA te Shqiperise eshte gjeneral major Luan Hoxha, i cili u emerua ne kete post qe prej tetorit te vitit 2006.