Nė luftėn kundėr piratėve informatikė Shtetet e Bashkuara nuk po fitojnė. Kriminelėt e internetit janė shumė tė talentuar, ndėrsa masat pėr tu mbrojtur nga sulmet e tyre janė shumė tė dobėta.
Deklarata, pėrmes tė cilės ėshtė bėrė njė fotografi e pėrpjekjeve tė amerikanėve kundėr hakersave, ėshtė bėrė nga Shawn Henry, numri 1 i FBI-sė pėr krimet e internetit.
Nė njė intervistė pėr Wall Street Journal, Henry vlerėson se ndėrmarrjet duhet tė bėjnė ndryshime tė rėndėsishme nė mėnyrėn e pėrdorimit tė rrjeteve kompjuterike, pėr tė shmangur dėme tė mėtejshme ndaj ekonomisė dhe sigurisė.
Ndėrmarrjet duhet tė heqin nga rrjetet e tyre tė dhėnat me vlerėn mė tė madhe dhe tė zhvillojnė njė strategji sigurie kompjuterike, ka thėnė Henry.
Zyrtari i lartė po bėhet gati tė largohet nga Byroja Federale e Hetimeve pas 20 vjetėsh shėrbim, pėr tu angazhuar nė njė shoqėri private si pėrgjegjės pėr sigurinė informatike.
Kriminaliteti informatik, qė vjen si pasojė e zgjerimit masiv tė pėrdorimit tė internetit pėr shėrbime tė ndryshme, ėshtė njė nga format e krimit qė po lulėzon nė mbarė botėn.
Qendra kryesore e hakersave, sipas autoriteteve policore ndėrkombėtare, ėshtė njė qytezė nė Rumani, nga e cila kryhen sulme tė ndryshme nė rrjetet e tė gjithė planetit.
top-channel.tv