Zyrtare: Kaka fiton “Topin e Arte”



Kaka eshte zyrtarisht fituesi i “Topit te Arte”. Cmimi iu dorezua brazilianit te Milanit ne ceremonine e Parisit, qe ka bekuar kurorezimin e fantazistit kuqezi, lojtari i gjashte i shoqerise milaneze qe merr kete cmim prestigjioz pas Riveres, Gulit, Van Basten, Ueah dhe Shevcenkos. “Ishte nje vit i hatashem – komenton braziliani – dhe kjo, dita per ta kurorezuar denjesisht. Falenderoj Zotin, familjen time! Faleminderit Milan! Dua ta mbaj veshur kete fanelle sa me gjate!”.

Emocioni eshte nga ata qe ta mbajne frymen pezull, qe t’i harkojne vetullat dhe te njomin fytyren, edhe ai duket si njeriu me gazmor. Riki, sic e therrasin ne Milano dhe jo vetem, ka mberritur ne Paris me bindjen se e ka fituar cmimin me te bukur, por skena e mallengjeu, e katapultoi ne nje realitet, qe duhet ta provosh per ta shijuar. I veshur me kostum, me buzeqeshjen e rastit, ai ka ndjesine se ka hyre te beje pjese ne nje histori te lavdishme, te topit dhe te fanelles kuqezi. Ne fakt, pervec numrit te fenomeneve qe kane puthur sferen e arte ne keta 51 vjet, Kaka perfaqeson pese kampione milaniste, te afte qe te marrin bashkerisht 7 trofe: Rivera, Gulit, Van Basten (3), Ueah dhe Shevcenko.

10 fituesit e fundit te “Topit” te Arte”

1998 Zinedin Zidan (Fra) Juventus

1999 Rivaldo (Bra) FC Barcelona

2000 Luis Figo (Por) Real Madrid

2001 Majkell Ouen (Ang) Liverpul

2002 Ronaldo (Bra) Real Madrid

2003 Pavel Nedved (Cek) Juventus

2004 Andri Shevcenko (Ukr), AC Milan

2005 Ronaldinjo (Bra) FC Barcelona

2006 Fabio Kanavaro (Ita) Real Madrid

2007 Kaka (Bra) AC Milan