Njė kompozim i panjohur i Mozart, qė dyshohet tė jetė shkruar kur ai ishte vetėm 10 vjeē, ėshtė zbuluar nė Austri.

Pjesa, qė mendohet tė jetė kompozuar nė vitin 1767 ose 1768, ėshtė gjetur nė njė bllok shėnimesh nė njė papafingo.

Kėrkuesit arritėn nė pėrfundimin se nė pjesėn muzikore kishte njė prani tė theksuar tė “Allegro Molto”, gjė qė sipas tyre konfirmon se ajo ėshtė njė kompozim i Mozart.

Ajo ishte hedhur nė njė bllok shėnimesh qė mbante emrin Del Signore Giovane Wolfgango Mozart.

Megjithėse muzika nuk ėshtė shkruar nga dora e legjendės apo nga i ati i tij Leopold, historianėt e fondacionit Mozarteum nė Salzburg janė tė bindur se kompozimi i pėrket gjeniut tė muzikės.

Eksperti i muzikės Hildegard Herrmann Schneider deklaroi se vetėm Leopold Mozart pėrdorte kėtė emėr kur shkruante emrin e tė birit.

Blloku 160-faqėsh i shėnimeve, qė daton nė vitin 1780, pėrmban gjithashtu pjesė muzikore tė shkruara nga babai i Mozart.

Muzikanti austriak Florian Birsak performoi pjesėn 4-minutėshe nė shtėpinė e fėmijerisė sė kompozitorit tė madh, nė pianon orgjinale tė tij.

Burimi:

TOP CHANNEL